Akti i fundit zyrtar i kabinetit të Helmut Kohl: PO ndërhyrjes ushtarake në Kosovë, pa mandatin e OKB; sinjal i qartë për qeverinë e ardhshme të Schröder

Historia

Akti i fundit zyrtar i kabinetit të Helmut Kohl: PO ndërhyrjes ushtarake në Kosovë, pa mandatin e OKB; sinjal i qartë për qeverinë e ardhshme të Schröder

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 19 qershor 2017 Në ora: 01:59
Helmut Kohl

Gjatë 1998/1999 krahas luftës vijonin bisedimet mes shqiptarëve, serbëve dhe komunitetit ndërkombëtar për të gjetur një zgjidhje të pranueshme mes palëve. Ngadalë perëndimorët e kuptuan se me regjimin e Slobodan Miloshevicit zgjidhja ishte e pamundur dhe pikërisht kjo ishte arsyeja e kthesës nga pala gjermane. Për më shumë lexoni artikullin në vijim të përshtatur nga kulturorja gjermane “Die Zeit”, ekskluzivisht në gazetën kombëtare “Bota sot”.

Amerikanët ju dhanë 15 minuta kohë gjermanëve të vendosnin për Kosovën

12 tetor 1998.  Schröder dhe Fischer ndodhen rrugës për në zyrën e Kancelarit. Uashingtoni kërkonte përgjigje urgjente nga Boni. “15 minuta,” kujton Joschka Fischer gjatë momentit të luftimeve, “duheshte të vendosnim mes Luftës dhe Paqes.” “Pse duheshte pikërisht tani t’i përgjigjeshim kësaj pyetje,” kujton Fischer akoma edhe sot.

Përpara se të takonte kancelarin Kohl (që kishte humbur zgjedhjet dhe pritej brenda dy javësh të ndodhte ndryshimi i pushteteve) Gerhard Schröder dhe Fischer vendosën për një “PO” të shpejtë. Pa mandatin e OKB.

Ishte e habitshme sesi erdhi kërkesa amerikane ndaj qeverisë gjermane që ishte një koalicion mes të majtëve liberalë dhe të Gjelbërve thuajse "pacifistë". Akti i fundit zyrtar i kabinetit Kohl, pas vizitës nga Schröder dhe Fischer në SHBA: “Po” ndërhyrjes ushtarake në Kosovë, pa mandatin e OKB. Katër ditë më vonë vendimin e zyrtarizoi edhe Bundestagu gjerman. 500 vota “për”, 62 “kundër” dhe 18 “abstenime”. Kjo u bë e qartë për qeverinë e ardhshme liberale gjermane: nuk mundeshin ndryshe nëse kërkonin të qeverisnin.

Dita e shqiptarëve dhe kërcënimi "Albright" 

20 shkurt 1999. Është dita e shqiptarëve të Kosovës. Bisedimet me ekspertët serbë rezultuan të pasuksesshme edhepse zgjatën deri në orën pesë të mëngjesit. Ata vijonin të kërkonin çarmatosjen e UÇK dhe qëndrimin e forcave serbë në Kosovë. Durimi shqiptar shkonte drejt fundit. Sëpari u paraqit Azem Syla si përfaqësues i frakcionit të UÇK dhe kishte kërkesa maksimale. As çarmatosje, referendum për pavarësi brenda tre vjetëve. Por entuziazmin duke e ulur në tokë ia ndali Christian Pauls: "Këto kërkesa utopike u janë bërë të qarta nga Chris Hill prej përpara gjashtë muajve.” Njëherë kërkohej zmbrapsja e serbëve dhe njëherë e shqiptarëve.

Në këto orë vërtet ndodhën çaste dramatike. Madeleine Albright bisedoi 20 minuta me shqiptarët, pas dyerve, për t’i bindur të nënshkruajnë dokumentin, siç ajo dëshironte. Vetëm atëherë mundej NATO përfundimisht të zbatonte"Activation Order" për ti përdorur trupat. Në këtë momente Fuqitë Botërore ishin mjaft të vogla, ndërsa shqiptarët u kthyen në tepër të mëdhej. 15 minuta tentoi Joschka Fischer të bisedojë me Hashim Thaçin, i cili nga nervoziteti ishte e vështirë të bindej. Në këtë kohë ndodheshin 46.000 trupa serbë që në javët vijuese do zvogëloheshin ndjeshëm. Çdo ndryshim i këtyre momenteve mund të kishte rezultuar më fat krejt tjetër për të ardhmen.

Shqiptarët vijonin të telefonin papushim komandantët në fushë.Ishte e vështirë t’i bidnin ata për të nënshkruar dokumentin “vdekjeprurës”, pra fundin e UÇK. Por atëherë erdhi shprehja e Albright për Thaçin: "If you don't say ,yes' now, there won't be any Nato ever to help you." Këtu erdhi edhe kthesa e shqiptarëve për ta nënshkruar dokumentin./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat