Çfarë ka ndodhur më 24 prill?

Historia

Çfarë ka ndodhur më 24 prill?

Më: 24 prill 2017 Në ora: 07:36
Troja

184 para erës sonë – Grekët hyjnë dinakërisht në qytetin e Trojës duke përdorur dhuratën e tyre (kalin prej druri), dhe vrasin banorët që i gjetën në gjumë. Masakra vazhdoi gjatë gjithë ditës. Trojanët, mes dëshpërimit, gjithsesi luftuan, pavarësisht të hutuar, të pa organizuara, pa udhëheqës. Me luftimet në kulmin e tyre, disa veshën uniformat e grekëve të vrarë dhe kryen kundërsulme të papritura në luftime kaotike nëpër rrugët e qytetit. Trojanë të tjerë mbi çati hidhnin tjegulla, gurë e çdo mjet të fortë poshtë mbi pushtuesit. Por çdo gjë ishte pashpresë; përfundimisht mbrojtësit e mbetur gjallë u shkatërruan së bashku me qytetin – vetëm pak trojanë mundën të iknin për të krijuar qytetërime të reja, sipas traditës.

1800 – SHBA, themelohet Biblioteka e Kongresit – presidenti Xhon Adams miraton një fond 5000 dollarë për të blerë libra të veçantë që mund ishin të nevojshëm për përdorim nga ligjvënësit. Librat u porositën në Londër, Angli.

Më 1814, ndërtesa e Kongresit dhe librat u dogjën plotësisht pikërisht nga britanikët. Biblioteka e Kongresit, në kryeqytetin amerikan, ka sot 23.592.066 libra të kataloguar.

1877 – Fillon lufta ruso-turke kur Rusia i shpalli luftë Perandorisë Osmane – ishte në fakt konflikt midis Perandorisë Osmane dhe Koalicionit Ortodoks Lindor. Luftimet u zhvilluan në Kaukaz e pastaj në Ballkan nën atmosferën e krijuar nga nacionalizmi i shekullit të 19-të. Lufta ruso-turke shkaktoi një ndryshim; atë mes emblemave të Kryqit të Kuq Ndërkombëtar dhe Gjysmë Hënës së Kuqe, ndarje e cila vazhdon sot e kësaj dite. Rusia dhe Perandoria Osmane kishte nënshkruar Konventën e parë të Gjenevës (1864), e cila e bëri Kryqin e Kuq emblemën mbrojtëse për personelin ushtarak mjekësor, të plagosurit, dhe robërit e luftës. Por Kryqi u kujtonte osmanëve kryqëzatat, kështu që e zëvendësuan atë me Gjysmë Hënën e Kuqe; simbol i shoqatave të tilla ndihmëse në shumicën e vendeve myslimane – më vonë Gjysmë Hëna e Kuqe u ratifikua si emblemë mbrojtëse nga Konventat e Gjenevës në vitin 1929 dhe përsëri në vitin 1949.

1915 – Armeni: Dita e Dëshmorëve – turqit fillojnë dëbimin e armenëve, fushatë që çoi në masakrimin e disa qindra mijëra njerëzve, disa thonë deri në 1.5 milionë.

1920 – Në Konferencën e San Remos, organizuar nga aleatët për të ndarë territoret e Perandorisë Osmane, Britania merr mandatin për Palestinën – palestinezët e quajtën 1920-n, “viti i katastrofës”.

1961 – Presidenti Xhon Kenedi pranon përgjegjësinë pas disfatës në Gjirin e Derrave, Kubë – operacion që synonte pëmbysjen e qeverisë së Fidel Kastros.

2005 – Kardinali Joseph Ratzinger u inaugurua si Papa i 265-të i Kishës Katolike duke marrë emrin Papa Benedikti XVI.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat