Histori, çfarë ka ndodhur më 16 mars?

Historia

Histori, çfarë ka ndodhur më 16 mars?

Më: 16 mars 2017 Në ora: 07:48
Jeruzalemi

597 pes - Babilonasit pushtojnë Jeruzalemin dhe zëvendësojnë Jehojakinin me Sedekias si mbret. Gjatë historisë së tij, Jeruzalemi është shkatërruar dy herë, rrethuar 23 herë, sulmuar 52 herë, dhe të kapur dhe rikapur 44 herë. Pjesa më e vjetër e qytetit është themeluar në mijëvjeçarin e 4 pes, duke e bërë Jeruzalemin një nga qytetet më të vjetra në botë. Libri i Zanafillës (14:18), përmend një qytet të quajtur Salem, që besohet se i referohet Jeruzalemit Sipas një tradite hebraike, Jeruzalemi u themelua nga Semi dhe Eberi, të parët e Abrahamit.

1190 - Pogrom i Jorkut - hebrenjtë në Jork, Angli, të rrethuar në Kullën Clifford masakrohen ose kryejnë vetëvrasje për të shmangur pagëzimin në të krishterë.

1621 - Shefa të fiseve indiane të Amerikës vizitojnë koloninë e parë angleze në Plymouth, Massaçusets.

1802 - Nënshkruhet ligji për krijimin e Akademisë Ushtarake në West Point, Nju-Jork.

1827 - Botohet gazeta e parë zezake, "Freedom Journal" në SHBA.

1922 - Sulltan Fuadi kurorëzohet mbret i Egjiptit, dhe Anglia njeh Egjiptin. Fuad ishte sundimtari i nëntë i Egjipt dhe Sudanit nga dinastia Mehmet Ali. Fuad ndërroi titullin Sulltan me atë të Mbretit, një kusht që Britania vendosi për të njohur pavarësinë e Egjiptit.

1935 - Hitleri shkel marrëveshjet e Versajës duke dhënë urdhër për ri-armatimin e Gjermanisë.

1941 - Galeria Kombëtare e Arteve hapet në Uashington DC. Kjo galeri ka një nga koleksionet më të mira të artit në botë. Koleksioni i përhershëm përmban punime nga mesjeta deri në ditët e sotme; perfshi edhe "Ginevra de ' Benci", piktura e vetme e Leonardo da Vinçit në Amerikë.

1978 - Itali - Brigadat e Kuqe rrëmbejnë në Romë ish-kryeministrin Aldo Moro. Ai u sulmua, ndërsa po shkonte në parlament për votimin vendimtar mbi një aleancë të pashembullt midis Partisë Kristian Demokrate dhe Partisë Komuniste. Mundësia e një aleance të tillë kishte tronditur e acarua mbarë spektrin politik në Itali; gjithashtu kishte shkaktuar pakënaqësi si në Moskë edhe Uashington.

1998 - Papa Gjon Pali II i kërkon falje Perëndisë për pasivitetin dhe heshtjen e disa katolikëve gjatë Holokaustit.

2006 - Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara voton me shumicë dërrmuese për të krijuar Këshillin e OKB-së për të drejtat e njeriut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat