Çfarë ka ndodhur më 25 shkurt?

Historia

Çfarë ka ndodhur më 25 shkurt?

Më: 25 shkurt 2017 Në ora: 07:43
Ilustrim

1570 – Mbretëresha Elizabeth I e Anglisë, çkishërohet nga Papa Pius V – Për të ardhur në fron, ajo kishte ekzekutuar kushërirën e vet, Mari, mbretëreshë e skocezëve. Gjatë mbretërimit të Elizabetës së parë – deri në vdekje e saj më

1603 – Anglia provoi një nga periudhat më të suksesshme; William Shakespeare, Edmund Spenser, Francis Bacon, Walter Raleigh, Francis Drake, dhe figura të tjera të rëndësishme dolën në letërsi dhe eksplorim; Anglia u njësua si komb; u bë fuqi e madhe evropiane dhe detare; u zhvillua në tregti, industri, dhe hyri në epokën e kolonizimeve.

1859 – Avokatët përdorin për herë të parë me sukses taktikën e mbrojtjes së një të pandehuri, duke e shpallur të çmendur për të provuar pafajësinë.

1870 – Hirami Revels bëhet afrikano-amerikani i parë senator – ai plotësoi mandatin e Jefferson Davis, i cili ishte largua nga Senati për t’u bërë president i konfederatës. 1901 – J.P. Morgan formon Korporatën amerikane të çelikut, korporata e parë miliarda dollarëshe në botë. J.P. Morgan ishte investitor, industrialist, bankier, zotërues i sistemeve të komunikimit dhe transportit detar; i njohur edhe si filantropist e koleksionist i veprave të artit. JP Morgan ishte president i Muzeut Metropolitan të Artit në Nju Jork. Pas vdekjes, koleksioni i tij u vendos në krahun Pierpont Morgan të muzeut, ku përfshihet edhe “Thesari shqiptar i Vrapit” (punime artizanale, kryesisht argjendari, nga mesjeta e hershme në trojet e Shqipërisë së mesme).

1907 – Drama “Philanderer” (Feministi) nga George Bernard Shaw shfaqet për herë të parë në Londër. Fan Stilian Noli mbante korrespondecë me Bernard Shaw-n. Kur Noli botoi librin “Bethoven and French Revolution”, ai i dërgoi një kopje të librit, dhe Shaw iu përgjigj: “Peshkopi ia ka kushtuar jetën e tij fesë në vend që t’ia kushtonte letërsisë!” 1932 – Emigranti austriak Adolf Hitler merr shtetësinë gjermane.

1956 – Hrushovi denoncon Stalinin në Kongresin XX të Partisë Komuniste Sovjetike. 1969 – Gjermania i jep 5 milionë dollarë një grupi terrorist arab si çmim për lirimin e udhëtarëve dhe ekuipazhit të një avioni të rrëmbyer prej tyre.

1983 – Vdiq Tennessee Williams (72 vjeç), një nga dramaturgët më të njohur amerikanë të shekullit të 20-të, autor i më shumë se 70 dramave, përfshi “A Streetcar Named Desire”, 1947. Williams ishte edhe poet.

1998 – Bordello e parë e ligjshme hapet në Zyrih të Zvicrës. Tridhjetë prostituta të vetëpunësuara hapën dyqanin e tyre në “Petite Fleur”. “Gratë mund të ndjekin profesionin e tyre pa tutorë”, tha avokati atë ditë në një konferencë shtypi.

2013 – Presidenti kuban Raul Kastro njofton se nuk do të kërkojë një mandat tjetër në vitin 2018.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat