Të afërmit e Masakrës se Raçakut, duke i marrur trupat e shqiptarëve të vrarë nga policia serbe, 1999 - Bota Sot
Të afërmit e Masakrës se Raçakut, duke i marrur trupat e shqiptarëve të vrarë nga policia serbe, 1999

Historia

E mërkurë, 21 shkurt 2018

Të afërmit e Masakrës se Raçakut, duke i marrur trupat e shqiptarëve të vrarë nga policia serbe, 1999

Më: 14 janar 2018 Në ora: 23:13
Të afërmit e Masakrës se Raçakut

Në ditën e ftohtë të dimrit dhe më plotë dhimbje të afërmit e viktimave të terrorit serb në fshatin Raçaku filluan të hynin në spitalin kryesor të Prishtinë,  për të identifikuar kufomat.

Rreth 20 të afërm meshkuj u mblodhën jashtë morgut të Prishtinës. Ata u lejuan brenda në grupe prej dy personash për të identifikuar trupat dhe për të nënshkruar dokumentet e nevojshme.

Masakra e Raçakut, kishte tronditur botën në vitin 1999.

Më 15 Janar 1999 në fshatin Reçak u vranë e u masakruan barbarisht 45 shqiptarë të paarmatosur, në mesin e të cilëve ishte edhe një grua. Në orët e hershme të mëngjesit të 15 janarit Reçaku u zgjua i rrethuar. Sipas dëshmitarëve, aty rreth orës 6:30 forcat serbe me artileri të rëndë kanë filluar të bombardojnë fshatin. Pas ndërprerjes së bombardimeve, forcat serbe janë futur në fshat dhe kanë filluar bastisjet.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test