Intervista e Adem Boletinit në gazetën italiane “La Tribuna”, nëntor 1915 : “Babai im, Isa Boletini, nuk ka vdekur.”

Historia

Intervista e Adem Boletinit në gazetën italiane “La Tribuna”, nëntor 1915 : “Babai im, Isa Boletini, nuk ka vdekur.”

Nga: Aurenc Bebja Më: 22 shtator 2017 Në ora: 17:29
Shkrimi i gazetës italiane “La Tribuna”

Gazeta franceze, “Le Journal”, ka botuar, të premten e 26 nëntorit 1915, në faqen n°3, një shkrim për Isa Boletinin dhe zërat që qarkullonin për vdekjen e tij.

Për tu dhënë fund këtyre dyshimeve, media franceze është bazuar në gazetën italiane, “La Tribuna”, e cila ka botuar, një ditë më parë për këtë çështje, intervistën e saj me Adem Boletinin, djalin e atdhetarit shqiptar.

Çfarë i ka rrëfyer asokohe Adem Boletini medias italiane ? Në vijim, do të gjeni shkrimin e plotë, të sjellë në shqip nga Aurenc Bebja – Blogu « Dars (Klos), Mat – Albania » :

Isa Boletini nuk ka vdekur

Romë, 25 nëntor. – Adem Boletini, djali i Isa Boletinit, oficer në ushtrinë italiane, mohon vdekjen e babait të tij, agjitatorit të famshëm shqiptar.

I intervistuar nga “La Tribuna”, ai deklaroi se nuk ishte në dijeni se babai i tij kishte vdekur. Madje, për vdekjen e të atit flitet shpesh.

Isa Boletini ndodhet aktualisht  në Cetinje, tha ai.

Pas rrëthimit të Shkodrës, ai pranoi ftesën e qeverisë malazeze për të jetuar në kryeqytetin e vogël me dy vëllezërit e mi.

Dy vëllezërit e mi të tjerë, bashkë me dy prej motrave të mia, janë me nënën time në Mitrovicë.

Isa Boletini ka një dashuri të madhe për vendin e tij dhe dëshiron një Shqipëri të pavarur.

https://www.darsiani.com/la-gazette/intervista-e-adem-boletinit-ne-gazeten-italiane-la-tribuna-nentor-1915-babai-im-isa-boletini-nuk-ka-vdekur/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat