Raoul, njeriu që la gjurmë në histori

Historia

Raoul, njeriu që la gjurmë në histori

Më: 4 shtator 2017 Në ora: 08:20
Raoul Wallenberg

Më 4 gusht 1912 në Stokholm të Suedisë, lindi Raoul Wallenberg. Tri dekada më vonë, Raoul la gjurmën e tij në histori.

Wallenberg u rrit për t’u bërë arkitekt, por kjo nuk ishte se si u bë i famshëm. Në marrëdhëniet e tij të biznesit, Wallenberg mësoi për gjendjen e hebrenjve hungarezë në duart e nazistëve.

Ndryshe nga të tjerë njerëz me peshë dhe pozitë në shoqëri gjatë Luftës së Dytë Botërore, Wallenberg shkoi për të shpëtuar mijëra … dhe shpëtoi të paktën 100.000 hebrenj nga vdekja e sigurt … 65.000 prej tyre ishin nga getot e Budapestit.

A ishin motivet e tij thjesht humanitare apo biznesi, kjo është një pyetje që mbetet pa përgjigjet, sepse ai u zhduk.

Në vitin 1945, trupat sovjetike hynë Budapest dhe e arrestuan Wallenbergun. Agjencia sovjetike e lajmeve, TASS, njoftoi se Wallenberg vdiq në burg dy vjet pas arrestimit, por vdekja e tij ka mbetur e pavërtetuar.

Raoul Wallenberg është nderuar pas vdekjes nga qeveria e SHBA. Në vitin 1981 Dhoma e Përfaqësuesve votoi për ta shpallur Wallenbergun Shtetas Nderi – Në historinë e Shteteve të Bashkuara, shtetësinë e nderit e kanë marrë gjithsej vetëm 7 persona, mes tyre Winston Churchill më 1962, dhe Nënë Tereza (Gonxhe Bojaxhi) më 1996.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat