Le Figaro (1914): Deklarata e Ismail Qemalit në lidhje me Italinë, Komisionin e Kontrollit, Princ Vidin dhe Greqinë

Historia

Le Figaro (1914): Deklarata e Ismail Qemalit në lidhje me Italinë, Komisionin e Kontrollit, Princ Vidin dhe Greqinë

Nga: Aurenc Bebja Më: 8 nëntor 2017 Në ora: 14:20
Deklarata e Ismail Qemalit

Prestigjiozia franceze, “Le Figaro”, ka botuar, të mërkurën e 28 janarit 1914, në faqen n°2, intervistën e Ismail Qemalit, dhënë në Bari për gazetën italiane, “Corriere del Puglia”.

Çfarë ka shprehur më konkretisht kreu i parë i shtetit shqiptar ? Në vijim, do të gjeni tekstin e plotë, të sjellë në shqip nga Aurenc Bebja – Blogu “Dars (Klos), Mat – Albania” :

“Deklarata e Ismail Qemalit

Bari, 27 janar.

Ismail Qemal Beu, i intervistuar nga Corriere del Puglia, shprehu mirënjohjen e popullit shqiptar ndaj Italisë për “dashamirësinë e thellë dhe të paharrueshme që ajo dëshmoi”.

Ismail Qemal Beu deklaroi se e kishte dorëzuar pushtetin në duart e Komisionit të Kontrollit për të mirën supreme të atdheut të tij.

Ai shtoi se pas një qëndrimi në Nice, do të takohet me Princ Vidin për t’i paraqitur homazhet e bashkëatdhetarëve të tij.

Ismail Qemal Beu mendon se nuk duhet të shqetësohemi nga komplikimet për sa kohë që Greqia do të vazhdojë bisedimet me Fuqitë : por nëse vendimet e Fuqive nuk ekzekutohen, shqiptarët do të zmbrapsin armikun nga territori i atdheut të tyre.”

(Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), https://www.darsiani.com/la-gazette/le-figaro-1914-deklarata-e-ismail-qemalit-ne-lidhje-me-italine-komisionin-e-kontrollit-princ-vidin-dhe-greqine/.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat