Çfarë ka ndodhur më 25 mars?

Historia

Çfarë ka ndodhur më 25 mars?

Më: 25 mars 2017 Në ora: 07:34
Venecia

421 – Venecia themelohet në mesditë, sipas legjendës, me përurimin e kishës së parë atë të San Giacomos, në ishullin Rivoalto, që u shënua nga rënia e këmbanave në orën 12:00. Kur lombardët pushtuan Italinë, në vitin 568, shumë prej banorëve u hodhën në ishujt e vegjël. Me kalimin e viteve këta ishuj (rreth 100) u lidhën me ura ose gondola, duke formuar Venedikun (sot Venecia). Më 726 venedikasit për herë të parë zgjodhën Doxhin tyre (Dukë, Dux, Duce, Lider ‘Udhëheqës’).

1801 – Vdiq poeti gjerman Novalis,  28 vjeç. Emri i tij i vërtetë ishte Georg Philipp Friedrich Freiherr von Hardenberg, autor dhe filozof i romantizmit të hershëm studioi për jurist në Leipzig; pastaj për histori; Schiller ishte një nga profesorët e tij. Novalis gjithashtu u shoqërua me personalite të letërsisë gjermane si Goethe, Herder e Palin.

1811 – Percy Bysshe Shelley përjashtohet nga Universiteti i Oksfordit për botimin e një eseje mbi nevojën e ateizmit. Percy Bysshe Shelley shihet si një nga poetët më të mëdhenj të letërsisë romantike dhe ndër poetët më të mirë në gjuhën angleze. Radikal në poezinë e tij, si dhe në pikëpamjet shoqërore e politike, Shelley nuk arriti famë sa ishte gjallë, por njohja për poezinë e tij u rrit në mënyrë të qëndrueshme pas vdekjes. Shelley ishte anëtar kyç i një rrethi të ngushtë poetësh dhe shkrimtarësh ‘vizionarë’ ku bënin pjesë Lord Bajron, Leigh Hunt, dhe gruaja e Shelleyt, Mary Shelley, autore e romanit të njohur Frankenstein. Percy Shelley u bë idhull i poetëve të ardhshëm, përfshi Robert Browning, Dante Gabriel Rossetti, Oscar Wilde, Thomas Hardy, George Bernard Shaw, Bertrand Russell, BB Yeats , Karl Marks, Upton Sinclair dhe Isadora Duncan. Më 8 korrik 1822, pak para ditëlindjes së tij të tridhjetë, Shelley u mbyt në det gjatë një stuhie pranë brigjeve italiane.

1821 – Data tradicionale e fillimit të Luftës greke e Pavarësisë, sipas kalendarit Julian. Lufta kishte filluar në fakt më 23 shkurt. Por data 25 mars u zgjodh që të përkonte me ditën e Shë Maries, për të forcuar lidhjet midis kishës ortodokse greke dhe shtetit të sapo formuar.

1900 – Në Indianapolis, shteti Indiana, Formohet Partia Socialiste e SHBA-së.

1880 – Në Janinë lindi Mithat Frashëri, biri i Abdyl Frashërit, udhëheqës ushtarak i Lidhjes se Prizrenit – Mithati ishte, pra, nipi i Samiut dhe Naimit. Mithati shkollohet në Stamboll, punësohet në administratën osmane. Ai kujtohet jo vetëm për prejardhjen, por edhe për librarinë, partinë (Balli Kombëtar), dhe kundërshtimin e komunizmit. Në nëntor 1944, Frashëri ikën nga Shqipëria. Vdes papritur në një hotel në Nju Jork më 3 tetor 1949, si pasojë e goditjes në zemër – spekulohet se vdiq i helmuar nga KGB-ja, ndërsa Amerika kishte filluar përgatitjet për një operacion klandestin kundër regjimit komunist në Shqipëri – Mithati ishte zgjedhur me konsensus kryetar komisioni koordinues mbarë shqiptar në mërgim për këtë operacion, prandaj edhe vdekja e tij e papritur hodhi hije dyshimi.

1924 – Në përvjetorin e Pavarësisë greke, Alexandros Papanastasiou shpall Republikën e Dytë helene – Parlamenti zgjedh admiralin Paul “Pal” Koundourioti si president. Kountourioti ishte nga një familje e shquar arvanitase nga ishulli Hidra. Emri fillestar i familjes kishte qenë Zerva, por u ndryshua nga një prej të parëve që jetoi për një kohë në fshatin Kountoura, Megarida. Shumë anëtarë të familjes Kountourioti morën pjesë në Luftën Greke të Pavarësisë, duke përfshirë edhe gjyshin e Palit, Gjergj Kountouriot, i cili gjithashtu shërbeu si kryeministër i Greqisë nën mbretin Otto. Në mars 1924, pasi Mbreti George II i Greqisë u rrëzua dhe iku në Rumani, Pal Koundurioti (1855 – 1935) u zgjodh president i Republikës së Greqisë, por dha dorëheqjen në mars 1926 në shenjë proteste ndaj diktaturës së gjeneral Pangalos, edhe ky arvanitas. Koundourioti u rizgjodh president në maj 1929, por për shkak të problemeve shëndetësore dha dorëheqjen në dhjetor.

1937 – Italia dhe Jugosllavia nënshkruajnë Paktin e Beogradit. Më 1941, Jugosllavia u bashkohet fuqive të Aksit me nënshkrimin e Paktit Tripalësh.

1949 – Fushata e gjerë e dëbimeve filloi në Estoni, Letoni dhe Lituani për të detyruar kolektivizimin me anë të terrorit. Autoritetet sovjetike dëbuan më shumë se 92,000 njerëz nga Balltiku për në zonat e largëta të Bashkimit Sovjetik. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat