100 vjetori i lindjes së Babë Tahirit - Tahir Curran Kërrnajës nga Malësia e Gjakovës

Historia

100 vjetori i lindjes së Babë Tahirit - Tahir Curran Kërrnajës nga Malësia e Gjakovës

Nga: Beqir SINA - New York Më: 18 gusht 2017 Në ora: 17:59
Tahir Kërnaja

NEW YORK : Shkas për të përkujtuar këtë figurë të diasporës shqiptare, në SHBA, është bërë sot rrjeti social Facebook, i cili përcillte sot një shkrim të gazetës shqiptaro amerikane Illyria dhe një fotografi të gazetës Bota sot publikuar, kur Tahir Curran Kërrnaja ose si e thërrisnin shqiptarët e Amerikës Babë Tahiri, vdiq në Nju Jork, në moshën 
Në librin e tij për shqiptarët e Amerikës, botuesi Vehbi Bajrami, shkruan se  Tahir Curran Kërrnaja, u lind në Gash të Malësisë së Gjakovës (Tropojë), në vitin 1917, në një familje me tradita të spikatura patriotike dhe atdhetare. Mbaroi katër klasë bujqësie në Shkollën Teknike Tiranë, në vitet 1935 – 1938. Mbas okupimit të Shqipërisë nga Italia fashiste ka shkue në Itali, në Kaserta, ku kreu kursin për Kuestor dhe është kthye në Shqipni me detyrë polic i Sigurimit Publik, në skuadrën administrative. Më vonë u gradue kapter i II-të dhe pastaj kapter i I-rë.

Gjatë viteve të studimit ai u njoh me shumë studentë nga Kosova, të cilët ranë për çlirimin e Kosovës, si Emin Duraku, Hajdar Dushi, Xheladin Hana etj. Kjo kishte ndikuar që ai, pasi iku nga policia e Tiranës, më 1943, të shkojë në çetën e Xhevdet Petrelës. Aty qëndroi katër muej si partizan. Më vonë, me urdhërin e Mustafa Gjinishit, shkon në Pezë, ku ka ndejtë deri më 23 shkurt 1944, në çetën e Nuz Hakrames e Mahmut Agollit me pseudonimin “Xheku” dhe ka qenë togë-komandant.

Image

Pas tradhëtisë së komunistëve shqiptarë, të cilët u nënshtruan dhe u kthyen në një filial të Partisë Komuniste Jugosllave, Tahiri vendos të largohet nga çetat partizane, gjë për të cilën priste vetëm rastin. Në Gurë të Bardhë sëmuret rëndë dhe merr leje me shkue në Tiranë. Në terrorin e 4 shkurtit iku nga spitali dhe shkon në Gurë të Bardhë, ku ka ndejtë 10 ditë me Mustafa Kaçaçin. Prej Gurit të Bardhë shkon në Farkë e prej këndej në Bulticë dhe pastaj në Ziher. Në Ziher takohet me kolonelin anglez që kishte qenë më përpara në Pezë. 

Pasi i sqaron rrethanat e tij, koloneli anglez i kërkoi që të rrinte aty dhe ta ndihmonte. Prej këndej, bashkë me kolonelin, shkojnë në Macukull të Matit e pastaj kthehen prapë në katundin Shupal të Tiranës, duke kaluar më pas në Shëngjergj, e pastaj anglezët ikin për në Jugosllavi. Njëri prej këtyre oficerëve anglezë, majori Nil, qëndroi në Shupal dhe Tahir Currani rrinte me të. Majori Nil i thoshte Tahirit se është njëlloj me ndejtë si me mue edhe me partizanët. 
Gjatë kësaj kohe anglezët janë takue rrgullisht me Abaz Kupin në Shupal të Tiranës.

Arratiset dhe bashkohet me grupet anti - komuniste në mërgim, me patriot e atdhetar të vërtet, bashkëluftëtar të përbetuar të regjimeve sllavo - komuniste, në ish Jugosllavi dhe në Shqipëri, duke demostruar së bashku me bashkëveprimtar të njohur të çështje sonë kombëtare, karakter të fortë, qëndres stoike,  madje edhe duke nxitur e inspiruar edhe shqiptarët e tjer të Amerikës, kundra regjimit të ish Jugosllavisë, dhe atij të regjimit komunist në Shqipëri.

Tahir Kërrnaja, ndërroi jetë më 4 shtator 2002, në moshën 85 vjeçare, në Bronx të SHBA. 
Kështu do të shkruante atë ditë gazetari Ismail Gashi, në gazetën shqiptaro amerikane “Illyria”, të 6 – 9 shtator 2002, teksa do të shtonte se dëshira e vetme e tij, lënë amanet bashkëveprimtarëve, ishte që trupi i tij të prehej në Kosovën e lirë. Dhe këtë amanet, më 13 shtator 2002, e përmbushën bashkëveprimtarët e tij, vëllezërit Bytyçi, Harri Bajraktari, Zef Balaj, Musli e Sami Mulosmanaj, Vehbi Bajrami, nipi i tij Hysen Kërrnaja, familja Zherka etj. (I. Gashi, “Illyria”, 6 – 9 shtator 2002).

Më 15 shtator 2002, në varrezat e Prishtinës u bë varrimi i atdhetarit, veprimtarit dhe patriotit të madh Tahir Curran Kërrnaja, i cili gjatë gjithë jetës së tij me një vullnet të pashoq dhe prej guximtari iu përkushtua dhe punoi për çështjen shqiptare.

Për ta përcjellë për në banesën e fundit kishin ardhur shumë intelektualë, veprimtarë politikë, fetarë, bashkëveprimtarë të të ndjerit si dhe qytetarë nga të dyja anët e kufirit. Në këtë ceremoni mortore nuk munguan as telegramet e shumta të ngushëllimit, të dërguara nga presidenti i Kosovës dr. Ibrahim Rugova, Këshilli Komunal i Prishtinës, si dhe shumë shoqata e organizata nga e mbarë bota shqiptare. 

Image

Në emër të Këshillit Komunal të Prishtinës foli z. Sali Gashi, i cili figurën dhe veprimtarinë e atdhetarit Tahir Kërrnaja e çmoi lart duke thënë se i ndjeri Kërrnaja ishte një nga lajmëtarët e institucionalizimit të çështjes së Kosovës dhe si i tillë ai gjithmonë do të mbetet në zemrat dhe mendjet tona. 

Ndërkaq, Harri Bajraktari, bashkëveprimtar i atdhetarit Tahir Kërrnaja, shkoqiti disa nga momentet e veprimtarisë që Babë Tahiri së bashku me bashkëatdhetarët e tjerë bën për çështjen shqiptare. Testamentin e lënë nga vetë i ndjeri Kërrnaja e lexoi Kujtim Zherka, ku ndër të tjera ai kishte lënë të shkruar se trupi i tij duhet të pushojë në kryeqytetin e Kosovës. Me disa fjalë të shkurta miradie dhe ngushëlluese veprimtarinë e atdhetarit Kërrnaja e nderoi z. Shefki Ujka në emër të gazetës kombëtare “Bota Sot”. Me telegrame ngushëlluese u paraqitën edhe shumë veprimtarë si Rexhep Boja (në emër të Bashkisë Islame), pastaj Maliq Arifaj, Sejdi Bytyçi (bashkëveprimtar), Kajtaz Fazlia, nga BK-ja, prof. Zekeria Cana, Zef Balaj e po ashtu u lexua një letër ngushëllimi dërguar nga veprimtari Sami Repishti. 

Në fund të kësaj ceremonie mortore, nipi i të ndjerit Kërrnaja, Hysen Kërrnaja, falënderoi të gjithë ata që morën pjesë në këtë ceremoni mortore, si dhe të gjithë ata që ndihmuan që eshtrat e tij të sillen në Kosovë. (B. Desku, “Bota Sot”, 16 shtator 2002)
Presidenti Rugova: Babë Tahiri u bë lajmëtar i çështjes së Kosovës

Në telegramin e ngushllimit të presidentit Rugova për familjen dhe bashkëveprimtarët e Babë Tahirit theksohet:
“ … Tahir Kërrnaja apo Babë Tahiri, siç e thërrisnin me nderim shqiptarët, gjithë jetën dhe veprën e vet ia kushtoi kombit dhe Atdheut. Ai hyn në vargun e atdhetarëve të devotshëm për çështjen shqiptare dhe për Kosovën. Për dekada të tëra ai punoi për Kosovën. Duke ndjekur traditën shqiptare, Babë Tahiri u bë lajmëtar i çështjes së Kosovës, u bë burrë i kushtrimit, që nuk pushoi natë e ditë.

Me dinjitet, me guxim dhe modesti e kreu detyrën e lajmëtarit për Kosovën që ia caktoi vetes. Babë Tahiri me punën e tij ishte njëri nga nismëtarët e Lëvizjes shqiptare për Kosovën në SHBA, që më vonë u bë e fuqishme dhe e respektuar nga Kongresi dhe Administrata si dhe nga populli amerikan. Ai me punën e tij e shpejtoi lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Tahir Kërrnaja do të mbetet si njëri ndër burrat e shquar të Kosovës dhe të botës shqiptare. Ai e përmbyllli shekullin e tij të mbushur me një vepër të shkëlqyer për Kosvën dhe kombin shqipëtar. Jemi krenar që e patëm.”

Babë Tahiri figurë kryesore në librin ;” KOSOVO Path to Freedom – KOSOVA: Rruga e Lirisë ” i autorit Sergio Bitiçi

“KOSOVA: Rruga e Lirisë”, është një libër që ofron një rekord të veçantë historik, të rolit vendimtar që ka luajtur në disaporën shqiptare, organizata e Rinisë Shqiptare të Kosovës në Botën e Lirë dhe të komunitetit shqiptaro-amerikan, të bëra së bashku në mbështetje për mbrojtjen e Kosovës, dhe rrëzimin e komunizmit në Shqipëri

Biznesmeni i sukeseshëm Sejdi “Sergio” Bytyci, njëhereshit dhe veprimtar e aktivist i komunitetit, duke nxjerr këtë libër mbasi kishte çelur edhe dy ekspozita solo, ka arritur të tregojë se nuk është vetëm një piktorë i apasionuar dhe një talent i mirë i këtij lloj arti në komunitetin e artistëve, por tani ai na prezantohet edhe si autorë i një libri. 
Ai së bashku me një grup veprimtarësh shqiptarë, miq të librit edhe këta, poetë, shkrimtarë dhe artistë shqiptarë, si dhe amerikanë u mblodhën pesë vjet më parë në Galerinë ëestbeth, mjaft e njohur në Neë York, pjesë e një komuniteti të njohur artistësh në lagjen West Village, ku anëtarë i saj është edhe vetë Bytiçi, i cili prezantoi librin e tij të parë me titull ;” KOSOVO Path to Freedom – KOSOVA: Rruga e Lirisë “.

Image

Libri i Bitiçit; “KOSOVA: Rruga e Lirisë”, ofrojë një rekord të veçantë historik, të rolit vendimtar që ka luajtur në disaporën shqiptare, organizata e Rinisë Shqiptare të Kosovës në Botën e Lirë dhe të komunitetit shqiptaro-amerikan, të bëra së bashku në mbështetje për mbrojtjen e Kosovës, dhe rrëzimin e komunizmit në Shqipëri. 
Ndoshta, ky mund të konsiderohet edhe si dokumenti i parë, i përkushtuar për të parë se si funksionoi dhe si punoi në atë kohë disapora shqiptare, organizata e Rinisë Shqiptare të Kosovës në Botën e Lirë dhe komuniteti shqiptaro-amerikan, kur Kosova ishte Krahinë e ish Jugosllavisë dhe Shqipëria ishte totalisht, e izoluar nga bota – nën sundimin komunist të Enver Hoxhës.

Në atë libër theksohet se si shqiptarët e Amerikës së bashku me disaporën shqiptare në botë dhe organizata e Rinisë Shqiptare të Kosovës në Botën e Lirë, dolën në mbrojtje të të drejtave të shkelura, dhe se si këta shqiptarë u bënë zëri i shqiptarëve për lirinë e shqiptarëve etnikë, që ishin të shtypur në ish Jugosllavi, e cila nuk egzistonë më, mbas shkërmoqjes së saj.

Materiali i botuar në këtë libër,” KOSOVA: Rruga e lirisë “, përbëhet nga disa memorandume të rëndësishme, drejtuar kancelarive, dhe organizatave botërore më prestigjoze të asaj kohe si OKB-ja e tjerë, letra e telegrame drejtuar presidentëve të shteteve më të mëdha të botës, përfshirë Shtëpinë e Bardhë, artikuj për Kosovën në gazetat më të njohura të kohës, shqiptare dhe të huaja, fletushka të shpërndara nga patrioti i flakët Tahir Kërnaja, të cilat u shpërndanë nëpër sheshet e qendrat e ëashingtonit dhe Neë Yorkut, nga AKYFë në mes të viteve të 1960 dhe 2002. Dhe korrespondencën- e ruajtur me kujdes nëpërmjet faksimileve të telegrameve me dy kryetarët e asaj kohe; Marshallin Tito dhe Enver Hoxhën.

” KOSOVA: Rruga e lirisë “, i zoti Sergio Bitiçi, në prezantimin e vetë autorit i librit…….
Autori i librit kujtojë ato vite të vështira kur Kosova nuk njihej as në ëashington, Neë York e gjetkë. “Ishte një kohë kur fjala “Kosovë” do të thoshte qysh në fillim të fjalës së tij autori i këtij libri Sergio Bitiçi, nuk njihej dhe, kur shqiptarët e Amerikës, që do të realizonin lobimin e tyre të mrekullueshëm e historik në kryeqytetin amerikan dhe në kryeqendrën botërore Neë York, ishin ende të rinjë, periudhë kjo kur nuk kishte LQSHA as KKSHA, dhe VATRA fatlume për fatet e kombit, kishte lënë pas vitet e saj të arta.”
Më tej ai ka vijuar duke thënë se i ashuquajturi “terr informativ” nuk ekzistonte vetëm në Jugosllavinë e asaj kohe por edhe në Perëndim, ku lajmet për tragjiditë e shqiptarëve sakrifikoheshin për hirë të idealizmit të Titos dhe federatës që kishte mësuar artin e të qenët i paanshëm ( apo me saktë “të dy anëshëm”) në kohën e Luftës së Ftohtë.
“E megjithatë, tha Bitiçi ishte një organizatë shqiptare që vepronte në mënyrë të nëndheshme në SHBA për të sensabilizuar opinionin amerikan për kauzën e shqiptarëve që jetonin në ish Jugosllavi. Dekleratat, dhe buletinet e saj të nxjerra në kushte të vështira, pa mjetet dhe mundësitë që ekzistojnë sot u dërgoheshin redaksive dhe axhensive më të njohura të kohës, dhe u shpërndaheshin diplomatëve e njerëzve përpara institucioneve të OKB -ës, në Neë York.”

Sipas tij e njohur si Rinia Kosovare në Botën e Lirë, ajo veproi për disa dekada duke filluar nga vitet 60-ta, duke ndërmarrë një mision në dukje të pamundshëm e që pak është vlerësuar sot kur vetë Kosova po bëhet vetë me shpejtësi pjesë e asaj bote të lirë nga e cila flisnin e vepronin djemtë e vajzat e saj – në mërgim.

Në fakt, nuk është e habitëshme, që sot kur flitet për rolin e shqiptarëve të Amerikës, në ndihmën që i dhanë Kosovës lançohet kryesisht veprimtaria e atyre viteve 90-ta, e të tjerat lihen në harresë. Por, historia e shqiptarëve të Amerikës dhe në veçanti ajo e angazhimit për kauzën e Kosovës dhe të shqipëtarëve në ish Jugosllavinë, do të ishte e paplotë pa kontributin dhe rolin që luajti në atë kohë Rinia Kosovare në Botën e Lirë.

Me këtë rastë vetë Sergio Bitiçi, përkujtoi dhe nderoi një figurë themelore të Rinisë Kosovare në Botën e Lirë, që ia kushtoi gjithë jetën kuazës së atdheut të tij, veprimtarin e ndjerë , Tahir Kërnaja, i njohur nga shqiptarët si “Babë Tahiri”, ose njeriu i demostratave në Shtetet e Bashkuara për Kosovën dhe të drejtat e tyre në trojet etnike. Kërnaja, tha ai ishte në ato vite të errëta, trim dhe frymëzues për brezin e sapo ardhur të shqipëtarëve në SHBA.

“Pikërishtë, në një kohë kur UDB-ja, Jugosllave po eleminonte një e nga një në Perëndim të gjithë kundërshatarët politikë të regjimit, me një efikasitet dhe mizori që linte pas dhe KGB-nën ruse, Tahir Kërnaja ishte i vetmi që nuk druhej të ofrojë veten publikisht së bashku me anëtarët e Rinisë Kosovare në Botën e Lirë” tha ai.

Folësi kryesorë ishte studiuesi amerikanë, profesori i Universitetit Columbia ish diplomati David Philips
 Ai tha se :”Ky libër është një dëshmi e qartë asaj se çfarë ka bërë Tahir Kërnaja, por edhe çfarë kanë bërë shqiptarët e Amerikës dhe Rinia Shqiptare Kosovare në Botën e Lirë, për demokratizimin e Shqipërisë rrëzimin e Komunizmit, dhe çlirmin e Kosovës pavarësinë e saj dhe zgjidhjen e çështjes shqiptare, dhe mbi të gjitha është edhe një “dëshmi” e autorit të këtij libri zotit Sergio Bitiçi.”

Disa njërëz këtu në sallë, theksojë professor Philips janë deshmitarë dhe pjesë e kësaj historie të shqiptarëve në diasporë, disa të tjerë janë në arshivat e historisë tuaj, disa të tjerë kan qenë ata që u kan udhëhequr ju – ose kan qenë avokatët e çështjes shqiptare në Uashington – “Zëri i Juaj” në Uashington, të gjithë keni pasur me një qëllim të vetëm çështjen shqiptare – në Shqipëri, Kosovë e viset shqiptare në Ballkan. Ju të gjithë së bashku keni bërë një punë të madhe, gjatë gjithë kësaj kohe në Shtetet e Bashkuara.
Më pas në mënyrë domethënse në këtë prezantim profesor David Philips, u shpreh se :”Kjo është edhe arsyeja sepse sot SHBA kan lidhje të ngushta me Shqipërinë dhe shqiptarët; është sepse ne kemi ndarë të njëjtat vlera me ju – të cilat janë të mishëruara tek liria dhe demokracia, tregëtia e lirë . Shumë njerëz mendojnë se ajo që ndodhi në Kosovë me ndërhyrjen e Natos, “ndodhi brenda natës!” ky është një koncept i gabuar! tha ai duke shtuar se NATO , SHBA dhe aleatët e saj kishin dekada që mendonin për tu bërë mbrojtës së të drejtave të shqiptarëve, të cilët po me ndihmën e Natos dhe SHBA kan bërë ndryshime të mëdha, dhe këto fakte ne i gjejmë në çdo faqe të librit “Kosovo Path to Freedom” të autorit Sergio Bitiçi.

Vetë profesori i Universitetit të Columbia-s, i cili është njohës i mirë i çështjeve shqiptare dhe ka qenë i angazhuar për gati çerekshekulli si studiues , si aktivistë, studiues, ligjerues dhe si diplomat në zhvillimet që kanë të bëjnë me Balkanin, pohojë së fundi, se ai është nismëtar i një projekti të njohur si “Projekti i Fiqnjësisë Shqiptare”, projekt që me sa duket promovon integrimin e natyrshëm të Shqipërisë etnike në shumë fusha të jetës dhe njohjen e kësaj dukurie të pashmangëshme nga komuniteti ndërkombëtarë.
Një numër i pjesmarrësve bënë komente dhe pyetje për projekt inisiativën e Professor David Philips, si dhe përshëndetën ngrohtësisht autorin e librit zotin Bityçi. Ata komentuan dhe rikujtuan pjesë nga jeta e tyre në mërgim dhe i dhanë meritat që i takojnë autorit të librit ;” KOSOVO Path to Freedom – KOSOVA: Rruga e Lirisë “. Një duartrokitje e veçantë u rezervua me këtë rastë edhe për vëllezërit Bytyçi, për kontributin e tyre në dekada për çështjen shqiptare.

Ndërata që përshëndetën, pyetën dhe komentuan ishin edhe shkrimtari i njohur Naum Prifti, kryetari i Vatrës, Dr Gjon Buçaj, veprimtarët Musli Mulosmani dhe Harry Bajraktari, shkrimtari dhe poeti Uk Lushi, kryeredaktori i gazetës shqiptaro amerikane Ylliria, zoti Ruben Avxhiu dhe e bija e autorit.

Mysafirë të shumtë mes tyre edhe afaristë, biznesmen, artistë, politikan, gazetarë, shkrimtarë, poetë, sudentë e studente shqiptarë e amerikan, që studion nëpër shkollat amerikane, bashkëshortja e autorit, fëmijët si dhe vëllai i tij Zabiti e të tjerët morën nga një kopje të librit me nëshkrimin e autorit.
 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat