Çfarë ka ndodhur më 19 prill?

Historia

Çfarë ka ndodhur më 19 prill?

Më: 19 prill 2017 Në ora: 08:03
Lord Bajroni

496 – Gjatë shtegtimit për në Jeruzalem, udhëtari gjerman nga Këlni, Arnold Ritter von Harff bën një ndalesë disaorëshe në portin e Durrësit. “Shqiptarët kanë gjuhën e tyre e cila është vështirë të shkruhet pasi ata përdorin gërmat e tyre” (Pelegrinage of Arnold Ritter von Harff, 1946). Pastaj, Harfi transkriptoi disa fjalë shqipe, dhe shkroi krahas tyre përkthimin gjermanisht – gjithsej 26 fjalë, 8 shprehje dhe 12 numra; nga Një deri në Dhjetë, dhe Njëqind, dhe Njëmijë. Kështu, von Harff, një i huaj nisur në udhë për qëllime a interesa të tjera, sjell krejt rastësisht një nga dëshmitë e para të gjuhës së shkruar shqipe.

1824 – Lord Bajroni vdes në atë që është tani Greqi, ku kishte shkuar për të mbështetur luftën greke për pavarësi nga perandoria osmane. Edhe sot, ai konsiderohet si hero kombëtar grek.

Lord Bajron udhëtoi e vizitoi Shqipërinë jugore, oborrin e Ali pashë Tepelenës, u takua me shqiptarë, arvanitas, qëndroi me suliotë, adhuroi zakonet, sjelljet, gjuhën, armët e veshjet, udhëhoqi stërvitjen e tyre në Missolongi, ku vdiq nga ethet, pak pas ditëlindjes së tij të 36-të. Bajroni jetoi ashtu siç shkroi ose anasjelltas: “Në jetë zemra e njeriut thyhet, por edhe me zemër të thyer jetohet”.

1882 – Vdiq Charles Darwin, zhvilluesi i teorisë së evolucionit. Darvini punoi mbi teorinë e tij për 20 vjet. Në vitin 1859 Darvini botoi “Mbi Origjinën e llojeve nëpërmjet selektimit natyror” . Libri ngjalli debate të ashpra, sepse zgjerimi logjik i teorisë së Darvinit nxiste idenë se homo sapiens ishte thjesht një formë tjetër kafshe – dhe njerëzit mund kenë evoluar nga majmunët – duke shkatërruar idenë konvencionle të kohës së tij  se si u krijua bota. Darvini u sulmua ashpër, veçanërisht nga Kisha. Megjithatë, idetë e tij fituan shpejt terren dhe sot janë po aq konvencionale. Darvini vdiq më 19 prill 1882 dhe u varros në Westminster Abbey.

1943 – Në geton e Varshavës filloi kryengritja, një nga kryengritjet e para masive para kundër nazistëve.

1993 – Rrethimi në Waco, Texas, përfundoi kur forca të FBI-së u zhvendosën në kompleksin e Degës Davidiane duke hedhur gaz lotsjellës; anëtarët e kultit i vunë zjarrin ndërtesës duke shkaktuar vdekjen e 80 personave.

2005 – Kardinali Jozef Ratzinger i Gjermanisë zgjidhet papë dhe merr emrin Papa Benedikti i 16-të. Ai befasoi botën kur më 28 shkurt 2013 dha dorëheqjen; vendosi të mbajë emrin Benedikt dhe tani quhet Papë i merituar. Benedikt është i vetmi papë me patentë piloti; ai asnjëherë nuk ka ngarë automobil, pasi kurrë nuk e ka marrë patentën e shoferit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat