Fjalimi i fuqishëm i Nënë Terezës që i kishte lënë të gjithë gojë hapur në Shtepinë e Bardhë, 1985

Historia

Fjalimi i fuqishëm i Nënë Terezës që i kishte lënë të gjithë gojë hapur në Shtepinë e Bardhë, 1985

Më: 26 gusht 2017 Në ora: 23:50
Nënë Tereza në në Shtepinë e Bardhë, 1985

Ronald Regan-Ish-President i SHBA: “Fjalët që dilnin nga goja e saj ishin në përputhje me mënyrën se si e kaloi ajo jetën, diçka vërtetë e rrallë në botën e sotme.” “Heroinë e kohëve tona. Disa njerëz shumë të paktë në numër janë në kuptimin e plotë të fjalës qytetarë të botës. E para prej tyre është Nënë Tereza”.

“S’është e mundur të jesh në praninë e një personi si Nëna Tereze, pa e shikuar botën me më tepër optimizëm… Atë në heshtje, me vëmendje dhe dashuri e kemi dëgjuar, si heroinën e kohës sonë”.

Nënë Tereza: Unë jam më e padenjë për këtë dhuratë bujare të Presidentit , Z. Reagan, dhe gruas së tij dhe ju njerëzve të Shteteve të Bashkuara. Por unë e pranoj për lavdinë më të madhe të Zotit dhe në emër të miliona njerëzve të varfër që kjo dhuratë, në frymë dhe në dashuri, do të depërtojë në zemrat e njerëzve. Sepse, duke më dhënë mua, ua jepni atyre, në duart e mia, me dashurinë dhe përkujdesin  tuaj të madh.

Unë kurrë nuk e kam kuptuar se sa i ke dashur njerëzit aq butësisht. Kam pasur përvojën, kur kam qenë herën e fundit këtu, një motër nga Etiopia më ka gjetur dhe më ka thënë, “Njerëzit tanë po vdesin. Fëmijët tanë po vdesin. Nëna, bëj diçka. “Dhe i vetmi person që erdhi në mendje ndërsa ajo ishte duke folur, ishte presidenti Ronald Regan. Dhe menjëherë i shkruaja atij dhe i thashë: “Unë nuk e di, por kjo është ajo që me ndodhi  mua.” Dhe të nesërmen ishte që menjëherë ai aranzhoi për të sjellë ushqim për njerëzit tanë. Dhe mund t’ju them se dhurata që ka ardhur nga populli juaj, nga vendi juaj, ka sjellë jetë – jetë të re – për njerëzit tanë që vuajnë në Etiopi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat