Histori, çfarë ka ndodhur më 26 qershor

Historia

Histori, çfarë ka ndodhur më 26 qershor

Më: 26 qershor 2017 Në ora: 07:14
Perandori romak Julian

363 – Perandori romak Julian vritet gjatë tërheqjes nga perandoria Sassanid. Gjeneral Jovian shpallet perandor nga trupat në fushën e betejës. Ai bëri paqe me persët dhe rivendosi krishterimin si kishë shtetërore. Mbretërimi i tij zgjati vetëm 8 muaj. Jovian kishte lindur në vitin 331 në Singidunum (sot Beograd, Serbi). Ati i tij, Varronianus, kishte qenë komandanti i truprojës perandorake të Konstandinit të dytë (djali i Konstandinit të madh)

1409 – Ndarje Perëndimore: Kisha Katolike Romake ndahet më dysh kur Petros Philargos bëhet Papë Alexander V nga këshilli i Pizës, paralel me Papën Gregori XII në Romë dhe Papën Benedikt XII në Avignon. Ndarja papale ndodhi brenda Kishës Katolike (1378-1418), kur disa njerëz njëherësh pretendonin se ishin Papa i vërtetë. Nxitur nga politika dhe jo nga ndonjë mosmarrëveshje teologjike, kjo përçarje u mbyll nga Sinodi i Konstancës (1414-1418). Ndarja perëndimore ndonjëherë është quajtur ndarja e madhe, edhe pse ky term është përdorur për ndarjen Lindje-Perëndim të vitit 1054.

1541 – Spanjolli Francisko Pizarro, eksploruesi dhe pushtuesi i Perusë, vritet në Lima nga djali i ish-shokut të tij dhe më vonë kundërshtar, Diego Almagro. Almagro i riu u kap dhe u ekzekutua më vonë. Pas vdekjes së Pizarros, familja e tij ndërtoi një pallat përkujtimor në Trujillo, por shumë peruvianë sot e shohin Pizarron si përgjegjës për rrënimin e kulturës gjuhës dhe fesë indigjene inkanse.

1718 – Princi Aleksei Petrovich i Rusisë, biri i Pjetrit të Madh, vdes në mënyrë misterioze, dy ditë pasi senati e kishte dënuar me vdekje për komplot kundër atit të tij.
.
1870 – SHBA; Dita e Krishtlindjeve shpallet festë federale.

1945 – Përfaqësues të 50 vendeve u mblodhën në San Francisko të Kalifornisë për nënshkrimin e Kartës së Kombeve të Bashkuara. Organizata e re zevendësonte Lidhjen e Kombeve, e cila kishte dështuar të plotësonte premtimin a qëllimin për të cilën u krijua në fund të Luftës së parë Botërore; të parandalonte rendin e ri botëror të Hitlerit, dhe doktrinën militariste japoneze të Azisë për aziatikët; fundin e të cilave solli Lufta e dytë.

1948 – Aleatët perëndimorë të fillojnë një transport ajror në Berlin, pasi Bashkimi Sovjetik vendosi bllokadën ndaj Berlinit Perëndimor.

1953 – Lavrentiy Beria, kreu i policisë sekrete sovjetike, arrestohet nga Nikita Hrushovi dhe anëtarët e tjerë të Byrosë Politike. Beria ishte shefi më kohë-gjatë dhe më me ndikim i shefave të policisë sekrete të Stalinit, gjatë dhe pas Luftës së Dytë Botërore. Vetëbesimi i Berias në pozitën e tij pas vdekjes së Stalinit e bëri atë t’i nënvlerësonte anëtarët e tjerë të Byrosë Politike. Gjatë grushtit të shtetit të drejtuar nga Nikita Hrushovi, Beria u arrestua gjatë mbledhjes së Byrosë Politike dhe u akuzua për tradhëti të lartë – pas marrjes në pyetje, ai u dërgua në bodrumin e Lubyankas (zyrat e policisë sekrete) dhe u ekzekutua.

1963 – Presidenti amerikan John F. Kennedy mbajti fjalimin e tij “Ich bin ein Berliner”, duke theksuar mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për Gjermaninë Perëndimore, ndërsa Gjermania Lindore e mbështetur nga sovjetikët kishte ngritur murin e Berlinit.

1991 – Luftë 10-ditëshe: Ushtria popullore jugosllave fillon luftën në Slloveni; vetëm dy ditë më parë Slovenia kishte shpallur pavarësinë. Palët luftuese ishin forcat e mbrojtjes territoriale sllovene dhe ushtria popullore jugosllave. Lufta zgjati nderi në 7 korrik 1991, kur u nënshkrua marrëveshja e Brionit.

2000 – Presidenti Klinton shpall përfundimin e fazës së parë të plotësimit të informatave gjenetike të njeriut; quhet ndryshe gjenomi që shprehet në formën e helikës së dyfishtë ose ADN. Studimet krahasuese të gjenomit mes gjitarëve sugjerojnë se nga evoluimi njeriu ka ruajtur vetëm rreth 5 % të gjenomit njerëzor që prej ndarjes nga linja e përbashkët e gjitarëve rreth 200 milionë vjet më parë. Njeriu ka pësuar humbje të jashtëzakonshme të gjeneve të nuhatjes dhe ndjesisë gjatë evolucionit, gjë që shpjegon ndjesinë dhe nuhatjen e dobët të njeriut krahasuar me shumicën e gjitarëve të tjerë – disa prej këtyre shqisave njeriu i humbi ndërsa evoluoi të parit me ngjyra, aftësi që shumë kafshë të tjera gjitare nuk e kanë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat