Ja si denoncohej regjimi hipokritë i Ramiz Alisë, në Amerikë, dhe sensabilizohej OKB -ja, me krimet e komunizmit në Shqipëri

Historia

Ja si denoncohej regjimi hipokritë i Ramiz Alisë, në Amerikë, dhe sensabilizohej OKB -ja, me krimet e komunizmit në Shqipëri

Nga: Beqir SINA - New York Më: 21 gusht 2017 Në ora: 18:32
Një grup i të emigruarve, kundërshtar të përbetuar të rregjimit sllavo komunist në ato vite, bëhet fjalë sipas të ndjerit Musli Mulosmani - rreth 100 veta të cilët ishin pjesëmarrës me gjithë familjet e tyre, përfshirë edhe gratë e fëmijët, të arratisur nga Shqipëria.

Kundërshtarët e përbetuar të rregjimit komunist në mërgim, e pritën Ramiz Alinë në Neju jork, me demostra anti komuniste:’ Një pankart e perdorur me karikaturën : ishte një skel e një vinçi të lart ndërtimi, ngritur deri në kup të qiellit, ku dallohet në qendër të saj një hartë hyjnore me aureolën e Shqipërisë Etnike, e cila ka nisë të rrezatojë qysh nga Kosova, dhe viset shqiptare, nën ish Jugosllavi, ku në ganxhën e hekurt, është vendosur edhe litari në qafë të varur, i poetit disident Havzi Nela”

Një grup i të emigruarve, kundërshtar të përbetuar të rregjimit sllavo komunist në ato vite , bëhet fjalë sipas të ndjerit Musli Mulosmani - rreth 100 veta të cilët ishin pjesëmarrës me gjithë familjet e tyre, përfshirë edhe gratë e fëmijët, të arratisur nga Shqipëria, prej nga Saranda deri në Vermosh anëtar të organizatave politike të djathta dhe mospajtuese me komunizmin, që nga “Legaliteti”, “Balli Kombëtar”, “Heroizma Shqiptare” dhe “Blloku Indipendent”, “ Lidhja Kosovare në Botë”, “Rinia Shqiptare në Botë”, të gjithë ata që demostronin me famurin shqiptar pa yllin e komunizmit,”   shumica e të cilëve, ndërkohë vazhdonin të kishin probleme me drejtësinë politike të Tiranës, mbasi atyre u ishte e ndaluar të vizitojnë Atdheun e tyre, u mblodhën më 28 Shtator 1990 para Pallatit të Kombeve të Bashkuara, për të protestuar kundra vizitës së Ramiz Alisë në Nju Jork, përkatësisht, pjesmarrjen e tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB”.

Po sipas këtij burimi, protestuesit megjithse në numër të vogël , arritën të tërheqën vemëndjen e gazetave më të njohuara të botës, sidomos atyre të ish vendeve komuniste , që ishin pjesëmarrës në AP të OKB, të cilët u tregonin më pas vendeve të tyre, “se ja çfarë bëjn shqiptarët për rrëzimin e Komunismit dhe si e presin me demostrata Presidentin e fundit komunist në Europë”.

Image

Të nesermen të gjitha mediat amerikane, dhe gazetat njujorkeze;  “New York Daily News”, “New York News-day”, “New York Post,” televizionet dhe radiot e Nju Jorkut, përfshirë edhe gazetën më të madhe në botë “The New York Times”, e cila kishte dërguar posçërisht në sheshin ku mbahej protesta kundra Ramiz Alisë, koorespondetin e saj David Bider, i cili shkroi të nesërmen se një grup kundërshtarësh politik, emigrantë shqiptar anti komunist në New York, e pritën presidentin e Shqipërisë, shokun (comrade) Ramiz Alia, me protesta anti qeveritare, dhe kërkuan rrëzimin e tij.

Po ashtu në disa gazeta, është shkruar se në demostrat protestuesit antikomunistë janë përleshur shumë dhunshëm me grupin e shqiptarëve simpatizantë të Ramiz Alisë, që dolën nga salla pas fjalimit të tij. 

Madje, sipas shtypit shqiptar të asaj kohe dhe Zërit të Amerikës, kacafytja mes anti komunistëve dhe enveristëve të shumtë në numër,  ka qenë kaq e përgjakshme sa mezi u fashit nga forca të mëdha policie, të cilët kishin ardhur edhe me kuaj. 

Demostruesit thërritnin “Poshtë Ramiz Alia!”...Pastaj këtë refren nisën edhe ta këndonin... U protestua më shumë se 1 orë, derisa fillojë përplasja mes dy palëve, grupit me shirta të kuq në krah, që ishin elment të lidhur me Misionin dhe kishin marr urdhëra nga sigurimsat e Misionit shqiptar, deri sa policia njujorkeze e armatosur  i largoi, dhe i shtyu të dy palët deri përtej rrugë përball Misionit të Përhershëm të RPSSH në qytetin e  New Yorkut.

Musli Mulosmani do të tregonte se :  “Në Nju Jork, në demostratën kundra Ramiz Alisë, dhe regjimit komunist të Tiranës, protestuesit mbanin parrulla, ku mes tjerash shkruhej: “Komunizmi baraz me Skallvëri” - “Shqipëria e Shqiptarve - Vdekje Tradhëtarve” , “Ramiz Alia denounce Enver Hoxha or Step Down” ,” Jet 40.000 Albanian Citizens go Home from Labor Camp in Albania”, “ Rroftë Shqipëria e Lirë, e Bashkuar dhe demokratike - Poshtë Stalinizmi”,  si edhe hodhën gjithashtu, parrulla të shumta në gjuhën shqipe dhe anglisht kundra rregjimit komunist dhe diktatorit Enever Hoxha, ku mes të tjerave në korë protestuesit therrisnin: “O Ramiz, Ramiz Alia, mos dëgjo se çfarë thotë Nexhmija!” 

I ndjeri Mulosmani, i cili ishte një patriot e atdhetar i flaktë në  mërgim, një anti komunist i përbetuar së bashku me gjithë vëllezërit, dhe familjen e tij, djemt e xhaxhait dhe kushurinjët, miqt, shokët , bashkëveprimtarët, i cili ishte një luftëtar i pa kursyer dhe i kudo ndodhur për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, në luftën që bën nacionalistët shqiptar në mërgim, për 46 vjet për liritë e të drejtat e shqiptarëve në tokat e tyre, stërghyshore, nën ish- Jugosllavin e athershme,(Luginën e Preshevës, Maqedoni, Mal të Zi )dhe në Çamëri, rënjen e komunizmit në Shqipëri, demokratizimin e saj, ka ruajtur në albumin e tij të fotografive historike, nga jeta e tij 70 vjeçare në mërgim, një fotografi që sot quhet: ”Fotografia flet më shumë se 1000 fjalë”.

Image

Në mesin e këtyre fotografive është një fotografi e përdorur në protetstat anti - komuniste në Nju Jork, siç tregonte ai, dhe mbajtur në dorë edhe nga një protestues para ndërtesës së Kombeve të Bashkuara, në protestën e famshme kundra Ramiz Alisë, pikërishtë në pjesmarrjen e tij në Asamblenë e Përgjithshme me 28 Shtator 1990, ku denacohej regjimi hipokritë i Ramiz Alisë, me anë të një posteri vendosur në një pankart me pikturë të piktorit anti-komunist dhe të arratisur nga Tropoja, Isa Nuredin Gjoçajt.

Në pikuturën e Gjoçajt, e titulluar :”Hypocrite Stalinist Albanian Regime 1944 - 1990” duket një portret i Ramiz Alisë, “Gjysmagjel”.

Ramiz Alia, në këmbë duke ngritur lart flamurin e kuq të komunismit me Yll, dhe gjysma në anën tjetër me një flamur të zi në mes, pikturuar në radhë kafakat e të pushkatuarve, dhe gjysma tjetër “Ramiz Alia”, i shtetit diktatorial dhe policor, “Shqipëria 1944 - 1990”, polici simbol i diktatures duke e rrahur me dru një kundërshtar politik, i lidhur në të dyja duart me zinxhir, mbyllyr dhe kyçur gojën me një kyç të ndryshkur, dhe nxjerrur sytë, ai është portreti një i të ish burgosuri politik, që mban deri në vdekje flamurin kuq e zi pa yll, megjithëse, ai është i shtrirë ei mbuluar nga gjaku i torturave barbare, psohtë tij lexohet diçitura ; “Albanian People Live Under Stalinist Chain for the past 46 years”.

Ajo që të bie në sy në këtë poster, me karikaturën e piktorit Isa Nuredin Gjojçaj, një anti komunist dhe ai ish i arratisur nga Shqipëria komuniste, është edhe një skel e një vinçi të lart ndërtimi, ngritur deri në kup të qiellit, ku dallohet në qendër të saj një hartë hyjnore me aureolën e Shqipërisë Etnike, e cila ka nisë të rrezatojë qysh nga Kosova, dhe viset shqiptare, nën ish Jugosllavi, ku në ganxhën e hekurt, është vendosur edhe litari në qafë të varur, i poetit disident Havzi Nela, që dy vjet para se ai rregjim i komunist, të rrëzohej, ai do të përfundonte me varje në litar, nën regjimin e Ramiz Alisë.

Në këtë diçiturë lexohet :” Avzi Nela a political Prisoner was hung in Kukës, Albania in August after 16 Years in prison”……..

Pra bëhet fjalë poetin disident Havzi Nela, dhe gjyqin e tij, që përfundoi me varje në litar. Një ngjarje e dhimbshme e ndodhur në qytetin më verior të Kukësit, në vitin 1988, që do të shënonte dhe fundin e rregjimit komunist në Europë. 

Bëhet fjalë për poetin disident Havzi Nela dhe gjyqin e tij, që përfundoi me varje në litar në mes të qytetit të Kukësit të ri me diktaturën e vjetër të enver Hoxhës. Pikërisht, kur, jo më shumë se dy vjet më vonë, rregjimi hipokritë, i Ramiz Alisë, dhe veglat e tij, që disa prej tyre vetë ose me të bijtë e tyre, për fat keq të gjithë shqiptarëve, janë edhe sot në krye të Shqipërisë, dhe qeverisë shqiptare.

“Janë vet-pjestar, dhe, vet nga ata që i shërbyen ose dhanë urdhëra deri sa i egezkutuan me varje në litar, poetët disdent : Genc Leka, Vilson Blloshmi, dhe Avzi Nela, dhe, që vazhdonin të pushkatonin - egzekutonin, madje pa gjyqë dhe pa i arrestuar , të gjithë ata djem e vajza të reja, bijë e bija nënash, shqiptar, që tentonin të arratiseshin nga Shqipëria komuniste, ato dy vjet, për në liri. Krimi i tyre arriti deri aty sa të i tërhiqnin edhe zvarrë, nëpër rrugët me gurë e pluhur, të lidhur pas rimorkjove të traktorve, duke demostrauar në mes të fshatrave dhe qyteteve kufitare, duke i masakruar në sy të popullit, ata që kapinin - duke tentuar në ato vite (1988 - 91) për të dalë në botën e lirë.

Disa muaj më parë se të largohej nga kjo jetë, miku im dhe kumara i babait tim ( Rasim Sinës) mik i hershëm i familjes SINA, dhe bashkëluftëtar, bashkëvuajtës, bashkëveprimtar, patariot e atdhetar i flakët, e anti komunist i përbetuar i ndjeri Musli Mulosmani, me dhurojë një foto album  disa fotografi të viteve 1960 - 1990, kur tregohen përpjekjet e emigrantëve shqiptar si kan vepruar për të denoncuar dhe sesabilizuar Washingtonin dhe OKB, mbi krimet e diktaturës, së rregjimit të Enver Hoxhës, dhe shqiptarëve në Kosovë, e viset shqiptare në Mal të Zi, Maqedoni dhe Luginën e Preshevës, si dhe demostratat për Çamërinë, dhe Shipërinë e Bashkuar - Shqipërinë Etnike.

Mes tyre ishte dhe kjo fotografi e ruajtur me kujdes nga Muslia, ku ai shkruante  :” Këto fotografi, janë të mirë njoftunit nga të persekutuemit, në Amerikë, janë të marra nga një karikaturë të Piktorit- Isa Nuredin  Gjoçajt, nga Tropoja “ I pa harrueshëm për jet qoftë kujtimi tij”, thoshte ai duke shtuar :” i kemi vendosur këto fotografi të tij, në pankarta dhe i kemi  kemi përdor gjatë demostatave anti sllavo-komuniste, në New York, para OKB-së, kur erdhi i fundit President komunist Ramiz Alia, në OKB, por i kemi perdor edhe në Washington, gjithashtu edhe para Shtëpisë së Bardhë - Kongresin e Senatin amerikan, në demostratat e vazhdueshme për lirinë e të drejtat e shqiptarëve, aty kah vitet 1989-90, deri në përfundimin dhe rrëzimin e diktaturës komuniste(me llafe….si e quante ai gjithmonë), dhe deri në shpërbërjen e Jugosllavisë, në demostratat “Kosova Republik, dhe, luftën për lir dhe pavarësi të Kosovës”.

Ndërkohë, në shënimin e tij  Muslia, do të linte edhe shënimin e fundit :” lexoni dhe besoni, se i ndjeri Isa Gjoçaj, ka ba ma se 18 vjet burgë, në rregjimin komunist, Ai është pjestar i nji familje e persekutueme me burra dhe gra, burgje dhe internime, nuk asht nga ata siç i thonë sot, i atyre dekoratave ; “Mjeshtër i Madh ose Artist i Popullit”, marrë gjatë rregjimit komunist, në Shqipëri, per sherbimin qe i kan bere atij rregjimi.

“Por, është nga Malësia e Gjakovës, e cila gjatë diktaturës së regjimit komunist ku e gjithë Malësija, ka pas gjithmon trima dhe patriot, por ja që edhe sot për fat keq, janë të harruem, t’ja thuesh gati krejt “sot për sot”. Nuk di se cka bahet mot…….! por gjithësesi Zoti e bekoft Shqipërinë dhe Shqiptarët, Zoti e bekoftë Malësine Gjakovës, me të mirat që ka pas-dhe ka ishalla”, ka shkruar i ndjeri Musli Mulosmani. i cili vdiq më 5 qershor 2017 në New York.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat