Deshifrohet enigma më e madhe arkeologjike - Bota Sot
Deshifrohet enigma më e madhe arkeologjike

Historia

E mërkurë, 23 maj 2018

Deshifrohet enigma më e madhe arkeologjike

Më: 24 janar 2018 Në ora: 17:36
Deshifrohet enigma

Shkencëtarët kanë arritur të deshifrojnë një shkrim 3200-vjeçar të shkruar mbi një pllakë guri, që ishte edhe një ndër misteret më të mëdha të arkeologjisë mesdhetare.

Bëhet fjalë për një pllakë me një hapësire totale prej 29 metrash, e gjetur në vitin 1878 në një zonë arkeologjike në Turqinë e sotme.

Origjinali i pllakës u përdor nga banorët vendas për ndërtimin e një xhamie, por arkeologu francez, George Perrot arriti që të kopjonte të gjithë hieroglifet para se guri të shkatërrohej.

Gjuha e përdorur në këtë gur ishte ajo Leuviane, që dhe ajo flet për një flotë të madhe pushtuese, të ndërtuar nga “njerëzit e detit”.

Shkencëtarët janë të ndarë përsa i takon përcaktimit se kush janë “njerëzit e detit”. Grupi më i madh i tyre besojnë se bëhet fjalë për trojanë, ndërsa të tjerë thonë se mund të jenë egjiptianë, ose fise të tjera nga Lindja e Mesme.

Pllaka i takon epokës së bronzit dhe gjuha e përdorur njihet nga vetëm 20 shkencëtarë në mbarë botën.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test