Çfarë ka ndodhur më 31 maj?

Historia

Çfarë ka ndodhur më 31 maj?

Më: 31 maj 2017 Në ora: 07:47
Ilustrim

279 pes – Ramsei i madh, faraon i Egjiptit të lashtë, bëhet monarku i parë në histori që nënshkruan një traktat paqeje me armiqtë e tij, Hititët, duke u dhënë fund luftërave dhe armiqësive shumë veçare midis dy mbretërive. Hititët apo Hitejtë ishin njerëz me prejardhje të panjohur që flisnin gjuhë ind–evropiane. Ata kishin krijuar një perandori në Azinë e Vogël. Egjiptasit i quanin hitejtë, “drdny” (dardanë). Duket se dardanët ose ishin Hitej, ose fqinj të tyre, në Trojë. (Ancient Illyrian, Pashko Gjonaj, 2011). Gjarpri mitik “Ilyrjanka”, symbol a perëndi e hititëve ndihmon hipotezën e ilirëve në Azinë e Vogël. Ky argument mbështet idenë se rënia e Trojës në shek, XII pes, dhe shpërbërja e mbretërisë Hitite, përkon me vërshime njerëzish dhe me daljen e ilirëve në pjesën jug lindore të Evropës. Sipas mitologjisë, edhe Kadmus erdhi nga Azia e vogël, dhe një nga djemtë e tij quhej Ilir.

455 – Perandori Petronius Maximus goditet me gurë për vdekje nga një turmë e zemëruar, ndërsa ai po largohej nga Roma. Maximus është i pari i ashtuquajtur perandor “hije” mbikqyrës i Perandorisë Romake perëndimore. Historiani Priscus nuk denjoi as ta përmendte emrin e tij: “Ka pasur perandorë të tjerë në perëndim, emrat e tyre i di mirë, por nuk do t’i përmend në asnjë mënyrë; ata jetuan vetëm një kohë të shkurtër në detyrë, dhe si rezultat nuk bënë gjë për t’u përmendur”

526 – Një tërmet shkatërrues godet Antiokin, Turqi , duke vrarë 250.000 vetë. Tërmeti shkaktoi dëme të rënda materiale, duke përfshirë rrënimin e Domus Aurea, kishë tetëkëndëshe e ndërtuar në kohën e Konstandinit të madh. Në Konstandinopojë, perandori Justin I thuhet se reagoi ndaj lajmeve të tërmetit duke hequr kurorën dhe mantelin e kuq, në shenjë zie, dhe menjëherë dërgoi në Antioki ambasadorë me para të mjaftueshme për lehtësimin e gjendjes dhe rindërtimin e qytetit.

1578 – Mbreti Henry III vendos gurin e parë në themelin e urës Pont Neuf (Ura e Re), sot ura më e vjetër e Parisit, Francë.
mbi
1790 –Për here të parë, Shtetet e Bashkuara miratojnë Aktin mbi të drejtën e autorit.

1795 – Revolucioni Francez: Gjykata Revolucionare pezullohet. Kjo ishte një gjykatë për shkelësit politikë, e krijuar nga udhëheqësit e Revolucionit Francez në vitin 1793, dhjetë ditë pas prerjes së kokës të mbretit Louigj XVI. Gjykata u bë instrument efektiv i Mbretërimit të Terrorit. Leximi i akuzave, gjykimi dhe ekzekutimi kryheshin në të njëjtën ditë. Vetëm gjatë 50 ditëve nën drejtimin Robespierrit, gjykata dënoi me vdekje 1.376 persona, duke përfshirë mbretëreshën Marie Antoinette, si dhe vetë udhëheqësin e revolucionit, Danton.

1962 – Ndodh ekzekutimi i parë me vdekje në shtetin e Izraelit – ish oficeri nazist SS, Adolf Eichman, varet në afërsi të Tel Avivit për krime kundër njerëzimit.

1981 – Digjet e biblioteka Jaffna në Sri Lanka. Ky akt është një nga shembujt e dhunshme të biblioclasmisë etnike të shekullit të njëzetë . Djegia e bibliotekës Jaffna është ngjarja më e rëndësishme në luftën civile në Sri Lanka. Një turmë e organizuar me origjinë singaleze vërshoi në Bibliotekën Publike Jaffna dhe i vuri zjarrin. Në atë kohë, biblioteka konsiderohej si nga më të mëdhatë në Azi, me rreth 1 milionë libra dhe dorëshkrime.

2004 – Vdiq Alberta Martin, 97 vjeç, e veja e fundit e një veterani të Luftës Civile amerikane (1861 -1865). Ajo ishte martuar në vitin 1927 me William Martin (ish-ushtar i konfederatës) – në atë kohë Alberta ishte 21 vjeç dhe William 81.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat