Gjigandi Havzi Nela dhe liliputët që nderojnë komunistin Antiono Gramshin!

Historia

Gjigandi Havzi Nela dhe liliputët që nderojnë komunistin Antiono Gramshin!

Nga: Besim Ndregjoni Më: 9 gusht 2017 Në ora: 13:44
Havzi Nela

Sot mbushen 29 vite, që regjimi komunist do të dënonte me varje poetin disident , martirin e lirisë , birin e Kollovozit të Kukësit Havzi Nela. Shqipëria atdheu i tij i dashur që i kushtoi  jetën e tijë në mbrotje të lirisë dhe dashurisë njerëzore do ta përcillte këtë dënim mesjetar me trishtim të madh. Këtë dënim makabër varja me litar Evropa e kishte hequr nga legjislacioni që në vitet 30. Kurse Shqipëria nën drejtimin e diktaturës komuniste praktikonte këtë lloj dënimi per ti bërë karrshillek europës së lindjes që po shembte muret ideologjike e sunduese te komunizmit duke paraqitur bilancin e tirshtueshem me mbi 6000 të vrare nga diktatura komuniste enveriste. Për Havzi Nelën është shkruar vazhdimisht, në këto 27 vite e mendoj se për të do të vazhdojnë të shkruajnë gjithmonë. Në përgjithësi shoqëria, jashte  politikës , është munduar të zbardhë gjithçka rreth poetit: janë botuar poezitë e tij,  janë analizuar e interpretuar krijimet e tij, një përmbledhje me shkrime të zgjedhura për Havzi Nelën  çdo vit anembanë vendit mbahen tubime shkencore, konferenca përkujtimore për poetin, janë bërë dokumentarë.  

Në qytetin e Kukësi i  kanë vënë emrin e tij nje shkolle gjimnazi. Presidenti, e ka dekoruar Havzi Nelën me titullin e lartë “Nderi i Kombit”. Të propozuar nga Unioni i të Burgosurve dhe të Përndjekurve  Politikë. Gjithçka korrekte, gjithçka në përputhje me  nderimin e  poetit-martir, ashtu siç i takon një simboli të luftëtarit që flijohet për çështjet e përjetshme të lirisë e drejtësisë.  poetin që shkruante nga katakombet komuniste, në burgun e Spaçit 1974 për “Frymën e Helsinkit”. Atdheu, të cilin poeti e mbuloi me muzën e vet,  për poetin që vargjet i shkruante qelive,  duke sfiduar xhelatët e  diktaturës , për poetin që shkoi ballëhapur drejt vdekjes pa bërë asnjë lëshim të vogël, por duke marrë mbi vete gjithë frikërat e dobësitë tona, në emrin tone.

Vetëm shteti ynë e ka  të pamundur nderimin e kujtimit të tij. Sepse shteti shqiptar, institucionalisht, e  fyen  kujtimin e tij duke luajtur me të një lojë me standarde të dyfishta, hipokrite. Sepse, paralel me nderimin dhe përkujtimin tonë, institucionet e shtetit, para se të nderojnë emrin e tij, e kanë fyer dhe njollosur kujtimin e Havzi Nelës. Këto ditë Ministrja e Kulturës Kumbaro doli para mediave e qeshur e gezuar për një projekt madhor për të nderuar tek institucjoni që drejton memorializimin e veprimtarisë komuniste të shtetasit Italian Antiono Gramshit.

Në qoftëse ky shtetas i huaj kishte dhënë një kontribut për shqiptarët dhe Shqiperine do të ishim dakortë që ta nderonim veprimtarinë e tijë. Dihet që Antiono Gramshi ka zhvilluar veprimtarinë komuniste në shtetin e tij Itali, dihet se ideollogjia komuniste shkatrroi mijera jetesh europian ku u instalua. Dihet se ne shqiptarve ideologjia e komunizmit na shkatroi si kombe, duke mbushur token shqiptare me varre të pafajshme vetem se keta shqiptar deshën lirine dhe urrenin ideollogjinë  e krimit, ideologjinë e Antiono Gramshit. Qeveria e rilindjes në këtë 29 vjetor të ekzekutimit përbuz gjikandin e lirisë së shqiptarve poetin Havzi Nela dhe nderon komunistin Antiono Gramshi. Ky është shteti rilindas  që nderon ideollogët vrasës të Havzi Nelës.

Zonja Ministre kush ta jep të drejtën ty që taksat e familjeve të martireve të lirisë ti përdorish për të nderuar ideologjinë vrastare të komunizmit. Për të nderuar ata që me ideologjinë e tyre varën poetin. Antiono Gramshin le ta nderoi shteti i  tije Italia. Ministria ku ju drejtoni është e shqiptarve, dhe aty në at vend duhet vendosur busti i poetit Havzi Nela që me martirizimin e jetës, me gjakun e pafajshëm që derdhi për liri të krijoj dhe ty mundesinë që të bahshe minister.

Fatkeqësisht, kështu kanë shkuar punët në Shqipërinë tone. Liliputët e trashgminisë komuniste nderojnë komunistin Antiono Gramshin dhe përbuzin poetin e lirisë Havzi Nela. Nderimi  nga ana e shtetit është kontradiktor, irritues e thjesht i pavlefshëm.  Ismail Kadareja bën një sugjerim  ne 20 vjetorin e varjes poetit..”Poeti është  në  botë e  amshuar, por shoqeria shqiptare  a është e qete.” Në rrugëtimin tone  drejt përparimit dhe Europës, është  shembulli i qëndresës, dinjitetit dhe martirizimit të poetit Havzi Nela, i cili nga katakombet e burgjeve komuniste parandiente “frymën e Helsinkit” kur politikanët e sotëm nuk ia dinin as emrin. Pikërisht , politika  shtetërore me trashëgimtarët e diktaturës në instancat më të larta të Drejtësisë e mban peng të verteten e krimit komuniste. 

Në këtë mënyrë, e gjithë shoqëria jonë vazhdon të mbetet peng i së shkuarës, përderisa nuk përballemi ligjërisht me të, por mundohemi t’i gjejmë zgjidhje problemit duke i rënë atij nga dera e pasme, d.m.th., duke ia lënë zgjidhjen kohës, vdekjes biologjike të aktorëve, me shpresën se ndoshta një ditë gjithçka do të harrohet. “Nëse ne nuk do të ishim një shoqëri e përgjumur, shpërfillëse, nëse ne do të dinim të reagonim, të kërkonim llogari, atëherë jam i bindur se shteti, nuk do të mundet të abstragojë nga kujtesa e vërtetë e Havzi Nelës, Ne duhet t’ia kthejmë Europës dëshmorët e saj të parë, të rënë në ferrin e totalitarizmit stalinist enverist shqiptar.

Ne i afrohemi Europës me dëshmitë e martirizuara të lirisë, me  Havziun, Trifonin, Vilsonin dhe Gencin, por dikush na mban peng në këtë vërdallosje, sepse mendon se në Europë duhet të shkojmë medoemos, më parë se me poetët e vrarë, me vrasësit e tyre. Dhe ngelemi jashte Europes se ajo nuk na pranon me vrasesit e poeteve por me matirizimin e poeteve. Duke qenë heroi i vetvetes, ai natyrisht që jepte nga vetvetja edhe për të tjerët. Dhe vargjet e poetit sot tingllojne fuqishem për shoqërinë;

Ma mire i vdekur e me nder, Se me më sundue, Një derr beterr.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat