Cilat shtete të NATO-s ishin pro dhe kundër ndërhyrjes në Kosovë, në vitin 1999?

Historia

Cilat shtete të NATO-s ishin pro dhe kundër ndërhyrjes në Kosovë, në vitin 1999?

Më: 18 nëntor 2017 Në ora: 17:47
James Francis Dobbins, Jr

James Francis Dobbins, Jr. është një diplomat amerikan i cili shërbeu si ambasador i Shteteve të Bashkuara në Bashkimin Evropian gjatë krizës së Kosovës në vitin, si dhe ndihmës Sekretar i Shtetit për Çështjet Evropiane. Ai gjatë një interviste për ka shpalosru disa detaje të rëndësishme për Kosovën.

 A kishte shpresa që serbët ta pranonin marrëveshjen në Rambuje?

DOBBINS: Disa. Kishte disa njerëz që mendonin se serbët mund të detyroheshin ta pranonin këtë. Unë mendoj se  Holbrooke shpresonte kështu. Mendoj se ndoshta dhe Chris Hill, i cili ishte negociatori kryesor i SHBA-ve në konferencë ndoshta shpresonte kështu, por unë mendoj se shumica e administratës nuk mendonin kështu që ne kërkonim një marrëveshje në të cilën shqiptarët do ta pranonin atë dhe serbët jo, kështu që nuk do të ishte një lloj i qartë i casus belli (shkak për luftë), që ishte edh arsyeja pse ne ishim shumë merzitur kur edhe shqiptarët nuk e pranuan atë. Por, përfundimisht, shqiptarët ishin të bindur ta pranonin atë.

A kishte ndasi brenda Aleancës së NATO-s, rreth vendimit për ta sulmuar Jugosllavinë?

DOBBINS: Shumë pak. Grekët ishin shumë kundër konfliktit dhe politikës së NATO-s, megjithëse nuk ndërhynin në mënyrë aktive. Disa nga anëtarët më të rinj, të cilët sapo ishin bashkuar, çekët në veçanti, ishin jo entuziast dhe italianët ishin mjaft të dobët. Por francezët, britanikët dhe gjermanët ishin shumë të fuqishëm, dhe me mbështetjen e tyre, ne ishim në gjendje të mbanim pjesën tjetër të besimit në rrugën e duhur.

Cili ishte motivi i grekëve?

DOBBINS: Unë mendoj identifikimi historik me serbët dhe ka një  trashëgimi të fortë të antiamerikanizmit në jetën politike greke.

Gjithashtu, unë mendoj se shqiptarët, duke qenë në kufirin e tyre …

DOBBINS: Po, grekët janë shumë antishqiptar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat