Pasha i Turqisë më 1910, në çdo 10 metra e ka ngulur në hunj nga një shqiptar!

Historia

Pasha i Turqisë më 1910, në çdo 10 metra e ka ngulur në hunj nga një shqiptar!

Më: 3 qershor 2017 Në ora: 11:49
Shqiptarët e ngulur në hunj

“Prej Shkupit e deri në Merdare, Pasha i Turqisë më 1910, në çdo 10 metra e ka ngulur në hunj nga një shqiptar. A t’i harrojmë ne ato? Jo, nuk duhet t’i harrojmë edhe nuk bën t’i harrojmë”, Hakif Bajrami.

“Okupatori mbetet okupator. Krimet që i kanë bërë Turgut Pasha e sulltanët e Turqisë, asnjë ministri, asnjë individ në asnjë mënyrë nuk mund t’i injorojnë. Ato çfarë ka bërë Perandoria Osmane, kanë qenë krime dhe krime do të mbesin. Krejt e dinë që Gjergj Kastrioti-Skënderbeu ka luftuar kundër turqve. Tash na a me e fshi atë? Krejt botën e japim, e Skënderbeun s’e japim”, shprehet historiani Hakif Bajrami.

Edhe Sami Frashëri shkruante: “Qeveria e Tyrqisë shqiptaret e krishterë s’i njeh për shqiptarë, por i quan Rum domethënë grekë, serbë, latinë. Edhe Shqiptarët Myslimanë nuk i njeh për shqiptarë, por i quan Tyrq, dhe emrin shqiptarë e Shqipëri, s’e njeh e s’dëshiron ta degjonjë kurrë! Të verbërit tyrq! Nuk e kuptojne dot, e s’ua pret mendja që me ketë udhë po i sherbejnë qellimeve të armiqve të tyre, e nxjerrin themelet’e rrënjet e tyre!”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat