Çka shkruan Fishta i vogël në Bruksel

Historia

Çka shkruan Fishta i vogël në Bruksel

Më: 17 mars 2017 Në ora: 21:46
Enver Hadri

Siq kam njoftue në shkrimët e mija të më hershme, dhe në librat, artikujt, por jo vetëm une   për  Heroi Enver Hadri ka pasë revisten :Zeri i Kosovës” në gjuhën shqipe dhe at frenge,  gaztën “Sporti” dhe “Therra”. Në as njerën nga këto gazeta nuk kanë shkrue as një here ata qe sot po trumpetojnë se kanë baskëveprue më të. Të gjitha këto gazeta i kam gjetë dhe i kam shfletue , andaj ky është indikacioni më i vertët për te deklamue ata qe po shtihën se gjoja kanë veprue me te.

Në gazetën satirike humoristike ”Therra” nga thesari i satirës shqiptare Enver Hadri boton ”Nën hajat të Parrizit“ të At Gjergj Fishtës , ngjajshëm por me titull ”Biseda 1914”. Këtë shkrim e botojmë për herë të parë me titull ”Nën hajat të Brukselit” përkatësisht ”Bisedën” e Enver Hadrit nw tw cilwn shprehw revoltwn, dukurit negative, urrejtjwt dhe denigrimwt.

Bisedë

Na kanë pjellë, do punë e pa punë,

Si me majt shatin në ujë

Jem ba shum than në ketë Europë

E s’po lajm almikun tok

Jan përzie shumë kapuça

Shumë kapuça e papuça

Kenkan shum than prej Shqipenije

Prej Shipnije e Jugosllavije.

Paskan ik than për punë kombetare

Sa me qit veten fare

Tue u ngatrrue me pun te tjerve

Tu çue fjalë e betere

Ju ka mbet than hatri fort

Ka tetqind po lypin tokë

Neshtetsin than me ndrue

Se nat shtet kan mirë gjallnue

Pra këtu nji herë e pikë ma s’parit

Po i deftoj rodit shqiptarit

Se une ketu s’kendoj burrnin e t’Parit,

As trimnin e ndoj luftarit

Veç nji gaq-nji zog gomarit,

Qi, qyqari për send tjeter

- Ndoshta i ri t’jete, ndasht i vjeter –

e me ngranë – t’thuesh, si Shqiptarët…

Keshtu moti pat kendue Fishta

E ti sot dliri mirë vesht me gishta

Mor lum miku ty tu ngjat jeta

Zot për ty asht gjithnji kuleta

Ke shumë mend more lum kumbara

E shumë herë po na kallxon prralla

Tu ngjat jeta more lum miku

Për ty s’esht tjeter pos meteliku

Ke pasur ba politikë të vjeter

Rrezistencë e një gja tjeter

Nuk këqyrë vehtën në mehane

Por vjen mue me gjen behane.

Gjynah per zotin me te que me dhi

Se jo sot qe punon ne diplomaci

Atashe apo sekretar

E don me shit mend se je shqiptar

Ke bë klube për kosovar

Si t’ishin rrit tue hanger bar.

Tu ngjat jeta lum kumbara,

Për njato këshilla të mbara

Të cilat ti si mik i vjetër,

Na i dergove javën tjeter

Varg e vister rreshtur m’leter

Se prej tyre vet kam pa,

Se te kem mik e se pa da

Ti mundohe për të miren ton,

si mundue je kan gjithmon.

Si mendue ti për ne,

E din mirë se njof kush je.

Po t’them mik, pse s’kam kah mbajë,

Qysh se derri do thirr dajë…

Po na qon përditë hafije

Me marr vesh me kopilije

Si t’ish kan sot gjallë Fishta,

me na i kajt këto halle të shkreta

me na i kajt punët tona,

punët tona, hallet tona

tan tubë e copa fije

Dikush n’bllok e Legalitet,

dikush n’ball e kijamet.

E kanë ardhë edhe do të rijë

E kan bë njiqind parti!

Rrezistencë e Besa –Besë,

s’po ja dijn vleftën kresë

s’po ja dijn se kah m’ia mbajt

Me kroat janë berë të ngratë

Me ba gjamë e me kjajt

Me i kallxue tan Europës,

se ka shqiptarë qe s’ju han palla

për armik e pallavra

për armiqt e saj

Jugosllavinë se bajnë kandar…

Si t’ish kanë sot gjallë Fishta

Ju kish nxjerr syt me gishta.

Kish pas shkrue ai moti

Paj shqiptaret s’jan tue pa

Sot me sot s’jan tu pas nga

Me u hutue me shkrime tona,

Të cilët spjellin napolona

As nuk bëhet besa shkallë

Për mu ngjitë ku behet pallë,

pse e kan nxanë shqiptaret q’et kangë:

Haja e qenit-pija e qenit

Edhe bjer karadyzenit!…

Por more mik t’a zgjatë zoti jetën,

Patriot ke ken i vjetër,

Ke pshtue shokë mos me i burgosë

N’Ferizaj kur kan shpernda flamurin me shosh.

Edhe tash lum kumara

Kemi ndi nji fjalë tjetër

Se je ngi me punët shqiptare

Te kan lodh t’u t’prue fjalë

Tu të prue fjalë për shoqi shojn

E paske lyp thojnë strehim politik

Për me nejt në Belgjikë.

Nuk e dijn, lum kumara

Se i merr n’qaf ata emigranta

T’kanë prue fjalë – për me marr nji vizë

Me marr vizë e pashaport

T’u kan lye si drangojt

Pak për të mirë e shumë për të keq

Se ashtu e kanë pasur adet

Shkaut sherptor me i kan për vjet

E shpirtit të vet mos me i nxanë besë

Per një placë në të shkreten Pejë.

E këto fiset kanë ndryshue

Janë ndryshue e janë berë horë

Janë berë horë e poterë

Por po e la për tjeter herë

Me të deftue për mësuesin tand

Libra te mira tue lexue

Jugosllavin tue kritikue

Jugosllavin e ty me ta

Se je ba me te kajt nji shka…

Me te kjat shkjau e me të kjat shkina

Çfarë rrebelash po çojka Prishtina

Në Europë me u kujdesë për njerez.

„Biseda 1914“ e Enver Hadrit.

Pregaditi Halit Elshani

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat