Kosovë 1998: Krimineli serb gjenerali Nebojsa Pavkoviq ishte futur më dhunë në një odë shqiptare

Historia

Kosovë 1998: Krimineli serb gjenerali Nebojsa Pavkoviq ishte futur më dhunë në një odë shqiptare

Më: 4 nëntor 2017 Në ora: 18:17
Nebojsa Pavkoviq

Ish gjenerali i Armatës Jugosllave Nebojsa Pavkoviq, i dënuar më 22 vit burg nga Tribunali i Hagës,  për vrasje dhe dëbime të shqiptarëve në Kosovë gjatë vitit 1998/9, ishte futur më dhunë në një odë të shqiptarëve të Kosovës në vitin 1998.

Në një video amatore shihet ish-gjenerali i Armatës Jugosllave Nebojsa Pavkoviq, ndërsa futet me disa ushtar serbë në një odë shqiptare në fshatin Batushë, në vitin 1998.

Krimineli serb shihet duke iu drejtuar disa shqiptarëve në odë me një fjalim kinse ushtria jugosllave ka ardhur për t’i mbojtur shqiptarët e Kosovës.

Tribunali Ndërkombëtar për Krime në Ish Jugosllavi (Tribunali) shpallur fajtor ish gjeneralin e armatës jugosllave Nebojsa Pavkovic i cili ishte dënuar më 22 vite burgim në janar, do të dërgohet në një burg në Finlandë edhe përkundër kërkesave nga Serbia që të dënuarit për krime lufte të vuajnë dënimet në burg në vendin e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat