Histori, çfarë ka ndodhur më 13 mars?

Historia

Histori, çfarë ka ndodhur më 13 mars?

Më: 13 mars 2017 Në ora: 08:22
Papa Françesku

1519 - Eksploruesi dhe pushtuesi spanjoll Hernando Kortez me 600 ushtarë mbërrin në Meksikë, në gadishullin Jukatan, ku gjejnë aztekët dhe Perandorinë e tyre. Nga viti 1200- Perandoria Azteke kontrollonte shumicën e territorit të Meksikës së sotme, më 1520, me pushtimin spanjoll, Perandoria ishte zhdukur.

1634 - Krijohet Akademia franceze, e njohur si autoritet i gjuhës, e ngarkuar me publikimin e fjalorit zyrtar të gjuhës frënge.

1639 - Kolegji i Kembrixhit në koloninë Masaçusets merr emrin Harvard për nder të klerikut John Harvard – dhurues i një fondi mbi të cilin u ngrit universiteti Harvard.

1656  - Hebrenjve u mohohet kërkesa për të ndërtuar një sinagogë në Nju Amsterdam (Nju-Jork).

1790 - John Martin, aktori i parë i lindur në Amerikë, del në skenë në një teatër të Filadelfias.

1733 - Në Angli, lindi Joseph Priestley, shkencëtar – zbulues i oksigjenit. Veprat e tij shkencore mbulojnë fusha të tilla si kimi, fizikë, energji elektrike, magnetizëm, dhe optikë.

1865 - Lufta civile amerikane – Jefferson Davis nënshkruan ligjin që autorizon rekrutimin e skllevërve në ushtrinë e Konfederatës.

1855 - Lindi Percival Lowell, (astronom, themeluesi i Observatorit Lowell në Flagstaff, Arizona, nismëtar i kërkimeve për planetin X (Pluton). Lowell njihet edhe për teoritë e tij për jetën dhe ujin në Mars, të cilat janë hedhur poshtë. 1900 – Në Francë gjatësia e ditës së punës për gratë dhe fëmijët kufizohet me ligj në 11 orë.

1904 - Statuja prej bronzi e Krishtit (Krishti i Andeve) përurohet në kufirin Argjentinë - Kili. Për dhjetë vjet Kili dhe Argjentina kishin qenë në prag të luftës për shkak të vijës kufitare; të dy vendet kishin bërë shpenzime të shumta në përgatitje për luftë. Përfundimisht, dy qeveritë ranë dakord për të ngritur në vijën kufitare një statujë gjigande të Krishtit, si simbol mirëkuptimi dhe përkujtese për besimin e përbashkët. Për statujën u përdor bronzi i topave nga një kështjellë e vjetër në afërsi të Buones Aires. Data e zbulimit të statujës u caktua për më 13 mars 1904.

1933 - Joseph Goebbels bëhet Ministri i Informacionit dhe Propagandës së Gjermanisë naziste.

1938 - Anschluss – Në emër të nazizmit, Hitleri pushton vendlindjen e tij, Austrinë.

1942 - Julia Flikke, e korpusit të infermiereve, bëhet e para femër me gradën kolonel në ushtrinë amerikane

1951 - Izraeli kërkon nga Gjermania 6.2 miliardë marka si kompensim për dëmet e luftës.

1964 - Turqia kërcënon Qipron me sulm të armatosur.

1965 - Në Florida vdiq Fan Noli – ashtu si lindi ( Qyteze, Turqi -1882) – larg atdheut që e deshi. Ishte klerik, politikan, shtetar, historian, përkthyes, diplomat, poet; me gjurmë të thella në secilën fushë.

1997 - Dritat në qiell mbi Phoenix, Arizona u panë nga qindra njerëz dhe nga miliona të tjerë në televizion. Këto drita lëvizëse me burim të paidentifikuar vazhdojnë të jenë qendër debatesh.

2003 - Evolucioni i njeriut: Revista Nature njofton se në Itali u zbuluan gjurmë të këmbëve të një njeriu që ka ecur drejtë rreth 350-mijë vjet më parë.

2012 - Enciklopedia Britannica njofton se nuk do të botohet më në version të shtypur, pas 244 vjetësh si e tillë.

2013 - Kardinali Jorge Mario Bergoglio zgjidhet Papë, duke marrë emrin Papa Françesku.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat