Sali Berisha poston videon e rrallë ku poeti Lasgush Poradeci përlotet për Kosovën

Historia

Sali Berisha poston videon e rrallë ku poeti Lasgush Poradeci përlotet për Kosovën

Më: 22 korrik 2017 Në ora: 22:47
Lasgush Poradeci

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka publikuar një video të rrallë të poetit të madh Lasgush Poradeci.

Në këtë video, teksa flet për Kosovën, nga dashuria dhe patriotizmi i madh, Lasgushi përlotet.

Telegrafi ju përkujton se teksa Poradeci anatemohej nga regjimi komunist në Shqipëri, “Rilindja” në Kosovë boton vëllimin e veprave të tij. Ky vëllim i realizuar me shumë përkushtim dhe shpenzime të mëdha, në Tiranë – me shumë peripeci po edhe këmbëngulje – atij ia dorëzon redaktori i “Rilindjes”, kritiku dhe shkrimtari Sabri Hamiti që kishte përgatitur këtë botim, parathënien e të cilit e kishte shkruar po ashtu.

Lasgushi, as në këto momente nuk ka mundur të përmbahet nga lotët. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat