Kolonizimi i Kosovës më rusë, serbë, dhe malazezë, në vitin 1920/30

Historia

Kolonizimi i Kosovës më rusë, serbë, dhe malazezë, në vitin 1920/30

Më: 10 nëntor 2017 Në ora: 17:09
Kolonët rusë dhe malazezë të sjellur në Drenicë , në vitin 1922

FMimages  për herë të parë sjell foto-dokumenta të kolonizimit të Kosovës , nga serbët, rusët dhe malazezët në vitin, 1920. Ky proçes i kolonizimit ka vazhdur deri në vitin 1940 dhe është shtrirë në shumë pjesë të Kosovës, sidomos në ato treva ku popullësia ishte 100% shqiptare.

Me ripushtimin e Kosovës, në vjeshtë të vitit 1918 dhe vendosjen e pushtetit serbo-malazez e vënien në funksion të aparatit të veçantë administrativo-politik, administrata shtetërore e ushtarake, krahas organizimit të operacioneve ndëshkimore, të dhunës, terrorit, vrasjeve, dënimeve të mëdha etj., në të njëjtën kohë filloi një presion politik për shkombëtarizimin e popullatës shqiptare me metoda të ndryshme. Qarqet drejtuese të Beogradit rifilluan politikën e vjetër shoveniste.

Image
Kolonët serbë në Fushë Kosovë, ku janë ndërtuar 120 shtepi serbe dhe shumë të tjera janë në proçes ndërtimi. Fshati Vrellë dhe Dobre.

Pushteti menjëherë filloi organizimin administrativ në Kosovë dhe vise të tjera për zbatimin e kolonizimit dhe reformës agrare. Regjimi i mbretit Aleksandër në vitin 1920 e ka përpiluar programin special për pastrimin e territoreve etnike shqiptare. Duke u bazuar në atë pogram, ushtria serbe dhe xhandarmëria kanë bërë krime të paparë, duke i djegur 182 fshatra shqiptare.

Image
Në fshatin Polac, Drenicë, organizohet festë për ardhjen e kolonëve serbë dhe rusë. Në foto shihen dhe shqipptarët.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat