Millosheviqi lexoi gazetat, u skuq nga zemërimi dhe më goditi - Bota Sot
Millosheviqi lexoi gazetat, u skuq nga zemërimi dhe më goditi

Historia

E hënë, 26 shkurt 2018

Millosheviqi lexoi gazetat, u skuq nga zemërimi dhe më goditi

Më: 30 janar 2018 Në ora: 07:39
Nebojsha Vujoviq

Diplomati dhe autori i librit "Fluturimi i fundit nga Dejtoni", Nebojsha Vujoviq thotë se ish-presidenti Slobodan Millosheviq kishte një taktikë të mirë, por ishte i dobët për nga strategjia.

Vujoviq ka folur për mediat serbe për librin që “do të shembë mitin e Dejtonit 2".

Ai ishte kreu i misionit të RFJ në Uashington dhe në librin "Fluturimi i fundit nga Dejtoni" kujton ngjarjet dhe figurat kryesore të negociatave të vitit 1995. Vujoviq flet për mënyrën sesi u hartuan hartat në Dejton dhe thekson se Millosheviqi këmbënguli që Sarajeva të mos bëhej etnitet i veçantë. Ai gjithashtu shpjegon se si Millosheviq ishte i autorizuar të negociojë në emër të të gjithë serbëve.

Vujoviq madje thotë se Millosheviqit i kishte frikën i gjithë delegacioni serb dhe se askush nuk guxonte t’i trokiste në derë. "Unë bëra gjithçka për ta ndihmuar, por e dija se nuk mund të isha në lëkurën e tij. Ai ishte një taktikues i madh, por një strateg shumë i varfër. Historia do ta gjykojë atë, "thekson Vujoviq.

Ai tregon një rast kur gazetat shkruanin se Kosova duhej të përfshihej në marrëveshjen e Dejtonit, Millosheviq u skuq nga zemërimi, transmeton KosovaPress.

"Millosheviq i lexoi, u skuq nga hidhërimi dhe pastaj më goditi me gazetë. Unë i mblodha nga dyshemeja, kam edhe dëshmitarë. Ai tha se në publik nuk do të mbijetonte një veprim të tillë", vuri në dukje Vujoviq.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test
    Tjera