Detaje të panjohura: Ja si kishte reaguar Milosheviqi në Dejton për Kosovën - Bota Sot
Detaje të panjohura: Ja si kishte reaguar Milosheviqi në Dejton për Kosovën

Historia

E shtunë, 21 korrik 2018

Detaje të panjohura: Ja si kishte reaguar Milosheviqi në Dejton për Kosovën

Më: 28 janar 2018 Në ora: 11:40
Krimineli Millosheviq

Në librin “Fluturimi i fundit nga Dejtoni”, Nebojsha Vujoviq përshkruan bisedimet me të cilat u ndërpre lufta në BH dhe kundërshtimi i Slobodan Milosheviqit për të biseduar për Kosovë.

Vujoviq thotë se ishte dëshmitarë i gjithë atyre ngjarjeve gjatë nënshkrimit të marrëveshjes së Paqes në Dejton. Mund të them kurrë të mos përsëritet. As për ne, as për kolegëve nga Bosnja dhe Kroacia nuk ishte e thjeshtë. Delegacionet e tri popujve të vegjël nga Ballkani janë gjetur bazën më të madhe ajrore të mbyllur hermetikisht. Të ballafaquar me bezdisje duke u përpjekur të ruajmë krenarinë e kemi parë atë fuqi. Bisedat ishin të vështira, por kanë ndalur luftën dhe gjak derdhjen. Kemi nxjerrë popujt dhe shtetet tona nga rreziku. Zgjidhja ndoshta ka mundur të jetë më e mirë por ndoshta ka mundur të ndodhë diçka edhe më keq- të mos ketë zgjidhje.

Kështu Vujoviq ish diplomat dhe pjesëmarrës në konferencën e Dejtonit më 1995 përshkruan zhvillimet e bisedimeve me të cilat është ndërprerë lufta në BH. Vujoviq ka pritur të kalojë obligimi i ruajtjes së sekretit shtetëror që ti bëjë me dije popullit të gjitha ato që u zhvilluan në mbledhjet e mbyllura të liderëve botëror.

Duket se ishte e panjohur që një shqiptarë nga Frankfurti Bujar Bukoshi në organizimin e miqve të tij në ShBA ka sjellë Ibrahim Rugovën në Dejton.

Vujoviq thotë se e kishte ftuar John Barli një nga negociuesit dhe ka thënë se kanë pasur takim me të dhe kanë bërë një propozim dokument për zgjidhjen e çështjes së Kosovës. “I thashë se kjo është konferencë paqësore për BH ndërsa Kosova nuk ishte në asnjë plan dhe kërkoi të më tregojë se për çfarë bëhet fjalë” shkruan Vujoviq.

“I thashë se kjo është Konferencë paqësore për BH Kosova nuk është në asnjë plan dhe më kërkoi t’i shpjegojë se për çfarë bëhet fjalë. Ai më është përgjigjur se ka disa muaj që ekspertët e tij dhe diplomat bisedojnë me përfaqësuesit e popullit shqiptar nga Kosova në mënyrë që situata atje të qetësohet. Dokumenti që ishte në tavolinë parashihte që Kosovës t’i jepet autonomi e gjerë që shqiptarët të jenë të kënaqur të ndërtohen institucionet e tyre që ka kohë që i kanë braktisur dhe tu jepet mundësia që vetë të rregullojnë jetën e tyre dhe zhvillimin”.

Barli tha se kjo zgjidhje nënkupton mbetjen e Kosovës në kuadër të Serbisë dhe nuk parashikonte pavarësi. E kishte lutur Vujoviqin që t’ia dorëzojë Milosheviqit.

“Milosheviqi e ka lexuar propozimin e tyre dhe u ngrit mjaft hidhërueshëm. Kishte grisur letrat dhe më ka goditur në kokë. Kurrë nuk do i harrojë fjalët e tij. Nëse ata me mua bëjnë tallje? Po çfarë mendojnë ata kush jam unë çfarë Kosove kjo është çështje e brendshme e Serbisë. Nuk vije në shprehje! Thuaju miqve tuaj nga Uashingtoni se nuk vije në shprehje që me mua të tallen! Se nëse tallen do të marrin tallje të mirë!. Jam përkulur kam mbledhur letrat ngadalë kam dalë nga dhoma dhe kam shkuar te Jovica Stanishiqi. Ja si kam kaluar”.

”Kam mundur ta paramendojë” është përgjigjur i menduar mirë.

Vujoviq i transmetoi Barlit se i ka transmetuar Milosheviqit që ai ka ardhur ta zgjidhë krizën në BH dhe se Kosova është çështje e brendshme Serbisë.

Barli asokohe më tha se ky ishte një lëshim e i mundësisë së fundit që situata në Kosovë të rregullohet me mënyrë më të pranueshme dhe se më e keqja do të vijë.

“Fjalët e tij më kanë cingëruar gjatë gjatë ndërhyrjes së NATO-s, sepse ishte rasti i fundit që të shmanget agresioni” tha Vujoviq.

“Më vonë ishte vështirë. Amerikanët shërbehen me sharmin e tyre holivudian në disa çështje. Por kur ai sharmë bllokohet, atëherë ata shërbehen me forcë dhe janë të gatshëm të shkojnë deri në fund. Me ne kanë stërvitur dhe kanë bartur rolin e tyre udhëheqës”.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test