Pëshpëritjet në popull për varjen e Havzi Nelës

Historia

Pëshpëritjet në popull për varjen e Havzi Nelës

Nga: Rexhep Shahu Më: 21 shtator 2017 Në ora: 20:19
Havzi Nela

(I dashur Havzi! Pa lejen e atyre debilave që duan të jenë pronarët e tu, që duan të jenë pronarë të bustit tënd, që duan të fitojnë lekë edhe nga vjedhja e bronxit të bustit tënd, që venë gjoba në emrin tënd në emër të antikomunizmit… po i publikoj këto pëshpëritje mbështetëse për ty pasi të varen me 10 gusht 1988)

“Kryetari i Degës së Punëve të Brendshme të Kukësit, Frederik Ymeri informon sekretarin e parë të Komitetit të Partisë së Punës në Kukës se varja e Havzi Nelës nuk ishte pritur mirë në popull. Sipas tij ishte vlerësuar qëndrimi heroik i tij.
Jahir Muja nga Shtiqni kishte thënë:
“Kjo është një vdekje burrërore. Po i bëjnë roje nderi si me qenë Enveri”.
Xhaferr Gërmizi nga Bardhoci kishte thënë: 
“Për fat të keq, ditën që është varur Havzi Nela isha në Kukës. Ky veprim është sa për t’i futur frikën popullit”. Më tej shprehet për ashpërsinë që tregonte Ramiz Alia këto raste.
Rahman Duraku nga Morini ishte shprehur:
“Shteti nuk është mirë me popullin, sepse po sillet shumë keq. E keqja më e madhe u pa në publik, varja e shpejtuar e Havzi Nelës. Kjo ishte një gjë shumë e keqe. Ky ishte një veprim për t’i futur frikën popullit. Më mirë ta kishin pushkatuar, mos ta shikonte kush”.
Xheve Nela nga Kollovozi kishte thënë:
“Kam qarë 2 orë kur mora vesh për varjen e Havziut. E kam dashur shumë. Edhe po të arratisej, Havziu nuk qëndronte në Jugosllavi, pasi jugosllavët nuk e besonin”.
Vehap Biba nga Kollovozi kishte shkuar natën për ngushëllim në shtëpinë e Havziut. Ky qëndrim quhej nga pushteti i palejueshëm.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat