Të dhëna/ Kampi tela me gjemba i Beratit në vitet 1945-1949 - Bota Sot
Të dhëna/ Kampi tela me gjemba i Beratit në vitet 1945-1949

Historia

E martë, 12 dhjetor 2017

Të dhëna/ Kampi tela me gjemba i Beratit në vitet 1945-1949

Më: 15 nëntor 2017 Në ora: 08:49
Ilustrim

Në mars 1945 në Shqipëri u hapën dy kampe tela me gjemba, në Berat dhe në Krujë. Në Berat u vendosën të internuarit nga veriu dhe në Krujës ata nga jugu i vendit. Internoheshin familjarët e këtyre personave:

-Të arratisurve brenda dhe jashtë vendit
-Të dënuarve dhe atyre që mund të burgoseshin (rasti i Shkodrës)
-Të dezertorëve

Nëpër seksionet e punëve të brendshme filluan të grumbulloheshin persona kontingjente për internim. Ata silleshin duke ecur në këmbë nga shtëpia e deri në pikën ku do qëndronin, duke bërë kështu dhjetëra kilometra. Pleq, gra, e fëmijë, të rreckosur, lodhur, uritur e dëshpëruar ishin pjesë e panoramës që mund të shihej në qytetet ku ata vendoseshin përkohësisht. Përpara se të mbërrinin në kampe ishin tmerrësisht të lodhur e sëmurë, shkruan Kastriot Derivishi.

Kampi i Beratit që funksionoi në vitet 1945-1949 ishte përcaktuar për banorët nga veriu i vendit. Në fillim të internuarit u vendosën në shtëpi të braktisura, e më pas u përqendruan. Burrat punonin në fermën e Kuçovës, ndërsa gratë vilnin ullinj. Puna e tyre është shfrytëzuar edhe për zhvarrime.
Personat e parë të internuar në Berat janë nga Shkodra (pjesa dërrmuese e listës bashkëlidhur të datës 25.2.1945). Ata ishin arrestuar gjatë operacionit quajtur “bllokues” të zhvilluar më 29 janar deri më 2 shkurt 1945.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test