Masakroi dhe tmerroi Londrën, ‘zbulohet’ pas 100 vitesh kush ishte Xhek Kasapi

Historia

Masakroi dhe tmerroi Londrën, ‘zbulohet’ pas 100 vitesh kush ishte Xhek Kasapi

Më: 17 shtator 2017 Në ora: 23:46
Xhek Kasapi

Misteri i Xhek Kasapit ka lënë gojë hapur njerëzit për më shumë se njëqind vjet. Vrasjet brutale, të cilat kanë robëruar dhe tmerruar Londrën, kanë mbetur të pazgjidhura për një kohë të gjatë, me një listë të të dyshuarve që variojnë nga mjekët lokalë tek një anëtar i çmendur i familjes mbretërore.

Por megjithatë, një studiues pretendon të dijë se kush ishte Xhek, dhe për më tepër, pretendon se më në fund e ka zbuluar varrin e tij, raporton “World’

David Bullock, një 41-vjeçar britanik,  ekspert i shquar akademik, është i bindur se fajtori ishte Thomas Cutbush, një kriminel i çmendur, që ishte përfshirë në dhjetëra histori dhune.

Cutbush ka qenë gjithmonë pjesë e listës të të dyshuarve të mundshëm, por Bullock është i pari që e identifikon atë si vrasës, shkruan syri.net. Ai madje ka thënë se ka gjetur edhe varrin e tij.

“Njerëzit gjithmonë thanë se ai vdiq në Broadmoor, por duke parë dosjet, vura re se ai nuk ishte varrosur atje”.

Cutbush u shtrua në spitalin famëkeq të kriminelëve të çmendur në vitin 1891, pasi vrau një grua dhe u përpoq të plagoste një tjetër, pas një iluzioni të shkaktuar nga sifilizi dhe vdiq atje në vitin 1901.

Bullock ka qenë i fiksuar me vrasjet e Xhek Kasapit për më shumë se 25 vjet dhe ka shkruar një libër me hollësi se si arriti në përfundimin se ishte Cutbush, ai që i kreu ato.

“Cutbush i ndëshkoi të gjithë… ai punoi në Ëhitechapel në atë kohë dhe e njihte zonën si pëllëmbën e dorës së tij dhe kishte një urrejtje ndaj prostitutave.”

“Ai studioi libra mjekësorë dhe bëntë fotografi të njerëzve gjymtuar…. u thoshte njerëzve seishte një doktor, por nuk ishte.

“Ai u shoqërua me prostituta – kjo është konfirmuar nga familja e tij – dhe ai besonte se kishte marrë një sëmundje nga një prej tyre, dhe për shkak se ai mendonte se ishte një mjek.”

Bullock rrwfwn edhe si gjeti varrin e tij…

“Gjeta varrin e tij duke zbuluar se ku ishin varrosur anëtarët e tjerë të familjes, duke menduar ndoshta se ishin varrosur në të njëjtin vend,” tregon Bullock.

“Ai është varrosur në Varrezat e Nunhead-it, i njohur si Varri i Vdekur, edhe pse ishte varreza më e madhe në Londër, por që më kalimin e kohës u mbulua nga bimët dhe pylli “.

“Ai u arrestua në vitin 1891, pasi kishte sulmuar dy gra dhe që ateherë seritë e vrasjeve u ndalën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat