Dëshmia tronditëse kontrabandë dhe kurvëri brenda minoritetit grekë gjatë viteve 1945-1949

Historia

Dëshmia tronditëse kontrabandë dhe kurvëri brenda minoritetit grekë gjatë viteve 1945-1949

Arben LLALLA Nga Arben LLALLA Më 8 gusht 2017 Në ora: 22:40
Letra

Gjatë sistemit diktatorian komunistë ishin me mijëra minoritar grekë që u vunë me sell dhe besnikëri në shërbim të sigurimit shqiptar. Ishin minoritarët grekë që e ruanin me besnikëri kufirin shqiptaro-grekë në pjesën e jugut të Shqipërisë. Kanë qenë me dhjetra shqiptar të cilët në tentativë për tu arratisur kanë rënë në dorë të fshtarëve minoritarë grekë sepse kanë kujtur se ishin në ndonjë fshat të Greqisë duke dëgjuar nga fshatarët që flisnin greqisht, por këta shqiptar në të vërtetë ishin në fshatrat e Shqipërisë që banonin minoritarë grekë, bashkëpuntorët besnik të sistemit diktatoria.

Shërbimi i sigurimit të Shqipërisë Komuniste kishte arritur që brenda në institucionet e Greqisë të kishte informatorë e saj besnik. Gjatë viteve të emigracionit ekonomikë në Greqi 1992-2004, njoha shumë prej informatorëve të sigurimit shqiptar të cilët tashmë ishin në moshë të madhe. Ata më treguan histori interesante nga më të ndryshme. Njoha dy vëllezër me origjinë vllehe nga Epiri, të cilët kishin arritur të kishin poste të larta në sigurimin e Greqisë, por i shërbenin fshehtas sigurimit të Shqipërisë. Njeri nga këta dy vëllezërit vdiq para një viti, ndërsa tjetri është ende gjallë në moshë 90 vjeçare.

Shumë grekët me ideologji komuniste të cilët u larguan nga Greqia gjatë luftës qytetare (1945-1949), dhe u vendosën përgjithmonë në Shqipëri punuan në sektorët sekrete të ushtrisë dhe të sigurimit të Shqipërisë. Kështu, u rrit artificialishtë edhe numri i minoritetit grekë në Shqipëri.

Image

Letra e gjatë e më poshtme i përketë pikërishtë njerit nga këta grekët i përzënë nga Greqia i quajtur Niko Braçis dhe që fillojë punë inspektorë i sigurimit të Shqipërisë. (Sot njeri nga këta grekë komunistë që erdhën në Shqipëri pas vitit 1945, ka njerin djalë historian i njohur që me penën e tij shkruan herë pas here kundër shqiptarëve dhe Shqipërisë). Nga analiza që i bëmë letrës nga ana gjuhësore vërehet se letërshkruesi është grekë. Grekët që e mësojnë gjuhën shqipen nga minoriteti grekë në Shqipëri përdorin gjininë femërore në rastet ku në gjuhën shqipe përdoret gjinia mashkullore. Ky është një difektë i përgjithshëm tek minoritarët për dallimin e gjinisë femërore dhe mashkullore në gjuhën shqipe, pra ku duhet përdoret shkronja E, A, I. (Këtë gabim e bënte edhe Vangjel Dule në shkresat që i drejtohej Ilir Metës)

Gjirokastër 1949/ Dëshmia tronditëse e spiunit grek për krimet, kontrabandën kurvëri, poshtërsi në Sigurimin e shtetit shqiptar.

Letra

Vdekje Fashizmit

Liria e Popullit

Komitetit Çentralë të Partis P. Shqipnis

I nënëshkruari Niko Braçis. Antari i partis P. greke që bënja pjesë në organizatën anti-fashiste greke të Gjirokastrës, dhe me shërbimë pran seksionit sigurimit Gjinokastrës, me punë kapter ju parashtroj sa më posht vijon...

Me Rezulicionit e Pleniumit XI nukë kam bër autokritik dhe kritikën mbi gambimet e mija që më jan paraqitur si antar partije dhe si organ i sigurimit.

Me qen që puna e sigurimit është nji pun speciale dhe rezervate për këtë ju dërgoj autokritikën dhe kritikën time.

Unë jam nji ushtarë i Ellasit i cili kamë ardhur në Shqipëri që në prillë të vitit 1945 mbasi ndiqesha nga monarko-fashistat grekë dhe që at herë kam hirë në organet të sigurimit dhe në punë time të përditëshme më jan kostatuar këto gambimet. Autokritikë unë jam pak llafazan si në populli kështu dhe në shokut, unë me populli s’jamë sjellur arogandë, por populli kishte frik nga mua, jo si person por si organë e sigurimit.

Jamë pakë imoralë.

Unë në fillim të vitit 1945 që kam hirë në punën e sigurimit deri në fillim të 46 unë s’kisha udhëzimet si për punë dhe punonja siç ma priste mendja time, kur kalonin nonjë njeri kufirim për në Greqi e kur kthiheshin na Greqia i arestonja dhe i mbanja në komandë dhe i lironja mbasandaj.

Në dhjetor të vitit 1945 kam shkuar në disa kasollet të katundit Goranxi natën për të kontrolluar me qen se vinin korjerat nga Greqia dhe provokova një djalë që gjoja jam grekë dhe dua të më lidhën me Vangjeli Gogoni nga katundi mir por më kuptuan dhe nuk më treguan. I arestova i kam dhën 4-5 pëllëmba dhe me të e mbajta një natë dhe me të nesërme e lëshova; këtë e bëra me kokën time.

Unë kam çfritëzuar K. Gogonin mbashkëpuntorjen t’onë jo me qëllim martes. Më 23 prillë të vitit 1947 ishte aratisur një djalë nga katundi Llongo dhe komanda e kompanisë Llozgo arestoi baban e djalit Anastas Vasilin dhe nji shokë tjetrë të quajtur Ziso Liango nga ai katund pa as nji arsie.

Në mbashkëpunim me komisarë e kompanis kemi rahur Zison dhe e kemi vën në korendë. Komanda e mbajti 2 dit dhe e lëshojti. Kam rahur dy pëllëmbë Vasili Bruzo nga katundi Llozgo mbashkë me përgjegjsin tim n/toger Nikolla Ndriçon.

Kam rahur me urdhrin e përgjegjësit tim n/toger Nikolla Ndriço dhe kam kërcënuar dy veta nga katundi Bularat Gligori Gaxhijan dhe Nikolla Mastakun se këta gjoja se kishin një grup gjë që kjo informata e kishte ___ një grua kurvë. Nasho Nikës dhe Nasho Nika e dha zirës time që kjo grup ishte organizuar gjë që kjo ishte krejtë fallco. Në vitin 1947 ësht arestuar nga forcat kufitare Dhimitri Çamati nga katundi Kakavijë i cili akuzoheshe që gjoja kish prer vijën telefonike. Ky u shoqërua në zirën tonë të Vriseras, atje e kam rahur dhe e vura në korendë. Jan dhe disa gjëra të vogla të cilat nuk më mbahen mendë.

Kritikoj Thanas Nika tash ne seksioni i sigurimit të I Gjinokastrës. Ka çfritëzuar Th. Karasu nga katundi Sotirë, e ka

dërguar në Greqi gjoja për formata që kjo nuk ësht e vërtet, mbasi ajo familjen e kishte në Athinë dhe siç thoshte do të kthehet prap, gjë që nuk u bë dhe në _________ të tij tha që u zu nga monarko-fashistat grekë. Kritikoj Thanas Nikën dhe vllan e tij që ishte dhe ai në seksionë të I Gjinokastrës, Koço Nika. Këta të dy e kishin si informator që sillte informata nga Greqia gjoja, por kjo bënte kotrabandë e cila quhet Vasillo Biçuni. Kjo trasportonte çorape, telat ombrelle dhe gjëra të tjera. Këtë e vërtetoj kështu që në vitin 1946 në shkurt, kjo u nis nga Llongo me nji ushtar të quajturë Jani Nasto nga Sofratikë, me çorape (18 sterlin) plaçka. Mir por monarko-fashistat e kuptuan që kjo merte kotrabantë dhe ia kan bër pritje na kufiri për ta plaçkiturë. Mirë por kjo ju iku nga duartë, neve kur pamë një gjë të tillë u detyruam që të hapim zjarë kundra monarko-fashistavet 2 orë resht. Me gruan nalt përmendur Nasho Nika dhe Koço Nika bënin punë seksuale dhe kotrabandë dhe parat i ndanin të dy.

Kritikoj Thanas Nika dërgonte Anastas Vasilin nga Llongo në Greqia për informata mirë por Anastasi sillte kotrabandë nga Greqia penjë dhe gjëra të tjera më së fundi nuk e dërgonin më nga mos besimi që Anastasi më tha që të sjellë çfarë të duash që andej. Si e pushojti i ka ngrën 15 dit rogë e ka deklaruar vet Anastasi tek mua. Kritikoj Thanas Nika që ka çfritëzuar P. Shinga nga katundi Jergucat që kjo ka dhëndrin e saj të aratisur nga radhët e ushtris t’onë. E kalojti kufirin gjoja për formatat gjë që kjo nuk bëhesh. Atje që shkojti në Janin dolli para gjiqit fallsifikim dhe tha për baban tim Aleksi Braçi që ka lidhje me mua dhe mi shqiptarët që kështu u dënua me thënjet të saj.

Kritikoj Veli Bakirin ish shefi i N/seksionit Sigurimit Gjinokastrës. Pasi më kish mbajturë nënë vrejtje 5 ditë në seksionë të Gjinokastrës që gjoja më akuzonte që kish lidhje me korjera grekë që vinin në tokën t’onë mua n/toger Nikolla Ndriçon dhe Kristo Barimi. Këto informata më ka dhën Nasho Nika që tij të kishin nënë vrejtje Veli Bakiri dhe mos besimi se unë mos kam rën në kompromis me korjerat grek që nuk i kapim dot.

Kritikoj drejtorin të degës sigurimit Gjinokastrës. Kap. Niko i cili ka dërguar toger Xhembro Ismailë dhe me mbashkëpunim me neve tre shokë të sigurimit. Kemi provokuar vet neve një grua për të aratisur për në Greqia që ta kapim neve – si këtë gjë e kemi mbaruar e kemi kapur gruan të quajtura M. Gjoka nga Sotirë e cila sot ësht në mburg. Me kaqë përfundoj. Tjetrë gjë nuk më kujtohet mbasi më janë mbetur dhe gjëra të tjera.

Për të gjitha këto gambimetë që më janë paraqiturë mua si person arsia ësht se unë jam mbetur 4 vjet resht në një sektor pa më dhën udhëzimet të duhura nga superiorët time dhe as dorë gritje personale se kjo gjë ësht e vërtet që shokët të tjerë kanë bërë gabimet më të rëndë nga mua s’jan dalë në mas mbasi ishin trasferuar gjetkë. Kurse sot unë qitem në lirim nga sigurim si dhe na ushtria nga opinione të popullit dhe neve vet e provojmë këtë gjë që populli kishte opinionë të keqë për neve. Por neve si komunista japim fjalën e nderit ne partin që këto gabimet do t’i ndreqim duke punuar kthesë në vijën e drejt të partis s’onë dhe të popullit dhe kauzën kundra armikut të mbrendshmë dhe të jashtmë.

Me nderimet shoqërore Antar i P.P. greke

Niko Braçis (firma)

Tiranë 19/II/949

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat