Bashkëpunimi me Londrën për dëbimin e Jugosllavaisë e Rusisë nga Shqipëria - Bota Sot
Bashkëpunimi me Londrën për dëbimin e Jugosllavaisë e Rusisë nga Shqipëria

Historia

E shtunë, 23 qershor 2018

Bashkëpunimi me Londrën për dëbimin e Jugosllavaisë e Rusisë nga Shqipëria

Nga: Dode Progni Më: 22 shkurt 2018 Në ora: 08:15
Foto ilustrim

 Në këto momente të rëndësishme,kur për Lëvizjen Kryeziu  ishin hapur horizonte e mundësi të reja për zgjerimin e veprimtarisë antifashiste, rikthehen në krye të saj Gani e Said Kryeziu. Këta,së bashku me intelektualin e shquar,antifashistin dhe demokratin Llazar Fundo (Zoi Fundo),i cili u kthye bashkë me Kryezinjtë nga Ventotene ku kish qëndruar dy vjet i internuar për veprimtari antifashiste,i dhanë lëvizjes përmasa të reja,si në planin ushtarak ashtu dhe në atë organizativ e politik.

Gjatë vitit 1944,Lëvizja Kryeziu zgjerohet e thellohet, merr fizionominë e një force të plotë nacionaliste antifashiste të organizuar dhe të armatosur. Ajo merr përsiper e kryen veprime luftarake serioze kundër nazifashitëve. 

Gani e Sahit Kryeziu dhe Zoi Fundo, që kryente detyrën e kryekëshilltarit politik në forcat e Kryeziut, pasi hynë në lidhje me P.Kempin,me 22 janar 1944,kaluan nga Gjakova në Bytyç të Malësisë së Gjakovës.Fillimisht u vendosen në shtëpinë e Halil Hoxhës të Bregut të Pacit ku ishin grumbulluar qindra vetë për t’u uruar mirëseardhjën. Në Berishë e Degë,të kësaj krahine, kontaktojnë me  pjestarët e misionit ushtarak britanik si Andi Hendëz, Reginald Hibbert, Toni Nil,Xhon Hiberdin etj.

“Gani Kryeziu, siç ka theksuar P.Kemp në librin e tij “Pa grada pa shenja dalluese”,Londër 1958,-kishte ndërmend të vinte gjithë energjitë dhe talentin e tij në sherbim të luftës, Gani Kryeziu,shton ai,- qe i vetmi njeri në këto anë të Shqipërisë që deshironte me të vertetë të luftojë kundër gjermanëve dhe që e ka guximin e mundësinë për ta bërë këtë gjë, i vetmi njeri që mundë të ngrejë kosovarët në luftë.”

9) Ndërsa Reginal Hibbert  (një tjetër oficer i misionit britanik në Shqipëri),në librin e tij “Fitore e Hidhur” ka theksuar se,”Vëllezërit Kryeziu,Ganiu,Saidi dhe Hasani, ishin të vetmit nacionalistë në Shqipërinë e kohës së luftës,që ishin kapur me gjithë zemër pas idesë,për të ndërtuar Shqipërinë e ardhshme duke luftuar kundër gjermanëve.”

10) Të njetën konsidertë kishte për Gani Kryeziun edhe Zyra e Sherbimeve Strategjike Amerikane e cila theksonte se, “Në Kosovë figura më e shquar politike është Gani Kryeziu i cili lidhet ngusht me vëllain e tij Saidin. Ganiu është pro anglez,njeri i aftë dhe i zgjuar. Ai mundë të bëjë shumë për aleatët sepse ka shumë influence,dhe është një ndër ata pak njerëz që mundë të arrijë në krijimin e një fronti të përbashkët në Kosovë,kundër gjermanëve.”

11) Kjo gadishmeri dhe vizioni i qartë që kishin Kryezinjtë për luftën antifashiste u bënë faktori vendimtar për të fituar simpatinë e  mbështetjen e sinqertë të aleatëve britanikë. 

Me 24 – 25 janar 1944,në fshatin Pac të krahinës së Bytyçit,shtabi i forcave të Kryeziut së bashku me P.Kempin,hartuan planin e detajuar të kryengritjes së përgjithshme antifashiste në Kosovë.

I entusiazmuar nga mirkuptimi me Kryezinjtë P.Kemp,me 24 janar 1944, i dërgon telegram Komandës së Forcave Aleate në Kajro,me të cilin kërkonte furnizime për forcat e Kryeziut,dhe ju deklaron se,” Tani kemi nje aleat të mrekullueshem (formidablle) në fushen e betejes … Me këta aleatë,- shton ai,- shanset tona për të organizuar një luftë rezistence në Kosovë u rritën pa masë.”

12) Ne këto momente,kur Kosova po e ndjente të afërt shpërthimin e  kryengritje antifashiste të udhëhequr nga nacionalistët Kryezinjë, shfaqet i pacipe inati dhe xhelozia e komunisëve kosovarë dhe atyre serbosllavë.

Shtabi i Kosmetit ish revoltuar për vizitën e Kempit dhe Hasan Kryeziut në Kosovë,e cila qe bërë pa miratimin e pa shoqërimin e partizanëve. Këtë veprim,ata e quajtën “sfidë” dhe kërcënuan misionarët anglezë se do t’i raportonin tek Titoja. Vetëm 3-4 ditë më pas ata i kishin raportuar Titos, prandaj Kempi merr ultimatum nga Kajro:  “Kemp. Duhet të shkëpus me takt të gjtha kontaktet me Kryezinjtë dhe iredentistët,pasi aktivitetet e Kempit në Kosovë po shkaktonin përshtypje jo favorizuese në rradhet e partizanëve të Titos...Mardhënjet tona me partizanët jugosllavë janë të një rëndësie të dores së parë.”

13) Këtej del fare e qartë se kërcënimi i Mehmet dhe Fadil Hoxhës, udhëheqës të Shtabit të Kosmetit,kish qenë tepër serioz e inatçi,ndaj kishte dhënë efekt kaq të shpejtë. Ata, së bashku me Titon,në mënyrë krejt të pa arsyeshme i than “ndal!” kryengritjes antifashiste në Kosovë.E kjo ndodhi  pikërisht në çastin  kur Kryezinjtë të përkrahur nga vetë britanikët dhe në bashkëpunim me ta kishin rrokur armët për luftë antifashiste në favor të aleatëve. Shtabi aleat i Kajros,me kërkesën e Titos, urdhëroi bragtisjen e Kryezinjve.” Kjo,siç ka theksuar me indinjatë P.Kemp, nuk ishte vetëm një gjë e ulët,por dhe e trashë (foolish=idiotllek),e bëhej për të kënaqur Fadil e Mehmet Hoxhën dhe një tufë zuzarësh intrigantë.”

14) Megjithëkëtë,Kryezinjtë nuk hoqën dorë nga lufta antifashte dhe synimi për një kryengritje të përgjithshme në Kosovë. Të përqëndruar në Byty? të Malësisë së Gjakovës,ata bënë organizimin e forcave të tyre me luftëtarë të zotë,patriotë dhe antifashistë të njohur,nga Kosova,Byty?i, Gashi, Krasniqja,Nikaj – Merturi dhe Hasi. 

Që nga 13 shkurti 1944,kur “...një fuqi ushtarake gjermane kaloj qafën e Prushit më drejtim për në Byty?” për të shuar qëndresën e atmatosur të forcave partizane komuniste dhe nacionaliete në Malësinë e Gjakovës e deri 19 shtator 1944,forcat e Kryeziut u ndeshën herë pas here me  forcat nazifashiste.Ve?anarisht gjatë muaijt qershor 1944,në datat 8,14,17,18,20 të këti muaji,forcat e Kryeziut zhvilluan luftime të ashpëra kundër germanëve duke u shkaktuar atyre shumë të vrarë dhe të plagosur.

15)   Në një raport të Komandës së gjindarmërisë shqiptare të qarkut Kukës,dërguar Komandës së Përgjithëshme të Gjindërmërisë në Tiranë,me 17 qershor 1944,thuhet se në Malësinë e Gjakovës (N/Prefktura e Tropojës ) “...Si qendra të ?etave komuniste kan këto vend,dhe sasia e tyre aproksimativisht përbëhet kështu: 

I – Gani Kryeziu ka ma se 200-300 vetë të armatosun mirë me mitraloza të rëndë e të lehtë e si qëndër ka “Majen e Dobrejt”. 

II – Sali Man Bajraktari ka si qendër katundin Markaj të rajonit Krasniqe e ka ma se 60 forca të armatosura mirë. 

III – Fadil Hoxha e Mehmet Hoxha,kan si qendër Valbonën,rajon i postkomandsë Dragobisë të armatosun mirë me mitraloza të rënda e të lehta... kan si fuqi ma se 60 veta...

16) Ndërsa me dt.21.06.1944 N/Prefektura e Tropojës,me një telegram “tepër urgjent”,njoftonte MPB në Tiranë se,” Në rrethin e kësaj N/Prefekture janë grumbullue një sasi e madhe ?etash partizane e komuniste të kryesueme prej Gani Kryeziut me qendër në Byty?,por me fuqinë ushtarake që kemi nuk mund t’i përballojmë këtyre ?etave...Lutemi dispononi për dërgimin e një fuqie ushtarake të jashëzakonshme përkitazi 3000 vetë...”

17) Forcat e Kryeziut,të cilan më pas arritën në mbi 400 vetë dhe në raste aksionesh të rëndësishme mbi 1000 vetë, nuk u formuan as nuk qëndruan si foca të pritjes e të shmangjes nga ndeshja me pushtuesit.Përkundrazi, si? del nga dokumentacioni i asaj kohe,ato u bënë forca të aksionit e të veprimit luftarak ball për ball me gjermanët. 

Krahina e Bytyçit-baza kryesore e forcave të Kryeziut,e cila i mbështeti dhe luftoi bashkë me to,në pranverën dhe verën e vitit 1944, u kthye në një fushëbeteje të përgjakshme ku mori pjesë i madh e i vogel. Për shkak të bashkëpunimit me forcat e Kryeziut,Bytyçi u bë objekt i disa operacioneve ndëshkues nga nazi-fashistët. Ata, në shenjë hakmarrje për humbjet që pësuan i dogjen Bytyçit rreth 300 shtëpitë që kishte.Brënda tyre edhe 35 gra,pleq e fëmij. Dhjetra bytyças u burgosën e u intërnuan,u pushkatuan ose u varën në litar.Midis tyre vëllezërit Xhemal e Zeqir Halili ish pjestar të forcave të Kryeziut, së bashku me antifashistin  e njohur Haxhi Avdyl Imeraj.Këta pasi u kapën aksidentalisht u varën në litar në mes te qytetit të Gjakovës,në qershor 1944. 

Në fashatin Zherke të Bytyçit,qershor 1944, nazistët kryen edhe një krim tepër të shemtuar.Pasi kishin djegur në zjarr e vrarë 11 pjestaret e familjes së Binak Metës, goditë me 13 plumba automatiku një foshnje tre muajshe që flinte e lidhur në djep.

18) Përkushtimin ndaj luftës antifashiste vëllezërit Kryeziu e treguan jo vetëm me aksione e veprime luftarake të forcave të tyre,po dhe në përpjekjet që bënë për të bashkëpunuar me të gjithë ata që donin të luftonin kundër pushtuesëve,përfshirë dhe komunistët. Megjithë pikëpamjet e ndryshme,lidhur me qëndrin ndaj aleatëve serbo-sllavë e atyre anglo-amerikanë,si dhe për ndërtimin e Shqipërisë së pas luftës.Kryezinjtë ishin të gatshëm të lenin me një ane të gjitha mospajtimet politike dhe të bashkëpunonin me partizanët. Ata kan meritë të ve?antë ,se pa qenë pjesmarrës të ndonjë partie politike, kishin vizion mjaft të qartë për Luftën Antifashiste. U përpoqën ta vënin atë në funksion të ?lirimit të vendit dhe të zgjidhjes së problemit të Kosovës.

Me aftësitë drjetuese ushtarake të Ganiut,nivelin e lartë politik dhe intelektual të Saidit,mëndjen e ndritur dhe objektive të L.Fundos, trimërinë e Hasanit dhe gjithë pjesmarrësve,Lëvizja Kryeziu u bë një forcë autoritare e luftës antifashiste në veri të Shqipërisë. Për këtë ajo fitoi simpatinë dhe mbështetjen e sinqertë të oficerve aleatë britanikë si Oklei Hill,Pitër Kemp, Dejvit Smaill,Antoni Simkoks,Reginal Hibbert etj.

Pavarësishtë nga politika dyfytyrshe e përfundimisht negative e Forien Ofisit (FO) britanik, për ?eshtjen e Kosovës,këta oficerë bënë ?’ishte e mundur në përkrahjen e Kryezinjve për një kryengritje nacionaliste antifashiste në Kosovë. Lidhur me këtë Oficeri i misionit britanik Dejvit Smaili ka pohuar se,”Edhe sot na vjen turp për tradhëtine që ju bë shokëve dhe miqve tanë shqiptarë.”(është fjala per Kryezinjtë.D.P.).19)            

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test