Letra e Fan Nolit: “Jam shumë i lumtur për meshën e parë në gjuhën shqipe në Elbasan” - Bota Sot
Letra e Fan Nolit: “Jam shumë i lumtur për meshën e parë në gjuhën shqipe në Elbasan”

Historia

E hënë, 18 dhjetor 2017

Letra e Fan Nolit: “Jam shumë i lumtur për meshën e parë në gjuhën shqipe në Elbasan”

Më: 5 dhjetor 2017 Në ora: 08:02
Letra e Nolit

Kjo është një letër e atdhetarit të shquar shqiptar Fan Noli, dërguar Mitropoliti Visarion Xhuvani, i cili shpreh gëzimin e madh për mbatjën për herë të parë të meshës në gjuhën shqipe.

Një zonjë amerikane e Kyriqit të Kuq, e cila arrit këto ditë në Amerikë, më dha lajmin gazmor që jeni vendosur në Elbasan, dhe po meshoni në gjuhën shqipe duke çliruar kishën shqiptare nga zgjedha e huaj, që keni fituar simpatinë e popullit për veprët tuaj fisnike që ngrejnë nderin tuaj dhe të tër Ebasanit.

Por kjo nuk është hera e parë që degjoi emrin tuja për të mirë. Miky ynë z. Kristo Luarasi më shkroi gjër e gjatë për ju dhe për meshën që e mbajtet ju atje. Letra e tij u butua në gazetën “Dielli” dhe i gëzoi pa masë besimtarët e kishës shqipe përtej Oqeanit, të cilët e shohin fytyrën tende një nga ushtarët më të mirë të ungjellit në Shqipni.

Ju lutem shumë të keni miresinë të më lajmëroni hollesishtë për misionin tuaj dhe se si janë ndjenjat e popullit për Kishën Kombëtare Shqiptare, në Shqipëri.

Ju përshendes vllazërisht dhe mbetëm shërbëtor i juaj në Krishtin.

FAN S. NOLI

Peshkop i Amerikës Veriore

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test