Letra / “Udhëtimi i një jete. Aventura jonë mbi një top, që vërtitej nëpër Univers”

Historia

Letra / “Udhëtimi i një jete. Aventura jonë mbi një top, që vërtitej nëpër Univers”

Më: 21 gusht 2017 Në ora: 06:54
Hëna

Në orët e para të 21 korrikut 1969, menjëherë pasi Moduli Hënor “Apollo” zbriti në sipërfaqen e Hënës, Neil Armstrong dhe Buzz Aldrin u bënë njerëzit e parë që shkelnin në satelitin e Tokës. 28 vjet më vonë, Buzz i shkroi një letër Barry Goldmanit, një profesor në Universitetin e Maryland. “Shëtitja jonë mbi Hënë i shtoi vlerë jetëve të të gjithë atyre që morën pjesë. Çdo njeri u ndje mirë për kombin që e arriti këtë gjë – që bota, që njerëzimi, mundeshin ta bënin këtë”, shkruan ai.

Më poshtë letra e plotë

25 shtator 1997

I dashur Z. Goldman,

Po ju shkruaj për të ndarë disa nga idetë dhe mendimet e mia personale, për përvojat e mia që lidhen me zbritjen në Hënë.

Shpesh e kam përshkruar Hënën si një “shkretim madhështor”. Horizonti i saj shkëmbor përkulej drejt të zesës së thellë të hapësirës, duke e bërë përsosmërisht të qartë se po qëndronim mbi një top, i cili vërtitej nëpër Univers.

Kur e ngula flamurin amerikan në sipërfaqen e pluhurosur të Hënës, më erdhi një mendim i pazakontë: një miliard njerëz po më shikojnë në televizion. Qeniet njerëzore kurrë nuk kishin qenë më larg se sa kishim shkuar ne, as nuk kishin patur më shumë njerëz që të ishin duke menduar për to!

Unë mendoj se shpirti dhe sensi i përfshirjes, që shfaqet prej numrit të njerëzve të cilët e kujtojnë me saktësi se ku ndodheshin në momentin kur ndodhi ajo ngjarje, e ka bërë edhe më të qartë për mua, me kalimin e viteve, se shëtitja jonë mbi Hënë i shtoi vlerë jetëve të të gjithë atyre që morën pjesë. Çdo njeri u ndje mirë për kombin që e arriti këtë gjë – që bota, që njerëzimi, mundeshin ta bënin këtë.

Unë kam fotografi të vetes sime në Hënë, të cilat gjithmonë do të më kujtojnë atë vend të çuditshëm dhe magjepsës. Eshtë udhëtimi i një jete.

Në lidhje me pyetjet tuaja për eksplorimin hapësinor në 50 vite: të gjithë arsyetimet reduktohen në një të vërtetë të thjeshtë: ne do të ecim mbi Mars, me shpirtin dhe mrekullinë që e bëjnë të dallohet specien tonë.

Sinqerisht,

Buzz Aldrin

APOLLO XI / Bota.al

 
 
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat