Histori, çfarë ka ndodhur më 18 mars?

Historia

Histori, çfarë ka ndodhur më 18 mars?

Më: 18 mars 2017 Në ora: 07:48
Isabella Stewart Gardner

37 - Pas vdekjes së Tiberit, Senati romak shpall Caligulën perandor. Tiber ishte një nga gjeneralët më të mëdhenj të Romës. Ai pushtoi Ilirinë (Pannonia, Dalmaci) dhe Raetian, e përkohësisht Germanian, duke vendosur bazat e kufirit verior të perandorisë romake. Tiberi mbahet mend si sundimtar i zymtë, Pliny Plaku e quan atë “tristissimus hominum”. Pas vdekjes së djalit të tij, Drusus, Tiberit u bë edhe më i pashoqërueshëm. Në vitin 26, ai ikën nga Roma, duke e lëne udhëheqjen e perandorisë në duar të pakujdesshme. Historianët thonë se ishte gjatë kësaj periudhe që, në provincën romake të Judesë, Jezusi u kryqëzua nga Pont Pilati.

417 - Shën Zosimus fillon mbretërimin si Papë katolik. Pak dihet rreth jetës së tij para zgjedhjes Papë. Mendohet se ishte hebre. Zosimus u përpoq për të zgjeruar pushtetin e papatit. Një numër shkrimesh të tij kanë mbijetuar; edhe një Dekret që i urdhëron priftërinjtë për të qëndruar larg nga tavernat dhe për të luftuar Pelagianizmin, rrymë fetare e krijuar nga Pelagian, që mohonte mëkatin fillestar (quajtur ndryshe mëkati origjinal, ose mëkati stërgjyshor që solli rënien e njeriut si pasojë e rebelimit të Adamit në kopështin e Edenit, sipas doktrinës së krishterë).

1314 - Jacques de Molay, Mjeshtër i Madh i Kalorësve Templarë, digjet në turrën e druve nga mbreti Filip IV i Francës. Fundi i papritur i urdhrit të Tempullit ose Templarëve (urdhër ushtarak krishterësh perëndimorë), dhe ekzekutimi dramatik i udhëheqësit të tyre, e kthye De Molayn në figurë legjendare.

1532 - Parlamenti anglez ndalon pagesat e bëra nga Kisha anglikane për Kishën katolike në Romë

1793 - Shteti i parë republikan në Gjermani ,Republika e Mainzit, shpallet nga Andreas Joseph Hofmann.

1810 - "Converse", opera e parë amerikane, shfaqet në Nju-Jork.

1891 - Britania lidhet me telefon me Evropën kontinentale.

1902 - Enrico Caruso bëhet këngëtari i parë i njohur që regjistron një këngë në pllakë gramafoni. Mes viteve 1902-1920, Karuzo realizoi rreth 290 incizime të tjera. Kënga "Vesti la giubba" (1904) nga opera Pagliacci e Leoncavallo ishte regjistrimi i parë që u shit një milion kopje.

1903 - Lindi Galeazzo Ciano, diplomat italian, me disa poste diplomatike në Brazil, Argjentinë dhe Kinë para se të martohej më 1930 me Edda Musolinin, vajzën e diktatorit fashist Benito Musolini. Pas kësaj, Konti Çiano u bë ministër i Propagandës fashiste dhe më 1936, ministër i Jashtëm i Italisë. Çiano ishte mbështetës i aleancës me Gjermaninë, por kundërshtoi mënyrën se si Adolf Hitleri urdhëroi pushtimin e Polonisë pa u konsultuar me Italinë, siç përcaktonin kushtet e traktatit midis dy vendeve.

1913 - Mbreti George i parë i Greqisë vritet në qytetin e sapo çliruar të Selanikut. Para se të bëhej mbret, George, lindur në Kopenhagë, ishte princ danez, me prirje për karrierë në Marinës Mbretërore daneze. Ai ishte 17 vjeç kur u zgjodh mbret nga Asambleja Kombëtare Greke, e cila sapo kishte rrëzuar mbretin Oto.

1922 - Magjistratët britanikë në Indi dënojnë Mahatma Gandhi me deri 6 vjet burgim për mosbindje.

1938 - Meksika merr kontrollin e pronave të naftës të zotoruar nga të huajt në vend.

1940 - Benito Mussolini bashkohet me Hitlerin në luftën e Gjermanisë kundër Francës dhe Britanisë.

1948 - Këshilltarët sovjetikë largohen nga Jugosllavia, shenjë e parë e ndarjes Tito - Stalin.

1949 - Ratifikohet Traktati i Brukselit, pararendës i Traktatit të Organizatës së Atlantikut Verior (NATO).

1952 - Komunistët hidhen në ofensivë në Kore.

1989 - Në Egjipt, një mumje 4.400 vjeçare gjendet në Piramidën e Keopsit.

1990 - Vjedhja më e madhe e veprave të artit në histori; në Muzeun Isabella Stewart Gardner në Boston; 13 punime me vlerë mbi 500 milionë dollarë zhduken.

1995 - Anija për vajtje ardhje në hapësirë STS 67 (Endeavour 8) kthehet në Tokë pas 16 ½ ditë në orbitë. Gjatë misionit, Komandanti Stephen S. Oswald dhe Piloti William G. Gregory përdorën pajisjen Mace për të testuar rreth 200 situata të ndryshme dridhjesh të pazakonta për 45 orë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat