Ku prehen eshtrat e Gjergj Kastrioti-Skënderbeut? - Bota Sot
Ku prehen eshtrat e Gjergj Kastrioti-Skënderbeut?

Historia

E martë, 20 shkurt 2018

Ku prehen eshtrat e Gjergj Kastrioti-Skënderbeut?

Pirro Prifti Nga Pirro Prifti Më 16 janar 2018 Në ora: 20:42
Gjergj Kastrioti- Skënderbeu

Në kuadrin e 550 vjetorit  të vdekjes së Heroit kombëtar, shumëkush që ka lexuar librin e  Marin Barletit  ``Jeta dhe Veprat e Princit Epirot Gjergj Kastrioti-Skenderbeu``, e di se pasi osmanet pushtuan Lezhën me 1479. Sipas Marin Barletit: ``Gjergj Kastrioti u varros në qytetin e Lezhës, në kishën e madhe të Shën Kollit. Ceremonia e varrimit të tij, sipas zakonit të të parëve, u bë me një madhështi të paparë. Trupi i tij u përcoll me vaj nga të gjithë ushtarët dhe me gjëmë, sipas zakoneve të vendit, nga të gjithë princat dhe kapedanët…..” .

``Kur dëgjoi që po e qanin të vdekur, Lek Dukagjini, princ epirot, doli me vrap në mes të pazarit dhe me fytyrë të pikëlluar e me zë të mbytur tha, duke çkulur mjekrrën dhe flokët; “mblidhuni, mblidhuni me vrap të gjithë o princër e sundimtarë arbëror. Sot u bënë cop dyert e Epirit dhe të Maqedonisë, sot u rrëzuan muret dhe fortesat tona; sot fluturoi tërë forca dhe fuqia jonë, sot u përmbysën fronet dhe pushtetet tanë; sot u shua krejt së bashku me këtë njeri çdo shpresë e jonë”( Marin Barletit  ``Jeta dhe Veprat e Princit Epirot Gjergj Kastrioti-Skenderbeu).

Eshtrat e Skënderbeut u zhvarrosën nga turqit pas rënies së Krujës, më 1480, 12 vjet pas vdekjes. Varri i tij, që ndodhej në Kishën e Shën Nikolla në Lezhë, u dhunua dhe eshtrat u morën si hajmali nga ushtarët turq.

Sipas Barletit, “Turqit dhe Barbarët duke u bërë zotër të qytetit të Lisos, gjetën dhe nxorën nga varri me dëshirë shumë të madhe trupin e Skënderbeut. Te eshtrat dhe varri i tij u mblodhën që të gjithë kush e kush më parë, sepse kujtonin se do të ishe fatbardhë, shumë i lumtur ai që do të siguronte për vete një copëz prej tyre, të cilën e qepnin dhe e zbukuronin një palë me argjend, një palë me ar dhe e varnin në qafë, si ndonjë gjë hyjnore, të shenjtë dhe vendimtare për fatin e tyre dhe e nderonin me respekt shumë të madh, duke kujtuar se të gjithë ata që i mbanin me vete ato thërrmija do të kishin në jetë po atë fat e mbarësi që pat edhe gëzoi sa qe gjallë vetë Skënderbeu”. Kur osmanet gjetne varrin e Skenderbeut ne Kishen e Shen Nikolles ata e hapen dhe i moren kockat si hajmali duke besuar qe nga ato do te beheshin trima. http://www.eupedia.com/forum/threads/26169-Berbers-and-Albanians-E-haplogroup-and-linguistic-similarity/page2).

T. Spanduçi, shkrimtar i shek 17th ne librin e tij"Historia“ shkruante  se…Varri i Skenderbeut eshte ne nje varreze orthodokse te Kishes Shen Nikolla….

E vetmja e dhene per varrin dhe eshtrat e Gjergj Kastriotit –Skenderbeut.

Por sot ka te dhëna se eshtrat janë çvendosur disa kohë  më vonë nga Kisha e Shën Kollit atëhere Kishë katolike por meqënëse kishte qënë dhe Kishë orthodokse para venedikasve kishte sipas Spanduçit edhe varrezë orthodokse.

Po kështu, edhe  abati francez duke cituar Barletin thoë: ``Kockat e tij të futura nën dhe u prehën në paqe gjer ditën kur në Epir erdhi Mehmeti iI, katër vite më pas turqit të cilët pushtuan qytetin e Lezhës, kërkuan të etur trupin e Skënderbeut, duke ja shkulur kockat e tij. Kockat e atij njeriu që dikur me ti dëgjuar emrin merrnin arratinë, tani i rrëmbenin si diçka të shenjtë. Ata vërsuleshin drejt skeletit dhe i lumtur ish ai që i prekte e akoma më shumë, ai që i varte ato si hajmali, pra si diçka përrallore…….”.

(abati francez Zhak de Lavardin. Në vitin 1573 ky autor e botoi veprën e tij në Paris me titullin “Histoire de Georgis Castriotis Syrnome Scanderbeg, Roy de l’Albanie”)

Mendohet se varri i Skenderbeut gjendet nen xhamine Selimije e cila u ndertua mbi Kishen e Shen Nikolles prandaj quhet edhe Kisha-Xhami). Xhamija  u quajt Selimije  sipas urdherit te Sulltan  Sulejmanit. Kisha e Shën Nikolles (Shen Kollit) u shndërrua në xhami në vitin 1580.

Sot aty eshte ndertuar Mauzoleumi.

 Shkaqet se përse Gjergj Kastrioti u varros në Lezhë dhe jo në Krujë janë të paqarta, por ka shumë mundësi që ato duhet të kenë shkuar në Krujë dhe më vonë në Hilandar në vëndin ku preheshin eshtrat e të jatit Gjon Kastriotit varrosur aty më 2 maj  1437- apo Gjon Dibranit, eshtrat e të vëllait Reposh varrosur më 25 korrik 1431 i cili ka lënë një dorëshkrim të shkruar me gërma greqishte por me fjalë shqip. Nuk është gjëndur akoma dorëshkrimi por mendohet se ruhet në një nga bibliotekat e Hilandarit apo të Manastirit të afërt me të.

 Mbi varrin e Reposh Kastriotit shkruhej : `Reposh Castriotum-Dux illyricum 6939 ` (Prestavi se rab' božii Repoš', douks' ilirskii, 6939).

Dihet se Gjon Kastrioti bleu token ne Hilandar duke i dhuruar dy fshatra te Pollogut: Radostusha dhe Trebinjen. Per here te pare emri i Gjergj Kastriotit permendet ne dy dokumenta akt shitjeje: e vitit 1426  dhe 1430, kur ai dhe familja e tij bene Kullen e Shen Gjergjit dhe pronen pereth afer Manastirit Orthodoks serb –Hilandar ne Malin Athos; ne shkembim Gjon Kastrioti dhuroi dy fshtara pronë e familjes: Radostush dhe Trebisht. Neneshkrimi eshte i Gjon Kastriotit dhe igumenit Anastas.(https://en.ëikipedia.org/ëiki/Talk%3ASkanderbeg/Archive_4).

Image

Murgjit e manastirit Hilandar te Malit te Shenjte, zoterojne nje te dhene te vitit 1421-1422, ku ivan (Gjon) Kastrioti me kater bijte e tij i dhurojne fshatrat Radostine edhe Trebishtë- Manastirit Hilandar. Fisniket shqiptare, nje Aranit edhe dy zyrtare te oborrit te Gjergj Kastriotit, Rajan edhe Dmitr, permenden ne nje perkujtimore serbe-ortodokse.

Sipas tradites te shek.16 "Reposhi, i vellai i Skenderbeut, conte nje jete te shenjte", edhe shkoi ne Malin Sinai? (sinonim për Malin Athos që në fakt është në shqip- At-os e prapashtese byzantine-greke) –pra Mali i Shenjte Athos) ku edhe vdiq si murg…

Firmat jane te tre vellezerve: Gjerg, Reposh dhe Kostandin. Emri i Stanishës nuk eshte sepse ai ishte konvertuar ne islam dhe ishte martuar me nje turkeshe sipas te dhënave.

Kockat e tij të futura nën dhe u prehën në paqe gjer ditën kur në Epir erdhi Mehmeti iI, katër vite më pas turqit të cilët pushtuan qytetin e Lezhës, kërkuan të etur trupin e Skënderbeut, duke ja shkulur kockat e tij. Kockat e atij njeriu që dikur me ti dëgjuar emrin merrnin arratinë, tani i rrëmbenin si diçka të shenjtë. Ata vërsuleshin drejt skeletit dhe i lumtur ish ai që i prekte e akoma më shumë, ai që i varte ato si hajmali, pra si diçka përrallore…….”.

(abati francez Zhak de Lavardin. Në vitin 1573 ky autor e botoi veprën e tij në Paris me titullin “Histoire de Georgis Castriotis Syrnome Scanderbeg, Roy de l’Albanie”)

Mendohet se varri i Skenderbeut gjendet nen xhamine Selimije e cila u ndertua mbi Kishen e Shen Nikolles prandaj quhet edhe Kisha-Xhami). Sot aty eshte ndertuar Mauzoleumi.

 Xhamija  u quajt Selimije  sipas urdherit te Sulltan  Sulejmanit. Kisha e Shën Nikolles (Shen Kollit) u shndërrua në xhami në vitin 1580. Or SulltanSulejmani krahas ngritjes së xhamisë Selimije lejoi të  ndërtohet edhe Kisha e re e Shën Kollit

Përse lindën dyshimet se eshtrat e Skënderbeut nuk ishin atyNë varrezat e Katedrales së Shën Kollit?

Dihet që Lezha u pushtua në vitin 1478 sipas të dhënave të historinaëve europianë por dhe atyre osmane si këta më poshtë:

1)-“Tursun Beu;Tarih-i ebu’l-feth(Historia e atit te pushtimeve)”;…

2)-“Kevami;Fetih-name-i Sultan Mehmed(Veper mbi fitoret e Sulltan Mehmetit)”;…

3)-“Idriz Bitlisi(14?!-1520);Hest Bihist(Tete Parajsat)”;….

4)-“Kemal Pashazade/Ibn Kemali(1468-1534);Tevarih-i al-i osman(Historia e Dinastise Osmane)-Defteri/Vellimi i VII-te”;…..

5)-“Hoxha Saddedin/Hasan Xhan bin Hafiz Muhammed isfahani(1536-1599);Tac-ut-tevarih(Kurora e Historive)”;…..

6)-“Ali/Mustafa bin Ahmed bin Abdullah al-Mavla Celebi(1541-1600);Kunh-ul-ahbar(Berthama e lajmeve)”;…

7)-“Sollakzade/Mehmet Hemdemi(?!..-1657);Fihrist-i Sahan(Pasqyra e mbreterve)ose Tarih-i Solakzade(Historia e Sollakzadese)”…

8)-“Mynexhimbashi/Dervish Ahmed dede bin Luftullah(1631-1702);…

(https://blogg1444.ëordpress.com/2017/04/10/pushtimi-i-keshtjelles-dhe-qytetit-te-lezhes-nga-kasapi-i-arberise-sulltan-mehmeti-i-ii-te-fatih-ne-vitin-1478/)

Asnjëri nga këta nuk përmënd hapjen e varrit të Gjergj Kastriotit. Megjithse disa historianë thonë se varri u hap pas dy vitesh nga osmanët më 1480.

Mendohet se varri i Skenderbeut gjendet nen xhamine Selimije e cila u ndertua mbi Kishen e Shen Nikolles prandaj quhet edhe Kisha-Xhami). Xhamija  u quajt Selimije  sipas urdherit te Sulltan  Sulejmanit.

Kisha e Shën Nikolles (Shen Kollit) u shndërrua në xhami në vitin 1580. Sot aty eshte ndertuar Mauzoleumi. Po të shihet me kujdes duket se Mauzoleumi është jashtë Kalasë?!

Dyshimet lindin sepse:

Kisha e Shën Kollit Lezhë duhet të ketë qënë brënda Kalasë së Lezhës dhe jo jashtë.

Varrezat e Kalasë së Lisus janë jashtë kishës së Shën Kollit pra jashtë Kalasë e për pasojë familjarët e Heroit Kombëtar nuk duhet ta kenë lënë varrin jashtë Kalasë studiuesit Dhosi Liperi ne Konferencen e 2 te studimeve Albanologjike, 1968–turqit nuk e kane cvarosur varrin e Gergj Kastriotit-Skenderbeu, sic pohon Marin Barleti, sepse sipas tij nuk ka asnje document Osman apo venecian qe e pohon kete. 47 vjet pas vdekjes se Autorit u botua libri i tij ``Mitologjia Skenderiane``.

Sipas Dhosi Liperi (vdekur me 1968), historianet turq ibn Kemali, Hoxha Sadedini, idris Bitlisi, Tursuni, te cilet pershkruajne hollesisht pushtimin e Lezhes me 1478, nuk e permendin cvarrimin e varrit te Gjergj Kastrotit. Deshmite e tyre ne librin ``lufta shqiptaro-turke ne shek XV``, Tirane 1968.

Familja Kastrioti duke qënë një famlije princërore e cila kishte varrezën e saj ka shumë mundësi që ta ketë dërguar eshtrat e Heroit Kombëtar në Hilandar ose të paktën diku në Krujë në fillim dhe pastaj në Hilandar.

Egziston një Gravurë e vitit 1908  e cila gjëndet në Bibliotekën e Neë Yorkut e cila tregon disa shqiptarë që falen tek varri i Heroit tonë Kombëtar i cili gjëndet në një Teqe (shih foton). Ka ngjashmëri midis asaj Teqeje e cila nuk dihet ku gjëndet këtu në Shqipëri, me Teqenë Dollma të Krujës.

Dihet se Familja Kastrioti nuk mund të linte eshtrat e Gjergj Kastriotit në një varr jashtë Kalasësë Lezhës, duke e ditur gjëndjen e rëndë të mizorive osmanenë trevat e Arbërisë dhe Epirit por edhe se nga ana etike dhe morale, nuk mund të linte eshtrat e Heroit kombatar në vënde të pasigurta.

Duke patur këto dyshime mendoj se dëshmia e Barletit se eshtrat e Heroit Kombëtar ka shumë mundësi të jenë dërguar në dy vënde: ose janë dërguar në Hilandar aty ku st gjëndet Pirgu Arbanas (Arbanski Pirg), nën nartekstin (portikun), në murin verior (K. Balli-L. Gliozheni; Mali i Shenjtë-Mikrokozmosi i Botës Bizantine. Tempulli. Korçë 2001. Fq 157);

Variant tjetër mund të jetë më pak i besueshëm por ka të ngjarë që eshtrat mund të jenë fshehur në zonat e Krujës dhe Matit dhe mund të jenë vendosur definitivsht në një varr pranë ndonjë Teqeje.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test