Qyteti aq pak i njohur i veprave dhe njerëzve të mëdhenj

Historia

Qyteti aq pak i njohur i veprave dhe njerëzve të mëdhenj

Më: 1 korrik 2017 Në ora: 06:38
Eisenach

Eisenach, qyteti në landin e Tyringjisë, të Gjermanisë ku Martin Lutheri studioi latinishten dhe ku përktheu biblën në gjermanisht. Po ashtu edhe kompozitori i madh Johann Sebastian Bach ka lindur në Eisenach….

Pak njihet në opinionin e gjerë, përveçse nga gjermanët dhe studiuesit, por ky djep i rëndësishëm për njerëzimin, është një qytet i rrallë.

Me një numër të vogël banorësh, ai si ish-kryeqendra e Tyringjisë, mbart histori dhe vlera. Në të ngrihet kështjella e Wartburg-ut e mbrojtur nga UNESCO.

Në vitet 1200, Shën Elizabeta, Princesha e Hungarisë e njohur më pas si princesha e Tyringjisë ka jetuar në oborrin e Ludovingianëve, dinasti e njohur e atyre viteve.

Në kohët moderne, ka qenë sërish një qendër e rëndësishme që vizitohej shpesh nga përfaqësuesit e Klasicizmit të Weimar-it, përfshirë edhe Johann Wolfgang Goethe-n, shkrimtarin më të madh të Gjermanisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat