Çfarë ka ndodhur më 12 maj?

Historia

Çfarë ka ndodhur më 12 maj?

Më: 12 maj 2017 Në ora: 07:39
Ilustrim nga Edward Lear

1812 – Në Highgate, Angli, lindi Edward Lear – poet dhe ilustrues, autor, piktor që vizatoi çdo gjë që pa në rajonin e Mesdheut (Shqipëri, Greqi) dhe të gjitha i përfshiu në librat e tij me përshkrime udhëtimesh. Por me librin e tij Nonsense, Lear fitoi famë si poet limerik, zhanër vargjesh të pakuptimta që shpesh shoqërohen me vizatime ilustruese. Vargu Limerik (nga emri i qyteti në Angli) është formë poetike autentike angleze.

1928 – Itali, Benito Mussolini u heq grave të drejtën për të votuar.

1963 – Këngëtari Bob Dylan largohet nga programi “Ed Sullivan Show”, në shenjë proteste – i ri, i panjohur deri atëherë, Dylan e la programin pasi censuruesit nuk pranuan që ai të këndonte këngën që kishte zgjedhur; Paranoid Blues, satirë ndaj një shoqate ultra – konservatore të djathtë e cila prirej të shihte pas çdo ngjarjeje një komplot komunist. Ishte viti 1963, kulmi i luftës së ftohtë. Ed Sullivan Show ishte program tepër i njohur televiziv – refuzimi i krijoi këngëtarit të ri emër si artist me integritet pa kompromis.

1965 – Izraeli dhe Gjermania Perëndimore këmbejnë letra zyrtare për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike. Ky veprim u pa si hap i parë drejt pajtimit midis dy kombeve, pas përvojës së hidhur që kishin pasur gjatë Luftës së dytë botërore.

1982 – Çmimi Pulitzer jepet për John Updike (1932 – 2009), autor i mbi 50 librave – shkrimtar, poet, kritik arti, kritik letrar.

1997 – Rusia dhe Çeçenia nënshkruajnë një marrëveshje paqeje pas 400 vitesh konflikti.

2002 – Ish- presidenti amerikan Jimmy Carter mbërrin në Kubë për vizitë pesë-ditore dhe takim me Fidel Kastron, duke u bërë presidenti i parë i Shteteve të Bashkuara, brenda ose jashtë zyrës, që viziton ishullin që nga viti 1959 kur Kastro erdhi në pushtet me anë të revolucionit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat