Kush ishin egjiptianët e lashtë?

Historia

Kush ishin egjiptianët e lashtë?

Më: 31 maj 2017 Në ora: 20:07
Ilustrim

Egjiptianët lashtë nuk kanë fort lidhje me egjiptianët modernë që popullojnë të njëjtat troje në Afrikën e Veriut.

Në këtë përfundim ka mbërritur një grup shkencëtarësh ndërkombëtarë që kanë analizuar ADN-në e mbi 70 trupave të mumifikuar të lashtësisë dhe më pas kanë krahasuar këto të dhëna me ADN-në e marrë nga egjiptianët e sotëm.

Nga ky krahasim, grupi i shkencëtarëve të udhëhequr nga një ekip gjerman antropologësh dhe biologësh thanë se ka shumë pak ngjashmëri mes ADN-së së marrë nga trupat e mumifikuar dhe asaj të marrë nga banorët e sotëm të Egjiptit.

Pas këtij krahasimi, grupi i shkencëtarëve zgjeroi kërkimet duke bërë të njëjtën gjë me popullsitë fqinje të egjiptianëve të sotëm dhe ADN-ja më e përafërt u gjet në Izrael, territoret palestineze, Siri dhe në disa zona të Irakut.

Ngjashëmri të pakta u vunë re edhe në zonat poshtë Saharasë, veçanërisht në Sudan dhe Etiopi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat