Familja më e pasur: Ishin satanistë dhe martoheshin mes vete

Historia

Familja më e pasur: Ishin satanistë dhe martoheshin mes vete

Më: 4 shkurt 2018 Në ora: 23:00
Familja Rothschild ka qenë gjithnjë misterioze, ishte e pamundur të dihej gjithçka rreth saj, por tash ndikimi është dobësuar.

Rothschild është familja më e pasur e të gjitha kohërave. Ajo kishte një sasi të madhe parash, fuqi në të gjithë botën dhe ishte në qendër të momenteve më të rëndësishme të shekullit të kaluar.

Kjo familje ka qenë gjithnjë misterioze, ishte e pamundur të dihej gjithçka rreth saj, por tash ndikimi është dobësuar.

Megjithatë, shumë veta besojnë se ata janë anëtarë të Rendit të Ri Botëror.

Fakti i vetëm që shumica e njerëzve e dinë për këtë familje është se ajo ishte e pasur. Megjithatë, ka disa fakte interesante rreth kësaj familjeje. Ato përfshijnë gjithçka: nga shoqëritë sekrete, luftërat, incestet dhe çdo gjë tjetër që mund të presësh nga një familje e pasur dhe jo funksionale.

Kur një familje ka shumë para, ajo dëshiron të mbajë këto para dhe një mënyrë për ta bërë këtë është martesa me njëri-tjetrin. Në këtë mënyrë, Rothschild i penguan të tjerët të hyjnë në familje dhe kështu filluan të kërkojnë të drejtën për paratë e tyre. Për shumë veta ishte e papranueshme, por për ta kjo ishte një strategji e mirë financiare.

E gjithë lëvizja e incestit u drejtua nga themeluesi i familjes Mayer Amschel Rothschild. Ai ngriti të gjithë vijën në mënyrë që anëtarët femra të familjes të ishin shumë të kufizuar në aftësinë e tyre për t'u martuar kur ishte fjala për marrjen e trashëgimisë. Mënyra e vetme për të marrë paratë e tyre ishte të martoheshin me të afërmit e tyre.

Disa thonë se çmimi i arit është përcaktuar nga familja Rothschild. Në vitin 2004, Nathan Mayer Rothschild dhe djemtë e tij u tërhoqën nga biznesi me ar dhe metale të tjera të vlefshme, dhe u larguan nga shtëpia e tyre.

Familja Rothschild kishte fjalën kryesore lidhur me çmimin e arit në vitin 1919, kur pesë tregtarët kryesorë të industrisë u takuan dy herë në ditë për të vendosur çmimin. Ajo i dha Rothschilds dhe kolegëve të tyre fuqinë mbi njerëzit që mbanin arin si pasuri më të vlefshme.

Në periudhën 1919 - 2004, takimet u mbajtën çdo ditë në zyrat e Nathan Mayer Rothschild. Kishte më shumë dyshime rreth korrupsionit në një kohë kur ata po përcaktonin çmimin, por edhe pas kësaj.

Sistemi i Rezervës Federale është një bankë private dhe ku SHBA mban shumicën e parave të saj.

Një nga Rezervat Federale kryesore të Amerikës është e vendosur në Nju Jork dhe është në pronësi të personave që janë jashtë vendit. Në përgjithësi, familjet Rothschild dhe Rockefeller konsiderohen të kenë një ndikim të madh në rezervat federale të SHBA, transmetojnë mediat kroate.

Për vite me radhë, u diskutua shkalla e interesit në Rezervat Federale. Disa pretendojnë se nuk kanë pasur ndonjë interes, ndërsa të tjerë besojnë se familja Rothschild kishte shumë ndikim në Amerikë, por edhe në sistemet bankare të vendeve evropiane dhe se ata janë pronarë të shumicës së bankave.

Këtu është një sekret tjetër që do të diskutohet deri në fund të kohës: shumë dëshmitarë që hynë në shtëpinë e tyre pretendojnë se panë brenda shenjat e adhurimit të Satanit.

Rothschild thuhet se mbanin një vend të lirë për “zotin” Tam, dhe askush nuk u lejua të ulet në atë vend. Natyrisht, ky pretendim është i vështirë për t'u verifikuar, por në një numër dokumentesh të ndryshme kjo informatë tregohet.

Për të shtuar edhe më shumë intriga në këtë histori, për disa anëtarë të Rothschild qarkullojnë histori se kanë nënshkruar emrin e tyre me vulën e Mbretit Solomon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat