Fotografi të papublikuara nga ceremonia e mbrojtjes së doktoraturës së Ibrahim Rugovës - Bota Sot
Fotografi të papublikuara nga ceremonia e mbrojtjes së doktoraturës së Ibrahim Rugovës

Historia

E diel, 19 gusht 2018

Fotografi të papublikuara nga ceremonia e mbrojtjes së doktoraturës së Ibrahim Rugovës

Më: 22 janar 2018 Në ora: 18:30
Ibrahim Rugova

Dje janë bërë 12 vite nga shkuarja në amshim e presidentit historik Ibrahim Rugova, një nga figurat me emblematike të Kosovës. Thënie, fotografi e tregime lidhur me figurën e tij u shpërndanë dje nga njerëz të afërm e simpatizant të Rugovës.

Ibrahim Rugova kujtohet si një politikan me vizion paqësor dhe si një intelektual e studiues i rrallë. Rugova shkollën fillore e kreu në Istog, të mesmen e kreu në Pejë, më 1967. Fakultetin Filozofik – Dega Gjuhë e Letërsi Shqipe e kreu në Prishtinë. Gjatë vitit akademik 1976-77 qëndroi në Paris, në École Pratique des Hautes Études, nën mbikëqyrjen e Prof. Roland Barthes-it, ku ndoqi me interesim fushën shkencore në studimin e letërsisë, me përqendrim në teorinë letrare.
Doktoroi në fushën e letërsisë në Universitetin e Prishtinës, më 1984.

Profesor Naser Ferri, koleg dhe mik i Rugovës ka ndarë disa momente gjatë ceremonisë se mbrojtjes së doktoraturës së Ibrahim Rugovës në vitin 1984, në Fakultetin Filozofik.“In memoriam kolegut e mikut Dr.Ibrahim Rugova. Nga mbrojtja e doktoratës se kolegut dhe mikut të nderuar Dr. Ibrahim Rugova (punuam bashkë ne Institut Albanologjik te Prishtinës prej 1979 deri më 1990). Atëherë ishim kolegë e miq të mirë dhe mua më qëlluan nja 5-6 poza te filmit ne aparat. Meqë ai nuk kishte mundësi ta angazhonte ndonjë fotograf i bëra unë disa foto me atë rast, dhe këto foto e përjetësuan një moment historik”, ka shkruar profesori Naser Ferri.

Image
Image
Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test