Reportazh i rrallë nga BBC, për protestat e vitit 1981 në Kosovë - Bota Sot
Reportazh i rrallë nga BBC, për protestat e vitit 1981 në Kosovë

Historia

E shtunë, 16 dhjetor 2017

Reportazh i rrallë nga BBC, për protestat e vitit 1981 në Kosovë

Më: 12 nëntor 2017 Në ora: 14:05
Reportazhi

FMimages sjell një reportazh të rrallë për Kosovën, nga televizioni BBC i realizuar në vitin 1981, vetëm 1 muaj pas protestave studentore në mars të vitit 1981.

BBC e hap reportazhin më gjendjën e rëndë ekonomike ne Kosovë dhe padrejtësitë e shtetit të Jugosllavisë ndaj shqiptarëve të Kosovës.

“Pasuria e Jugosllavisë nuk është e ndarë në mënyrë të barabartë”, thotë gazetari i BBC.

Investimet janë të përqëndruara vetëm në pjesen veriore të Jugosllavisë, kurse në  Kosovë është  një pamje ndryshe.

“Në Kosovë janë mysliman, dhe të prapambetur dhe relativisht të varfër ata janë shembulli kryesor i diferencimit në Jugosllavi. Në Kosovë vetëm 1 në 8 shqiptarë janë të punësuar”, thotë gazetari i BBC.

Gazetari i BBC vazhdon të flas për shpërthimin e protestave studentore në muajin mars ku mebetën të vrarë 11 shqiptarë edhe 57 të plagosur. Akush nuk kishte dijeni se çfarë po ndodhte në Kosovë, sepse autoritetët jugosllave kishin imponuar “terr informaiv” për trazirat e marsit në Kosovë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test