Çfarë ka ndodhur më 9 mars?

Historia

Çfarë ka ndodhur më 9 mars?

Më: 9 mars 2017 Në ora: 07:39
Joseph Stalin

1230 – Cari bullgar Ivan Asen II mposht Theodhorin e Epirit në betejën në afërsi të fshatit Klokonic (në Bullgarinë e sotme). Rivaliteti i tyre kishte qenë i hershëm. Principata ose Dhespotati i Epirit ishte themeluar nga Michael Duka Komnenus. Vëllai i tij, Theodor Duka, që erdhi në krye të Principatës, e zgjeroi atë dhe arriti të bëhej perandor i Bizantit. Historianët thonë se në vitet 1200, Epiri pësoi një zhvillim të madh kulturor; aty u ringjall literatura klasike, që kontribuoi në fillimin e Rilindjes italiane. Principata e Epirit u ri-aneksua nga perandoria Bizantine në vitin 1337.

1454 – Në Firence, Itali, lindi Amerigo Vespucci, i cili do të bëhej një nga eksploruesit më të famshëm dhe emri i tij i përjetshëm. Vespuçi ishte tregtar dhe furnizues anijesh; një punë që i dha rastin të njihej personalisht me Kristofor Kolombin. Fatet e tyre do të takoheshin përsëri në vitin 1507 kur hartografi gjerman e nderoi Amerigo Vespuccin duke i dhënë kontinentit të ri emrin, Amerikë. Në atë kohë lajmet qarkullonin ngadalë dhe hartografi ende nuk kishte dëgjuar për udhëtimin e Kolombit. Duket sikur Kolombi kreu zbulimin me qëllim që emri i Amerigos të mbetej. Në fakt, edhe Vespucci kishte marrë pjesë në dy ekspedita të mëdha në mes të viteve 1499 dhe 1502 në brigjet e Amerikës së Jugut, ku eksploroi lumenjtë Amazon dhe Plate. Vespuçi gjithmonë thoshte se kishte zbuluar një kontinent të ri … ose një botë të re; ndërsa Kolombi vdiq i bindur se kishte mbërritur në Indi, prandaj edhe banorët autoktonë, u quajtën “indianë’; dhe më pas, “indianë të Amerikës”.

1497 – Nikolaus Kopernikus regjistron vëzhgimin e parë astronomik.

1562 – Në Napoli ndalohet puthja në publik (ligji parashikonte dënim me vdekje). Por efekti ishte kundërt (shpalle të ndaluar dhe e ke popullarizuar). 1765 – Pas një fushate publike nga Volteri, gjykata në Paris shfajëson pas vdekjes Jean Calas; Kalas ishte torturuar dhe ekzekutuar në vitin 1762 nën akuzën se kishte vrarë djalin e tij, ndërsa ky kishte kryer vetë-vrasje.

1796 – Napoleon Bonaparti martohet me Josephine de Beauharnais, e veja e një oficeri francez që ishte ekzekutuar me giotine gjatë sundimit të terrorit të revolucionit. Martesa nuk u prit mirë nga familja e Napoleonit; Josefina ishte e ve, më e moshuar se Napoleoni, dhe kishte dy fëmijë. Martesa e çiftit Bonaparti zgjati rreth 14 vjet. Jozeina nuk lindte fëmijë dhe Napoleoni dëshironte të kishte një trashëgimtar. Ai kërkoi divorc dhe Jozefina pranoi; kështu perandori mund të martohej. Ceremonia e divorcit i ngjante asaj të martesës perandorake; mes shumë të ftuarve, në atmosphere festive, Napoleoni dhe Jozefina lexuan deklaratat mirënjohëse e respekti për njëri tjetrin, u puthën për herë të fundit, dhe u ndanë. Më 2 prill 1810, Napoleoni do të martohej me dukeshën austriake Marie-Louise (ata bënë një djalë); ndërsa Josefina do t’i përkushtohej pasionit të saj për rritjen e trëndafilave. Josephine vdiq më 29 maj 1814, katër ditë pas të ftohtit që morri gjatë një shëtitje me Car Aleksandrin që po vizitonte për here të parë Parisin. Napoleoni mësoi rastësisht mbi vdekjen e Jozefinës duke lexuar një revistë franceze, ndërsa ndodhej në burg në Elbë; ai qëndroi i mbyllur në dhomë për dy ditë, duke refuzuar të takonte a fliste me njeri. Napoleoni kurrë nuk e mohoi dashurinë për Josefinën. Biografët thonë se më 1821, fjalët e tij të fundit në shtratin e vdekjes në burgun në ishullin Shën Helena, ishin: “France, L’armee, Tete d’armee, Josephine”.

1834 – Krijohet Legjioni i huaj francez – krah i ushtrisë franceze – vetëm për shtetasit e huaj të gatshëm për të shërbyer në forcat e armatosura franceze në Algjeri. Më vonë Legjioni u hap edhe për qytetarët francezë, të cilët sot përbëjnë rreth 25 për qind të rekrutëve.

1839 – Qeveria prusiane shpall se fëmijët nuk mund të punojnë më shume se 51 orë në javë. 1918 – Partia Bolshevike ruse bëhet Parti Komuniste.

1932 – Agjenti komunist Ali Kelmendi thirret në Moskë për t’i raportuar Internacionales Komuniste (Komintern) mbi punën e tij mes komunistëve shqiptarë dhe për të marrë udhëzime të reja.

1933 – Komunistët bullgarë Dimitrov, Popov dhe Vassili arrestohen në Berlin nën akuza për djegien e Rajhstagut 1943 – Hebrenjtë grekë të Selanikut transportohen në kampet naziste të shfarosjes.

1953 – Diktatori sovjetik Josef Stalin varroset në Moskë.

1967 – Svetlana Allilueva, vajza e Stalinit, ikën në Perëndim. 1976 – SHBA – Për herë të parë një femër pranohet për të studiuar në Akademinë Ushtarake të West Point.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat