Bob Dol: Presidenti Rugova tashmë është bërë "njeriu i epokave"

Historia

Bob Dol: Presidenti Rugova tashmë është bërë "njeriu i epokave"

Xhevat Rexhaj Nga Xhevat Rexhaj Më 30 prill 2017 Në ora: 14:00
Bob Dol dhe Ibrahim Rugova

Po ju deshiroi një të diele të mirë  dashamirë e adhurues të Presidentit Historik Ibrahim Rugova me ambasadorin e nderit të R. së Kosovës në SHBA, me këtë foto të paparë ende. Themeluesit e Republikës së Kosovës. 1992 në Washington në zyrën e z. Bob Dol aty ku pritej Presidenti Rugova sikur në shtëpi të veten, pamje mahnitëse të Dy Burrave të mëdhej duke përkdhelur qenin si mik besnik i njeriut që çmohet në botën demokratike. Ibrahim Rugova , apo 2 shekuj shqiptarësh !

Ish-senatori amerikan dhe Ambasador Nderi i Kosovës në SHBA Bob Dol ka bërë këtë deklaratë për Presidentin Ibrahim Rugova."U dëshprova thellësisht kur mësova lajmin për vdekjen e Presidentit të Kosovës Dr. Ibrahim Rugovës. Dr. Rugova ishte një njeri i madh dhe heroik që personifikonte shpresat dhe aspiratat fisnike të popullit të Kosovës për një shtetet sovran, të pavarur dhe të njohur nga komuniteti ndërkombëtar. Ka qënë privilegj për mua të punoja në aspektin profesional me Dr. Rugovën dhe ta konsideroja atë një nga miqtë e mi më të ngushtë gjatë rreth dy dekadave që kur u njoha me të. Mendja dhe zemra ime është në këto momente me familjen e tij dhe me gjithë Kosovën.

Përpjekja e madhe e Presidentit Rugova për lirinë, demokracinë dhe pavarësinë e Kosovës ka të njejtat përmasa me fushatat e ngjashme paqësore dhe historike të Mahatma Gandidit, Nelson Mandelës dhe Martin Luther Kingut. Ashtu si presidenti amerikan, Abraham Lincoln, Presidenti Rugova është bërë tashmë 'njeriu i epokave'. Gjatë muajve të fundit, Dr. Rugova e luftoi kancerin me të njëjtin dinjitet dhe qëllim.

Megjithëse ai e humbi këtë betejë, ëndrat e tij për Kosovën do të realizohen së shpejti. Prandaj dhe familja e miqtë e zotit Rugova mund të gjejnë edhe rehati kur e dinë se dashurin e tij e sinqerët dhe e pamasë për Kosovën do të mbijetojë. Eshtë shpresa ime e madhe se administrata amerikane, negociatorët ndërkombëtarë dhe udhëehqësit e tjerë të Kosovës do të respektojnë vizionin e zotit Rugova, duke ndjekur një proces për statusin përfundimtar politik të Kosovës që do të çojë në sovranitetin e Kosovës, njohjen nga komuniteti ndërkombëtar dhe shtetin e pavarur plotësisht dhe pa kushte me një vend në Kombet e Bashkuara në vitin 2006."/ Përgatiti: Xhevat Rexhaj

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat