5 shkurti ndër vite, cilat janë ngjarjet kryesore? - Bota Sot
5 shkurti ndër vite, cilat janë ngjarjet kryesore?

Historia

E martë, 14 gusht 2018

5 shkurti ndër vite, cilat janë ngjarjet kryesore?

Më: 5 shkurt 2018 Në ora: 09:02
Itali, Pompei

Edhe 5 shkurti ka ngjarjet dhe karakteristikat e veta. Në të gjithë botën kjo datë ka lënë mbresa për ndonjë ngjarje e cila më pas është mbajtur mend ose edhe vazhdon të festohet për të.

62 – Tërmeti trondit Pompein, Itali; është llogaritur se kishte një magnitudë prej 6 ballësh. Qytetet Pompeit dhe Herculaneum u dëmtuan. Ky tërmet mund të ketë qenë shenjë paralajmëruese për shpërthim e vullkanit të Vezuvit në vitin 79, i cili shkatërroi plotësisht të dy qytetet; shkrimtari dhe filozofi Pliny i Riu, dëshmitar i asaj kohe,  e përshkroi këtë zhvillimi në librin e tij të gjashtë të Naturës, De Terrae Motu (Mbi tërmetin).

1428 – Mbreti Alfonso V, urdhëron hebrenjtë e Sicilisë për të marrë pjesë në predikimet e konvertimit në të krishterë.

1859 – Vllahia dhe Moldavia bashkohen si rajon autonom në kuadër të Perandorisë Osmane, bashkim që çoi në lindjen e shtetit modern rumun.

1881 – Në Londër vdes skocezi Thomas Carlyle, historian, eseist, shkrimtar satirik, 85 vjeç, poet, filozof, enciklopedist, përkrahës i një sistemi elitist qeverisës të përbërë nga “ata që janë më në gjendje”. Edhe pse Marksi dhe Engelsi ishin dakord me të për udhëheqje elitiste, ata hodhën plotësisht poshtë idetë e tij mbi demokracinë. Më 1854 Charles Dickens ia përkushtoi librin e tij “Hard Times” Carlyles, dhe ky gjithashtu e ndihmoi Dikensin për librin tjetër “The Tales of tëo Cities “(1859), duke i rekomanduar të lexonte librin e që Carlyle sapo kishte shkruar, Historia e Revolucionit Francez (3 vëllime).

Biografët thonë se sjellja e tij a reputacioni kapriçioz, debatues, i vrenjtur, grindavec – ndikuar nga dhimbjet e vazhdueshme në stomak – i dhanë stilit të tij në prozë, një natyrë të çuditëshme të shkëlqyer, të ashpër, të prerë, të egër. Të menduarit e tij u ndikua shumë nga idealizmi gjerman. Thomas Carlyle gjithashtu shkroi biografinë e Schillerit.

1909 – Në Belgjikë prodhohet për herë të parë në botë plastika sintetike. Shpikësi ishte kimisti belg Leo Baekeland: dhe prodhimi i ri sigurisht do të merrte emrin e tij, “Bakelit”.

1917 –  Kongresi i Shteteve të Bashkuara miraton Aktin e Emigracionit i njohur edhe si “akti aziatik i zonës së ndaluar”, pasi ndalonte emigracionin nga pothuajse të gjitha vendet e Azisë jugore dhe juglindore.Miratimi i këtij akti hidhte poshtë veton e presidentit Ëoodroë Ëilson pak muaj më parë dhe përfshinte gjithashtu ndalimin e hyrjes në vend për: “homoseksualë”, “idiotë”, “persona me të meta mendore”, “kriminelë”, “epileptikë”, “personat e çmendur”, alkoolikë, “lypës profesionist”, të gjithë njerëzit “mentalisht ose fizikisht të dëmtuar “, gra pa burra dhe anarkistë.

1939 – Gjenerali Francisko Franko bëhet “Caudillo de Espana”, ose Udhëheqësi i Spanjës dhe e mbajti këtë post deri sa vdiq më 20 nëntor 1975.Pavarësisht nga prirjet e tij pro-Boshtit gjatë Luftës së Dytë Botërore, Franko orkestroi ri-afrim me demokracitë perëndimore, përfshi arritjen e marrëveshjeve ekonomike dhe në fushën e mbrojtjes me Shtetet e Bashkuara gjatë Luftës së Ftohtë kundër komunizmit.

1958 – Një bombë me hidrogjen e njohur si Bomba Tybee humbi nga forcat ajrore amerikane pranë brigjeve të Savannahs, Xhorxhia. Incidenti ndodhi kur gjatë një stërvitjeje dy aeroplanë luftarak u përplasën në ajër dhe për të shmangur një shpërthim të mundshëm të bombës piloti e lëshoi atë në oqean. Megjithë kërkimet e shumta bomba kurrë nuk u gjet.

1971 – Anija Apollo 14 e nisur në janar të vitit 1971 u ul në Hënë në zonën Fra Maouro, një zonë kodrash të larta krijuara miliona vjet më pare nga rënia e një meteori të fuqishëm. Për këtë arsye shkencëtarët donin ta studionin këtë sipërfaqe. Ata besojnë se nga studimi i të dhënave nga Fra Maouro mund të sigurojnë informata të rëndësishme rreth historisë së hershme të Hënës.Komandant fluturimi i Apollo 14-s ishte Alan Shepard. Ai njihej atëherë si  amerikani i parë në Hapësirë. Stuart Rosa dhe Edgar Miçëll ishin dy anëtarët e tjerë të ekuipazhit. Në anije  astronautët kishin marrë me vete edhe një pajisje udhëtimi dy rrotëshe që ata do ta përdornin për të mbajtur a transportuar kamerat e aparate të tjera kur të zbrisnin në Hënë.Ky mjet u krijoi atyre mundësi të udhëtonin larg nga vendi i zbritjes, për të mbledhur gurë e për të bërë eksperimente. Astronautët mundën të ecnin deri në 3 kilometra larg nga sonda. Edhe pse kishin mjetin dy rrotësh, Shepard e Miçëll nuk mundën të arrinin në njërin prej objektivave të tyre, kraterin e quajtur Kone.

1997 – Nën presionin ndërkombëtar, tre prej bankave më të mëdha të Zvicrës krijuan një fond me vlerë 100 milionë franga zvicerane për viktimat e Holokaustit. Gjatë luftës së dytë botërore, shumë hebrenj në Evropë, për të mbrojtur paratë e tyre nga nazistët, hapën llogari bankare në Zvicër si vend neutral. Shumë depozituesve u zhdukën në Holokaust. Për disa dekada pas luftës, trashëgimtarët e tyre kërkuan informacione mbi llogaritë bankare, por me pak ose aspak sukses. Bankat kërkonin certifikata të vdekjes, të cilat nuk ekzistonin (nazistët nuk lëshonin certifikata kur vrisnin).Në vitin 1996, senatori amerikan Alfonse D’ Amato i bëri thirrje qeverisë së SHBA-së  që të merrej me këtë çështje, si dhe organizoi séancë dëshmie në Kongres për të nxjerr në dritë të vërtetën.

62 - Tërmet në Pompei, Itali

1919 - Charlie Chaplin, Mary Pickford, Douglas Fairbanks, dhe D.Ë. Griffith themeluan United Artists.

1958 - Gamel Abdel Nasser u zgjodh presidenti i parë i Republikës së Arabëve të Bashkuar.

1974 - John Murtha u bë veterani i parë i Luftës së Vietnamit i zgjedhur në Kongresin Shteteve të Bashkuara.

1979 - Khomeini prirës i revolucionit islam, shpall Iranin shtet islam.

1994 - Byron De La Beckëith u akuzua për vrasjen e udhëheqësit për të drejtat civile Medgar Evers në vitin 1963.

1994 - Gjatë luftës në Bosnje dhe Hercegovinë, 60 njerëz u vranë dhe rreth 200 u plagosën në qendër të Sarajevës.

2006 Reprezentacioni i Francës u shpall kampion evropian në hendboll.

Lindje

1840 - John Boyd Dunlop, hulumtues skocez

1878 - André Gustave Citroën, inxhinier francez (vdiq më 1935)

1878 - André Citroen, konstruktor i automobilave francez

1880 - Gabriel Voisin, francuski konstruktor aviona i automobila

1919 - Andreas Papandreou, politikan grek

1927 - Tano Banushi, aktor shkodran i humorit

1941 - Ferdinand Deda, kompozitor dhe dirigjent shqiptar, artist i Merituar, mjeshtër i madh i Punës.

1946 - Charlotte Rampling, aktor ingleze

1966 - Rok Petrovi?, skijator slloven

1985 - Cristiano Ronaldo,futbolist portugez

1992 - Neymar da Silva Santos Junior,futbollist Brazilian

Vdekje

1679 - Jost fan den Fundel, shkrimtar holandez.

1931 - Mihal Grameno, atdhetar , publicist, shkrimtar e luftëtar shqiptar.

Festa dhe përvjetore

Meksikë - Dita i Kushetutës

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test