Çfarë ka ndodhur më 6 mars?

Historia

Çfarë ka ndodhur më 6 mars?

Më: 6 mars 2017 Në ora: 10:09
Tete de Femme

1079 – Omar Ibn Ibrahim al – Chajjam përfundon kalendarin Jalali (matje e kohës me anë të lëvizjes së yjeve). Por Khajami ishte i gjithanshëm; shkencëtar, astronom, matematicien, shkrimtar, poet. Ai besohet të ketë shkruar rreth një mijë strofa katër-vargjëshe ose Rubaira (Strofa). Bota anglishtfolëse u njoh me Rubairat e Kajamit nëpërmjet përkthimit letrar nga Edward Fitzgerald (1809-1883). Ironikisht, ishte përkthimi i Fitzgeraldit që ri-paraqiti Khajamin tek iranianët, të cilët e kishin harruar ose pak e njihnin atë si poet. Poezitë e Omar Khajamit janë përkthyer në shumë gjuhë.

1454 – Pas 13 vjet luftë, përfaqësuesit e konfederatës prusiane u zotuan për besnikëri ndaj Kazimirit IV të Polonisë, dhe mbreti polak bie dakord për t’i ndihmuar ata në luftën e tyre për pavarësi nga kalorësit teutonë (gjermanik).

1799 – Napoleoni merr qytetin Jaffa të Palestinës. Napoleonit i duhej ky qytet para se të përparonte më tej; Jaffa ishte një nga qendrat kryesore tregtare të Sirisë dhe kishte një port që do të bëhej strehim jetik për flotën e tij.

1831 – Poeti amerikan Edgar Allen Poe përjashtohet nga akademia ushtarake West Point: “Paqëndrueshmëria e tij emocionale e shoqëruar me probleme të thella personale, të tilla si: nevoja e vazhdueshme për fonde dhe përkushtimi i kohës për të shkruar poezi duke lënë pas mësimet ushtarake”, thuhej në dokumentin e përjashtimit.

1853 – Opera e Giuseppe Verdit, “La Traviata”, shfaqet për herë të parë, në Venecia.

1855 – Gustave Flaubert i shkruan letrën e lamtumirës ish të dashurës së tij, shkrimtares Louise Colet. Këto letra, Flauberti do t’i përdorte si burim për romanin e tij “Madame Bovary”.

1869 – Dmitri Mendelejev paraqet tabelën e parë të elementeve para Shoqatës Kimike ruse. Në vitin 1893, Mendelejev u emërua Drejtor i Zyrës për Peshat dhe Masat, dhe në këtë rol drejtues ai krijoi standarde të reja shtetërore për prodhimin e vodkës në Rusi.

1882 – Milan Obrenoviç kurorëzohet mbret i Serbisë. Ai mbretëroi deri në vitin 1889, kur jep papritmas dorëheqjen dhe ia dorëzon fronin djalit të tij 12 vjeçar. Historianët nuk japin arsye të mjaftueshme se çfarë e shtyu mbretin 34 vjeçar të jepte dorëheqjen. Pas kësaj, Milan u vendos në Paris dhe u tërhoq nga jeta publike.

1899 – Felix Hoffmann i kompanisë gjermane Bayer merr patentën për të prodhuar Aspirinën.

1918 – Anija amerikane “Ciklopi” zhduket në Trekëndëshin Bermuda.

1929 – Turqia dhe Bullgaria nënshkruajnë traktatin e miqësisë

1964 – Cassius Clay i bashkohet Kombit të Islamit dhe udhëheqësi i kësaj lëvizjeje, Elijah Muhammad i jep atij emrin Muhammad Ali.

1967 – Vajza e Stalinit, Svetlana Allilujeva kërkon strehim politik në Shtetet e Bashkuara.

1970 – Grupi muzikor Beatles lëshon këngën “Let it be” në Britani të Madhe

1974 – Një italian humbet një shumë rekord prej 1 milionë e 920 mijë dollarësh në lojë ruletë në një kazino në Monte Karlo.

1980 – Akademia franceze, e themeluar në vitin 1635, zgjedh për herë të parë një grua si kryetare – shkrimtaren Marguerita Youcenar.

1994 – Rezultatet e një referendumi në Moldavi treguan se elektoratit ishte kundër bashkimit të mundshëm me Rumaninë.

1997 – Vizatimi me laps i Pikasos “Tete de Femme” u vodh nga një galeri arti në Londër, dhe u gjet pak ditë më vonë. Vizatimi, i vlerësuar 275 mijë dollarë, u vodh nga galeria Weinstein nga një njeri me syze të errëta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat