Adem Jashari-vigani i epokës

Historia

Adem Jashari-vigani i epokës

Nga: Prof. Zymer Mehani Më: 3 mars 2017 Në ora: 13:25
Shaban, Adem e Hamëz Jashari

Kur është fjala për sakrificën e Familjes Jashari të Prekazit, duhet thënë se nuk ka asi shembulli askund në botë, që për liri të flojohen më shumë se 50 anëtarë të një familjeje. Kështu kjo Familje ka hyrë në histërinë e njerëzimit si unikate për flijim për lirinë dhe kombin e vet.

Këta njerëz ishin të lumtur, punëtorë, të panënshtrueshën ndaj hasmit gjakatar dhe kurrë nuk dyshuan në idealet e veta për liri, për çka ne shkrimtarët dhe poetët nuk do të reshtim së shkruari asnjëherë për këtë familje-simbol të sakrificës njerëzore dhe kombëtare.

Gjatë jetës na ka rënë të shohim shumë vende e qytete, kemi dëgjuar e lexuar për ushtri e luftëra çlirimtare; po ashtu kemi mësuar për revolucione e sisteme shoqërore, por për një sakrificë kolektive-familjare kësofare, sikur kjo e Jasharëve, jo as kemi parë, as dëgjuar. Dhe për këtë arsye, njeriu i rëndomtë lidhet emocionalisht me këtë Familje, që gjatë luftës dha shumë, gjithçka e çdo gjë, u flijua gati e tëra, vetëm e vetëm që atdheu ynë të jetë i lirë.

Historia jonë, që është histori e sulmeve dhe e pushtimeve të pandërprera kundër popullit tonë, histori e shtypjes shekullore mbi popullin tonë, duhej doemos të lindte, dhe vërtet e lindi njeriun, i cili me betimin në flamurin tonë kombëtar, ia ndërroi rrjedhën dhe ia shpejtoi hapat historisë sonë kombëtare. Ky është Komandanti legjendar, Adem Jashari. E ne për të shprehim admirimin dhe dashurinë tonë të thjeshtë dhe të natyrshme ndaj kësaj figure kolosale. Nga shembulli atdhetar i këtij burri të kombit tonë reflekton në shpirtrat tanë forca dhe krenaria që na cytin të vazhdojmë edhe më tutje drejt rrugëtimit tonë, e që është një cak, Ribashkimi Kombëtar.

Familja JASHARI do të kujtohet përherë, sa të jetë ky vend dhe kjo botë. Do të kujtohen gjithmonë këta trima në krye me Komandant Ademin, i cili e ndezi flakën çlirimtare të lirisë, flakën ngadhnjimtare mbi skëterrën e shekujve të robërisë mbi këtë qiell të kaltër të atdheut tonë.

E madhe është vepra që la pas kjo familje qëndrestare. Shembulli i flijimit të saj edhe më tutje do t’i ndriçojë rrugët tona drejt ardhmërisë, siç i ndriçoi edhe gjatë luftës çlirimtare.

Adem Jashari e ndryshoi historinë. Për këtë arsye, ai sot, nga zemra dhe pena ime quhet VIGANI I EPOKËS.

LAVDI FAMILJES JASHARI!

LAVDI KOMANDANTIT LEGJENDAR, ADEM JASHARI!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat