Hapja e dosjeve të Holokaustit, që priten të rishkruajnë historinë

Historia

Hapja e dosjeve të Holokaustit, që priten të rishkruajnë historinë

Më: 18 prill 2017 Në ora: 19:14
Holokausti

Dosje të krimeve të luftës, që zbulojnë atë çfarë ka ndodhur në kampet e vdekjes së Holokaustit, janë mes mijëra dokumenteve që do të publikohen për të parën herë, këtë javë.

Arkiva dikur e paprekshme e Komisionit të Kombeve të Bashkuara për Krimet e Luftës, që daton që nga viti 1943, do të hapet në librarinë “Wiener” në Londër, me një katalog që lehtëson kërkimet “online”.

Dosjet tregojnë se disa nga kërkesat e para për drejtësi kanë ardhur nga vende që kanë qenë të pushtuara, si Polonia dhe Kina, e jo nga Britania, SHBA apo Rusia, që koordinuan gjyqet e Nurembergut pas luftës.

Arkiva u mbyll në fund të viteve ’40, ndërsa Gjermania Perëndimore u shndërrua në një aleat të rëndësishëm në fillim të Luftës së Ftohtë dhe përdorimi i të dhënave u vështirësua shumë.

Në të njëjtën kohë, shumë nazistë të dënuar u liruan para kohe, pasi senatori antikomunist amerikan Joseph R. McCarthy bëri lobing për t’u dhënë fund gjyqeve të krimeve të luftës.

Dokumentet përmbajnë tërësinë e provave të mbledhura pak pas themelimit të Kombeve të Bashkuara, në janar të vitit 1942.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat