Tetova dhe Gostivari në kohën e Skenderbeut

Historia

Tetova dhe Gostivari në kohën e Skenderbeut

Nga: Adhurim Luta, Sokol Memeti Më: 12 maj 2017 Në ora: 22:38
Gjergj Kastrioti-Skënderbeu

Marin Barletius, De obsidione Scodrenci, fl. {11v}: “Progressus est max in Macedoniam… quiaincolentes e am omnes fere Epirotica lingua utantur”.

“Në Maqedoni… banorët e atij vendi thuajse të gjithë flasin gjuhën arbënore.

Hyrje:

Gjergj Kastrioti-Skënderbeu besohet se ka lindur në vitin 1405, me destinacione të shumta të vendlindjes, varësisht prej autorëve të ndryshëm. Kjo figurë historike edhe sot e kësaj dite luan një rol të rëndësishëm në ekzistimin dhe ndërtimin e identitetit kombëtar shqiptar.

Kryengritja e prirë prej tij pati shtrirje të konsiderueshme dhe trevat e Pollogut gjithsesi do të ishin pjesë aktive e veprimtarisë së tij. Ne do të trajtojmë se çka ndodhi, si rrodhën ngjarjet në këto treva, si reagoi popullsia arbërore e cila jetonte këtu, si ishte përbërja etnike e këtyre tokave dhe si u përdorën pikat strategjike të saj në luftimet antiosmane të arbërve me në krye Skënderbeun.

Pollogu në burimet mesjetare:

Fjala Pollog duhet të jetë përhapur nga kisha sllave, kjo do të ishte një mjeshtëri e asaj kishe për të arritur zëvendësimin nga emërtimet osmane në ato sllave.

Gjatë shekullit të XV nuk asnjë gjurmë të toponimit Pollog në trevën e Tetovës dhe Gostivarit. Kjo trevë është regjistruar në defterët osmanë me emrin osman Kallkandelen. Sipas burimeve të kohës, arbërore apo të tjera trevat e Tetovës dhe Gostivarit bënin pjesë në makrotoponimin mesjetar Dibra e Poshtme.

Gjithashtu, edhe sipas autorit Oliver Shmit qendra kryesore e Pollogut të sotçëm, Tetova sipas burimeve osmane njihej si Kallkandelen. Sipas Marin Barletit Dibra e Poshtme, pjesë përbërëse e së cilës ishte edhe Pollogu, shkruante se kjo trevë është thuajse e gjitha e rrafshët dhe e rrethuar me fusha pjellore që prodhon thuajse çdo gjë. Arbnorë dhe epirotë e banonin atë vend.

Regjistrat kadastrale osmane kanë dhënë shumë të dhëna në lidhje me përbërjen etnike të Trevave Lindore Shqiptare si dhe dëshmi se prezenca e popullsive sllave në këto territore ishte e vogël. Ekzistojnë dy regjistrime osmane, ai i viteve 1452-53 dhe ai i viteve 1467-68. Sipas autorit Sokollovski gjatë regjistrimit të viteve 1452-53 në Tetovë janë regjistruar 45 shqiptarë dhe 20 serbë. Sipas mendimit të autorit Kasem Biçokut, Tetova gjatë kësaj periudhe nuk ishte e regjistruar si qytet por si fshat për arsye se nuk kishte kështjellë. Sipas dokumenteve osmane të kohës hartuesi i regjistrit osman ka shkruar emrat etnik shqiptar kryesisht në trajtën osmane dhe sllave: arnautë dhe arbanas.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat