Çfarë ka ndodhur më 12 mars?

Historia

Çfarë ka ndodhur më 12 mars?

Më: 12 mars 2017 Në ora: 07:46
Ilustrim

1365 – Themelohet Universiteti i Vjenës, universiteti më i vjetër gjermanisht-folës, dhe një nga universitetet më të mëdhenj në Evropë. Nga kjo shkollë kanë dalë 15 fitues të çmimit Nobel dhe shumë figura me rëndësi historike dhe akademike, përfshi një numër albanologësh shqiptarë e të huaj (Çabej, Jokl, etj).

1455 – Dokumenti i parë ku flitet mbi Biblën e Johann Gutenbergut është një letër e shkruar nga Enea Silvio Piccolomini ku behet fjalë mbi Biblën e shtypur nga Gutenbergu një vit më parë, më 1454. 1496 – Hebrenjtë dëbohen nga Siria.

1609 – Anglezët kolonizojnë Bermudën.

1642 – Eksploruesi holandez Abel Tasman bëhet evropiani i parë që zbarkon në Zelandën e Re, 1664 – New Jersey bëhet koloni britanike.

1773 – Jeanne Baptiste Pointe de Sable ngre vendbanimin e tij në atë që tani njihet si Çikago. Pak dihet rreth tij; disa thonë se ishte francez nga Kanadaja, historianë të tjerë shkruajnë se ai kishte ardhur nga Haiti, atëherë koloni franceze. Gjithsesi të gjithë janë të një mendimi se de Sable ishte banori i parë i përhershëm jo-autokton i Çikagos.

1794 – Londër – Teatri mbretëror Drury Lane hapet pas rindërtimit. Drury Lane, ndër teatrot e para britanike; është quajtur edhe teatri i fantazmave. Në fillim të shekullit XIX, aktorë të ndryshëm betoheshin se kishin parë fantazmën e një njeriu me thikë të ngulur në shpinë – dhe mbetjet skeletore të tij u gjetën në një kthinë të mbyllur me mur në vitin 1848. Fantazmat e aktorit Charles Macklin dhe komedianit Joseph Grimaldi thuhet se shetisin në këtë teatër.

Historikisht, dihet se në vitin 1735, Macklin vrau në prapaskenë aktorin Thomas Hallam në një argument mbi një parukë. Po ashtu, Grimaldi thuhet t’u jetë shfaqur aktorëve të cilët ndjehen nervozë përpara daljes në skenë. Ndërsa, aktori Stanley Lupino (1893 – 1942) pretendohet të ketë parë fantazmën e komedianit të njohur britanik Dan Leno (1860 – 1904). Teatri mbretëror Drury Lane vazhdon të ekzistojë, ashtu si edhe miti rreth fantazmave në të.

1884 – Mississippi krijon kolegjin e parë shtetëror për femra në SHBA. 1894 – Coca – Cola fillon të shitet për herë të parë me shishe.

1908 – Në Athinë krijohet organizata mbarë-maqedonase për të mbështetur luftën greke për marrjen e Maqedonisë.

1912 – Themelohet klubit i parë i futbollit në Bullgari – Botev Plovdiv.

1913 – Vendoset guri i parë i themelit të kryeqytetit australian Canberra.

1930 – Mohatma Gandhi fillon marshimin 300 km për të protestuar kundër taksës britanike të kripës. Gandhi u nis vetëm dhe kur mbërriti në kripore në bregun e oqeanit, kishte pas 100 mijë vetë.

1938 – Princeshat shqiptare Myzejen, Ruhije and Maxhide Zogu mbërrijnë në Boston, nën masa të rrepta sigurie nga frika e ndonjë demonstrate anti–zogiste. Por çdo gjë shkoi mirë; motrat e mbretit u pritën me thirrje gëzimi “Rrofshin princeshat!”.

Si shenjë pajtimi midis Fan Nolit dhe familjes Zogu, Princeshat morën pjesë në shërbesën fetare të së dielës kryesuar nga peshkop Noli në kishën ortodokse shqiptare Shën Gjergji.

Sipas shtypit të kohës, princeshat kishin marrë ofertë nga Samuel Goldwyn për të shkuar edhe në Hollywood, por orari i udhëtimit papritur ndryshoi; më 23 mars ato u larguan nga SHBA-ja me anijen Queen Mary për të mbërritur në kohë për dasmën e vëllait të tyre, mbreti Zog me konteshën hungareze, Geraldinë; data e dasmës ishte afruar nga fillimi i qershori për më 27 prill.

1945 – Partia Komuniste e Italisë bën thirrje për kryengritje të armatosur. 1947 – Presidenti Harry Truman paraqet doktrinën e tij për të luftuar komunizmin.

1959 – Dhoma e Përfaqësuesve e Kongresit amerikan miraton anëtarësimin e Havait në Shtetet e Bashkuara. 2003 – Zoran Xhinxhiç, kryeministri i Serbisë, vritet në Beograd. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat