Këto ishin tri kalatë e Llapit gjatë kohës së Perandorit Justinian I (527-565)

Historia

Këto ishin tri kalatë e Llapit gjatë kohës së Perandorit Justinian I (527-565)

Më: 25 prill 2017 Në ora: 09:46
Kalaja e Llapit

Rajoni i Llapit gjatë mesjetës së hershme kryesisht ka qenë në kuadrin e Perandorisë Bizantine, herë pas here nën pushtetin bullgar e të Rashkës.

Gjatë epokës së dyndjes së madhe të popujve edhe Bizanti zuri të dërrmohej nga sulmet e barbarëve dhe të sllavëve të jugut.

Atëbotë, për shkak të mungesës së ushtrisë, perandori bizantin Justiniani I (527-565), sikur na njofton kroniku dhe historian i kohës Prokupi, rindërtoi dhe ndërtoi 80 fortesa në kufirin verior të Bizantit.

Nga të dhënat që i ndeshim në veprën e Prokupit, gjatë sulmeve dhe dyndjeve të popujve në fjalë, edhe në rajonin e Llapit u ndërtuan dhe u rindërtuan disa fortesa, është fjala për Laberionin, që u ngrit atë kohë, ndërsa u rindërtua Besiana (Besia e sotme) dhe Labuza (Belesica e sotme).

Sipas hartave të kohës, mund të vërehet se në eopkën në fjalë gjallëronte edhe stacioni dhe qyteti i njohur i periudhes antike në rajonin e Llapit, Vindenae (Gllamniku i sotëm). Këto të dhëna të sipërme konsiderohen edhe si lajme të para lidhur me rajonin e Llapit nga agu i mesjetës së hershme.

Me rastin e sulmeve dhe plaçkitjeve që i bënë Bizantit barbarët dhe sllavët e jugut, me siguri u shkatërruan shumë fortesa të Ilirikut dhe Thrakisë. Së paku këtë konstatim e dëshmojnë burimet byzantine.

Ka të ngjarë se atëbotë u shkatërruan edhe fortesat e përmendura të rajonit të Llapit. Ndërkaq stacioni Vindenae që nga kjo kohë dhe gjatë tërë mesjetës, nuk figuron më në itenerarë dhe hartat mesjetare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat